Tërhiqet projekt-rezoluta mbi Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria e Serbisë ka tërhequr projekt-rezolutën mbi Kosovën që Partia Radikale e opozitës kishte kërkuar në kthim të ratifikimit për lidhje më të ngushta me BE-në.

Partia Demokratike qeverisëse e presidentit Boris Tadiq kishte dashur përkrahje ndërpartiake për marrëveshjen me BE-në dhe dëshironte të ritheksonte angazhimin e qeverisë për ta mbajtur Kosovën pjesë të Serbisë.

Por në fundjavë, kreu aktual i Partisë Radikale, Tomislav Nikoliq dha dorëheqjen në mes të një revolte të brendshme kundër marrëveshjes me BE-në.

Korrespondentët thanë se qeveria mund të aprovojë marrëveshjen me BE-në këtë javë thjesht me shumicë votash.

Një zyrtar i lartë në parlamentin evropian, reporteri për Serbinë, Jelko Kacin tha se aprovimi i projekt-rezolutës me BE-në këtë javë ka rëndësi pasi po ikën koha për përkrahësit e Serbisë brenda BE-së. /bbc/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top