Testamentet më të çuditshme të njerezve të famshëm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndërkohë që shumë prej testamenteve kanë për qëllim të rregullojnë çështjet financiare të një personi, disa njerëz i kanë përdorur ato për të arsye nga më të ndryshmet e çuditshmet. Siç është Shekspiri, i cili në testament shkruante që gruas së tij t’i kalojë krevati i tij më i mirë. Kërkesa e fundit e Shekspirit ka krijuar spekulime të mëdha, në lidhje me marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Anne Hathaëay. Jo vetëm që ishte një kërkesë e pazakontë, por gjithashtu ishte e shkruar në testament si shqyrtim. T’i lije një krevat dikujt, nuk ishte diçka e pazakontë për kohën – një krevat i cilësisë së mirë pa pleshta apo parazitë të tjerë ishte diçka e madhe dhe e shtrenjtë. Një dëshirë tjetër e çuditshme, është dhe ajo e Bonapartit, i cili kërkonte t’i priteshin flokët dhe t’u ndaheshin miqve të tij. Në një rastësi të çuditshme, analizat e fundit të disa prej fijeve të flokut që janë ruajtur nga miqtë e tij, u zbulua se përmbanin sasi të madhe arseniku. Simptomat e tij para vdekjes ngjajnë me helmimin nga arseniku. Ekzistojnë spekulime se muret e dhomës së Bonapartit përmbanin arsenik (jo e pazakonshme në atë kohë) dhe se ishte pikërisht ambienti që e vrau, por të tjerë thonë se ai u helmua avash-avash nga anglezët. Virgjili, poeti i njohur romak njihej më së shumti për veprën e tij “Eneida”, e cila dikur ishte poema kombëtare e Romës. Para vdekjes ai kishte përfunduar 12 libra. Për arsye se nuk arriti t’i mbaronte ai la porosi që të digjeshin në zjarr pas vdekjes. Kur miqtë e tij e zbuluan një gjë të tillë, arritën ta bindin që ta hiqte dëshirën e tij nga testamenti. Ai pranoi dhe poema u botua duke fituar famë të madhe. Ndërsa اarls Dikens donte sa më pak njerëz në funeralin e tij. Në lidhje me dëshirën e tij të fundit, Dikens gjithashtu ka shkruar se ai nuk donte të kishte një funeral publik, ndaj dhe ora dhe vendi duhej të mbaheshin të fshehta. Ai gjithashtu kërkoi një funeral të thjeshtë, vetëm me të vajtuese. Kërkesa e tij s’u mor parasysh dhe funerali i tij përbëhej nga një kortezh i madh. Funerali i tij u kthye në një ngjarje kombëtare dhe njeriu i mësuar të merrte çfarë donte në jetë, nuk arriti të merrte çfarë donte pas vdekjes. Ndërsa presidenti amerikan, Franklin nuk donte që vajza e tij ta mbante bizhuteri me gurë të çmuar. Benxhamin Frenklin ka qenë një nga njerëzit më të admiruar në botën perëndimore, në fund të shekullit të 18-të. Arsyeja për kërkesën e tij të çuditshme ishte se si ish-ambasador në Francë, Franklin kishte marrë portretin mbretit Luis XVI, në një kornizë të zbukuruar me 408 diamante. Ai ia la pikturën dhe kornizën vajzës së tij Sarah, me kushtin e mësipërm që ajo të mos i hiqte diamantet nga korniza, për të bërë bizhuteri. Xhon Kelli e ka përdorur testamentin e tij për të bërë pak shaka. Babai i aktores së famshme dhe princeshës së Monakos, Grace Kelly ishte një lojtar olimpik me tre medalje të arta. Testamenti i tij ishte shakaja e tij e fundit me familjen e tij. Disa prej seksioneve të testamentit përfshijnë: “Djalit tim Xhon, i takojnë të gjitha sendet e mia personale, si trofetë, unazat, ibzhutë, orat, rrobat, pajisjet sportive, përveç kravatave, kamishave, bluzave dhe çorapeve, pasi më duket e panevojshme t’i lë diçka që tashmë ai e ka marrë në pronësi”.

Testamente të famshëm dhe të zakonshëm


NIKOLLA KOPERNIK,
ASTRONOM POLAK
1473 - 1543
I njohur gjithë jetën më shumë si fizikan se sa si astronom, i la trashëgim një libër mjekësor mjekut të tij personal, Fabian Emmerich. Librat e tjerë të tij ai ia la trashëgim katedrales Frauenburg në Frombork, Poloni, ku shkencëtari kaloi disa vite si famulltar. Ato çka i mbetën nga pronat e tij, ai ia la motrës së martuar, ndërsa titulli i tij i kaloi djalit të një nipi sipas një marrëveshje të mëparshme.

HARRI S. TRUMAN,
PRESIDENT AMERIKAN
1884 - 1972
I përmendur i pari në testament, populli amerikan mori si trashëgimi nga presidenti i tij gjithë letrat dhe materialet historike të librarisë “Truman”. Në testamentin 28-faqesh ai i la pronën me vlerë 610 mijë dollarë bashkëshortes dhe vajzës së tij. Të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij përfituan sipas testamentit nga 500 dollarë deri në një mijë dollarë. Përsa i përket varrit, ai kërkonte një pllakë të sheshtë dhe vetëm të dhënat kryesore të gdhendura në të.

HANS KRISTIAN ANDERSEN,
SHKRIMTAR
1805-1875
Shkrimtari beqar ia la pjesën më të madhe të pasurisë së tij, Edvard Kolin, këshilltarit ekonomik dhe mikut të tij. Gjithashtu, një pjesë e trashëgimisë së tij i kaloi dhe qytetit të lindjes së Andersenit, Odensës. Ai ia dha librat dhe dorëshkrimet e rralla, ku përfshiheshin dhe boca të punëve të اarls Dikensit, Librarisë Mbretërore Daneze. Ai gjithashtu la trashëgim shumën e parave që do të duhej për botimin e letrave që ai kishte marrë gjithë jetën nga personazhe të njohura botërore.

UDROU UILLSON,
PRESIDENT AMERIKAN
1856 - 1924
Uillson ia la gjithçka kishte së bashku me një pronë me vlerë 600 mijë dollarë gruas së tij, Edit. Nëse ajo vdiste “fëmija ose fëmijët e saj do të trashëgojnë pasurinë dhe do ta ndajnë me vajzat e mia...”. Në testamentin e ish-presidentit amerikan gjithashtu theksohej se vajza e tij, Margaret duhej të merrte një të tretën e të ardhura nga pronat e tij “për sa kohë ajo është e pamartuar”.

VLADIMIR LENIN,
POLITIKAN RUS
1870 - 1924
I diktuar në dhjetor të vitit 1922, kur ai e dinte se po vdiste, dokumenti i njohur si “Testamenti i Leninit”, u orvat të korrigjonte prirjet totalitare të shtetit të ri komunist. Gjithashtu në testament ai shkruante: “Unë u propozoj shokëve të gjejnë një mënyrë për të shfuqizuar nga pozitat e tij Stalinin dhe të emërojnë dikë tjetër, ndryshe në të gjitha aspektet...dikë më tolerant, më besnik, më të sjellshëm dhe më pak kapriçoz”.

MARI KYRIE,
FIZIKANTE, KIMISTE
1867 - 1934
Një gramë radium i pastër, të cilin ajo e kishte marrë si dhuratë nga gratë e Amerikës, ishte e vetmja pronë e saj me vlerë. “Duke qenë se vlera e elementit është shumë e madhe për ta kthyer në një trashëgimi personale, dëshiroj t’ia lë gramin e radiumit Universitetit të Parisit, me kushtin që vajza ime, Irene Kyrie të ketë liri të plotë për të përdorur këtë gramë... sipas kushteve nën të cilat do të kryhen kërkimet e saj shkencore”.

FRANZ KAFKA,
SHKRIMTAR
1883 - 1924
Trashëgimia e tij letrare ishte i vetmi shqetësim i Kafkës. Në një shënim të gjetur në tryezën e tij, që i adresohej mikut Max Brod, shkruhej: “...të vetmit libra që mund të dhuroj disi janë “Gjykimi”, “Metamorfoza”, “Doktori i fshatit”, “Kolonia penale”.... Kjo nuk do të thotë se dua që ato...t’u kalojnë brezave të ardhshëm. Dua të zhduken... اdo gjë tjetër e imja duhet të digjet, pa përjashtim”. Por Brod nuk e plotësoi dëshirën e fundit të Kafkës.



Napoleon Bonaparti
Vdekja: 1821
Dëshira e fundit: Që flokët e tij të priteshin dhe t’u ndaheshin miqve
Në një rastësi të çuditshme, analizat e fundit të disa prej fijeve të flokut që janë ruajtur nga miqtë e tij, u zbulua se përmbanin sasi të madhe arseniku. Simptomat e tij para vdekjes ngjajnë me helmimin nga arseniku. Ekzistojnë spekulime se muret e dhomës së Bonapartit përmbanin arsenitk (jo e pazakonshme në atë kohë) dhe se ishte pikërisht ambienti që e vrau, por të tjerë thonë se ai u helmua avash-avash nga anglezët.

Virgjili
Dëshira e fundi: Djegia e veprës “Eneida”
Virgjili, poeti i njohur romak njihej më së shumti për veprën e tij “Eneida”, e cila dikur ishte poema kombëtare e Romës. Para vdekjes ai kishte përfunduar 12 libra. Për arsye se nuk arriti t’i mbaronte ai la porosi që të digjeshin në zjarr pas vdekjes. Kur miqtë e tij e zbuluan një gjë të tillë, arritën ta bindin që ta hiqte dëshirën e tij nga testamenti. Ai pranoi dhe poema u botua duke fituar famë të madhe.

Ulliam Shekspir
Vdekja: 1616
Dëshira e fundit: Që gruaja e tij të merrte krevatin e tij të dytë më të mirë
Kërkesa e fundit e Shekspirit ka krijuar spekulime të mëdha, në lidhje me marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Anne Hathaëay. Jo vetëm që ishte një kërkesë e pazakontë, por gjithashtu ishte e shkruar në testament si shqyrtim. T’i lije një krevat dikujt, nuk ishte diçka e pazakontë për kohën – një krevat i cilësisë së mirë pa pleshta apo parazitë të tjerë ishte diçka e madhe dhe e shtrenjtë.

اarls Dikens
Vdekja: 1870
Dëshira e fundit: Që njerëzit “që marrin pjesë në funeralin tim mos të veshin pelerina të zeza, kapele” apo absurditete të tilla revoltuese.
Në lidhje me dëshirën e tij të fundit, Dikens gjithashtu ka shkruar se ai nuk donte të kishte një funeral publik, ndaj dhe ora dhe vendi duhej të mbaheshin të fshehta. Ai gjithashtu kërkoi një funeral të thjeshtë, vetëm me trë vajtuese. Kërkesa e tij s’u mor parasysh dhe funerali i tij përbëhej nga një kortezh i madh. Funerali i tij u kthye në një ngjarje kkombëtare dhe njeriu i mësuar të merrte çfarë donte në jetë, nuk arriti të merrte çfarë donte pas vdekjes.

Xhorxh Bernard Shou
Vdekja: 1950
Dëshira e fundit: Ai shkruajti në testament që të mos mbahej asnjë shërbim fetar në varrin e tij.
Shau ishte shumë i idhët me besimin fetar dhe testamenti i tij përfshinte një seksion, ku ai mbështeste “sagën e krijimit të Darvinit” në krahasim me “sinopsit gjashtë ditor” të Biblës. Në testament ai gjithashtu i la një pjesë të konsiderueshme të pronave të tij promovimit të alfabetit me 40 shkronja që ai kishte krijuar, si ide për reformimin e gjuhës angleze. Por gjykata vendosi se kjo ishte e pamundur.

Benxhamin Frenklin
Vdekja: 1790
Dëshira e fundit: Që në demokraci, vajza e tij të mos mbante asnjë lloj bizhuterie të shtrenjtë, apo gurë të çmuar
Benxhamin Frenklin ka qenë një nga njerëzit më të admiruar në botën perëndimore, në fund të shekullit të 18-të. Arsyeja për kërkesën e tij të çuditshme ishte se si ish-ambasador në Francë, Franklin kishte marrë portretin mbretit Luis XVI, në një kornizë të zbukuruar me 408 diamante. Ai ia la pikturën dhe kornizën vajzës së tij Sarah, me kushtin e mësipërm që ajo të mos i hiqte diamantet nga korniza, për të bërë bizhuteri.

Xhon B. Kelli
Vdekja: 1960
Dëshira e fundit: Që faturat e rrobave të vajzës së tij, princeshës Greis, të mos rrënojnë principatën e Monakos.
Babai i aktores së famshme dhe princeshës së Monakos, Grace Kelly ishte një lojtar olimpik me tre medalje të arta. Testamenti i tij ishte shakaja e tij e fundit me familjen e tij. Disa prej seksioneve të testamentit përfshijnë: “Djalit tim Xhon, i takojnë të gjitha sendet e mia personale, si trofetë, unazat, ibzhutë, orat, rrobat, pajisjet sportive, përveç kravatave, kamishave, bluzave dhe çorapeve, pasi më duket e panevojshme t’i lë diçka që tashmë ai e ka marrë në pronësi”.

Hari Hodini
Vdekja: 1926
Dëshira e fundit: Që gruaja e tij të mbante çdo vit një seance spiritualizmi.
Houdini u bë shumë i interesuar në seancat spiritualite, për shkak të humbjes që ndjeu nga vdekja e nënës së tij. Pasi provoi për shumë vite me radhë të komunikonte me të nëpërmjet spiritualistëve ai hoqi dorë. Kur vdiq, Houdini i la gruas së tij një shënim sekret me dhjetë fjalë të zgjedhura, me anë të cilave ai do komunikonte me të pas vdekjes. Për dhjetë vite me radhë, gruaja e tij u përpoq të komunikonte me të, por ai s’u shfaq kurrë.

Ulliam Herst
Dëshira e fundit: Që kushdo që mund të jepte prova “se ai apo ajo është fëmija im, të marrë shumën prej një dollarësh. Kështu unë deklaroj se çdo pretendim i tillë do ishte i rremë”.
Hearst ishte një manjat i gazetave amerikane dhe botues. Djali i milionerit George Hearst, ai e dinte se babai i tij e kishte marrë gazetën “San Francisco Examiner” si pagesë për një borxh në kumar. Ai kërkoi babait t’ia jepte atij gazetën dhe kështu ai ndërtoi një perandori multi-milionere. Hearst ishte gjyshi i Patty Hearst, trashëgimtares së rrëmbyer, nga ku doli dhe termi “sindroma e Stokholmit”.

Xhon Bouman
Vdekja: 1891
Dëshira e fundit: Që dreka të përgatitej çdo ditë pas vdekjes, në rast se ai kthehej në jetë i uritur.
Bashkëshortja e Bouman dhe dy vajzat vdiqën para tij dhe ai ishte i bindur se kur të vdiste dhe ai, e gjithë familja do të ngjallej së bashku. Duke mbajtur në mendje këtë besim të çuditshëm, ai krijoi një fond prej 50 mijë dollarësh, për të paguar shërbëtorët, të cilët duhet të vazhdonin të kryenin detyrat e zakonshme pas vdekjes. Ai gjithashtu u kujtoi atyre se vakti kryesor i ditës duhej të përgatitej çdo ditë, në rast se familja kthehej e uritur. TO
 
MARI KYRIE,
FIZIKANTE, KIMISTE
1867 - 1934
Një gramë radium i pastër, të cilin ajo e kishte marrë si dhuratë nga gratë e Amerikës, ishte e vetmja pronë e saj me vlerë. “Duke qenë se vlera e elementit është shumë e madhe për ta kthyer në një trashëgimi personale, dëshiroj t’ia lë gramin e radiumit Universitetit të Parisit, me kushtin që vajza ime, Irene Kyrie të ketë liri të plotë për të përdorur këtë gramë... sipas kushteve nën të cilat do të kryhen kërkimet e saj shkencore”.

Kjo mu duk vertet interesante!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top