Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Une lexova artikullin ne teresi, nuk pash asnje pergjigje ndaj pyetjes se parashtruar, apo ata ne video qenkan anetare te ndonje forumi te thjeshte, nuk e kane ditur ?!
Ta sjell linkun ne chat, per te mos e devijuar temen, pasiqe s'jemi tek nenforumi musliman !
Mund ta sjelleshe edhe ketu te shikojn dhe tjert loverboy, meqe edhe aty flitet per krijimin e njeriut.
Islami ka probleme akoma me token, sepse eshte akoma e rrafesht. Njeriu u krijua pasi toka u be e rrumbullaket..
Surja 13, ajeti 3: “ثshtë Ai që e ka shtrirë Tokën”
Surja 50, ajeti 7: “Ndërsa Tokën e kemi shtruar”
Surja 71, ajeti 19:.”Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë”
Surja 79, ajeti 30: “Pastaj e shtriu rrafsh Tokën”
Surja 91, ajeti 6: “Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar”.
52 minuta per te marre pergjigjen qe ju bera
Pale komentet poshte videos ... nejse
Ne jemi pasardhesit e havase dhe ademit (po keta si i krijoi?) sipas kuranit, atehere i bie qe jemi te gjithe produkt incesti nder brezash kshu?!
Njeriu është i krijuar prej dheut52 minuta per te marre pergjigjen qe ju bera
Pale komentet poshte videos ... nejse
Ne jemi pasardhesit e havase dhe ademit (po keta si i krijoi?) sipas kuranit, atehere i bie qe jemi te gjithe produkt incesti nder brezash kshu?!
Ju lutem mos e devijoni temen, cdo debate se behet jasht temes do dergohet ne kosh.
ps . u mesua tani stafi te shahet edhe nga nena edhe nga njerka
.
Po lexoja të gjitha postimet dhe shpjegimet që po jepen në ketë temë dhe kam mundur të e mbush një referat për ketë çeshtje, në një temë tjetër solla një listë doktor të shkencave të cilet kundershtojnë dhe argumentojnë kunder Teorisë së Evolucionit .
Unë personalisht jam kundershtar i madh i Teorisë Darviniste , madje po kjo teori solli mjaft lufta në botë sot vetëm mbi bazen e dominimit të të "fortit mbi të dobëtin" , kujtojeni Hitlerin , Musolinin e diktator tjerë .
Po ja që do të bejë një perjashtim për forumin, do të e pranoj teorin e evolucionit si të qenë nese ndonjë nga anëtaret me thotë se kompjuteret e tyre , laptopet , tabletet ose telefonat e tyre të mençur , u benë thjesht rastesisht si dhe pjeset e tyre u bashkuan po aq rastesisht dhe u materializuan.
Premtimin do e mbajë dhe do e pranoj teorinë e Darvinit si të qenë.
Vetoni
P.s Sigurisht , kjo është mundesi e mirë për debat .
Tani, kujtoje, se per te bere debat mbi kete ceshtje te komplikuar, se paku edhe duhet te kemi ndonje njohuri dhe nga shumica e debatuesve jam shume i sigurt qe nuk dijne as definicionin e qelizes e vijne bejne debat te pakufishem, kryesisht duke sjelle argumente dhe kunderargumente te shkenctareve tjere mbi pro apo kunder evulucionit. Kerkesa qe bene ti per debat me duket se do na sjelle perseri te ajo vazhdimesia qe eshte ebre deri tani.
Ju thuani se keni nje mori doktore shkencash qe e kundershtojne teorine e Darvinit (pa dashur te futem ne ate se cfare pranojne pra keta shkenctar) por harron te pajtohesh me ate se kemi ne anen tjeter perseri nje mori doktorr shkecash te cilet e kan pike reference kete teori dhe vazhdojne ne ate drejtim. Pra edhe une munde te sjelle nje mori te tille!
Ju thuani se urreni teorine e Darvinit ngase paska sjelle miliona te vrare nga lufterat (pa analizuar se ndoshta Darvini i pafajshem nuk kishte asnje ndikim mbi kete), madje harroni fare se Dravini nuk fliste fare ''per me te fortin'' por fliste per ''me te ambientueshmin,, dhe ne anen tjeter harroni se sa miliona te vrare kan sjelle besimet fetare????? Pra mos me thuaj se lufterat dhe viktimat fetare i ka sjelle keqintepretimi i fes sepse ato viktimat tua te Darvinit munde ti kete sjelle keqinterpretimi i Dravinit! Pra, nese urren Darvinin per sjelljen e lufterave a e bene te njejten gje edhe me besimin fetar qe ka sjelle miliona viktima???????
Nje gje qe sot duhet ta kuptojne te gjithe dhe qe nuk e kuptojne fare, eshte se Teoria e Dravinit nuk eshte teoria e evulucionit. Munde te themi se ishte nje pike uje ne teorine e evulucionit por jo e tille.
Me teorine tuaj te telefonave, kompjutereve dhe tableteve, duke dashur te sjellesh kunderargument te Darvinit po harron fare se pikerisht ke sjelle teorin e Darvinit ''me te ambientueshmin,,.
Ju pershendes dhe munde te bejme debat me njohurit tona, por jo me video, argumentime e kunderargumentime te huaja ngase edhe une munde te sjelle me miliona e miliona te tilla.
Përshendetje ,
Ke dhenë pergjigje ne mendimet e mia e jo në pyetjen time që kam parashtruar direkt, dhe po më obligon me patjetër që të jap pergjigje dhe në pyetjen që kam parashtruar.
E para e punës replika nuk tha në asnjë pjesë se unë po e urrej një njeri ose një tjetër, madje për të qenë edhe më të sakt në asnjë postim timin nuk solla ndonjë video për të argumentuar qendrimet e mia dhe bindjet e mia. Unë jam VVetoni dhe jam pergjegjes vetëm për postimet e mia, nuk po me duket e drejtë dhe efektive të pergjithesohesh , madje edhe me larg që të provosh të besh ndarje në "ju" dhe "ne", por hajde po e pranojmë se kjo ndarje po vjen në bazë të mendimeve dhe bindjeve që kemi e jo për diçka tjetër.
I dashur Kitrra, unë jam kunder dhe vrasjeve që behen ne emër të fesë(të ciles do) , jam kunder vrasjeve ne pergjithesi mbi baza qofshin ideologjike ose qofshin fetare , por të duhet jo që po të obligoj të e pranosh se nga Darvinizmi linden dhe problemet e medha të ndarjeve në natyrë.
Dhe tani me lejo të dalë te problemi im , një profesor me ka mesuar shumë mirë se per problemet e medha dhe debatet e tilla të medha mund shpesh herë të kenë si zgjidhje, si analogji një problem tjetër të vogel.
Po vijoj me rallë(të garantoj se janë njohuritë e mia sepse vet po postoj) , për të paraqitur problemin e materializmit të Darvinit unë mora një shembull të vogel dhe të thjeshtë dhe po i parashtroj pyetje vetes dhe po i jap pergjigje pra. A mundet një kompjuter , pjeset e tij të bashkohen vet vetiu dhe të formohet kompjuteri? Dhe pergjigja e logjikshme e secilit besoj që është JO, dhe pse Jo? Sepse duhet dikush që të bashkoj pjeset e kompjuterit , pjesen hardverike dhe softerike , pjeset teknike të tij që të dalë kompjuteri apo jo? Nese ndjonjë kompjuter deri me tani është berë vet , të lutem ma sill ketu.
Dhe tani e lidhim ketë pjesë me teorinë e Darvinit (duhet të e kuptosh se gjithmonë kjo teori ka pasur një missing link), nese për të e berë një kompjuter i duhet njeriut që të i marë pjeset e tij, të i vendos një nga një dhe në fund të dalë një kompjuter , tani a mendoni se speciet do të krijoheshin nga rastesia dhe nga një tjetër do të mernin formë tjetër? Për mua është qesharake po aq sa edhe tragjike që një teori që nuk kishte për bazë as qelizen , as ADN të konsiderohet si teori e saktë , por le të shkojmë ende me tutje. Evolucionistet shpesh herë e marin si shembull fluturen ( mua me pelqejnë fluturat , janë krijesa të bukura) dhe po e nderlidh po fluturen me kompjuterin, flutura ka ngjyra të bukura por në ato transferimet dhe seleksionimet e Darvinit a u shpjegua ndonjeherë se ky seleksionim dhe kalim për shkak të kushteve të natyres lidhur me gjininë e specieve? Po si ka mundur Flutura të materializohet aq bukur? Cila pjesë e teorisë së Darvinit e shpjegon simetrinë e krijimit të flutures? Aq shumë i donte fluturat sa që femrat flutur i perjashtonte nga seleksionizmi.
Po tani të dalim në një fushë tjetër, kromozonet, proteinat, hormonet ,ADN a u vertetuan nga kjo teori? Duhet kuptuar se teoritë janë hipoteza dhe ato për të u vertetuar duhet të kenë edhe deshmi shkencore apo jo? E quajnë lidhja e humbur (ose missing link) ,si pranues i teorisë së Darvinit që po beheni duhet (sepse unë po e kundershtoj) medeomos të paraqitni ketë lidhje apo jo? Po ku të e gjejmë kur as evolucionistet nuk e gjejnë as vet.
Dhe duke pasur parasysh se kompjuteri nuk materializohet vet, por as edhe ndonjë specie(krijesë) tjetër , unë e besoj se duhet të ketë një krijues , dhe ky krijues është Zot i gjithçkaje, dhe si mund të e kundershtoj? Dhe po presupozoj se do të thuash po kush e krijoi krijuesin pasi paska një krijues , dhe ketë shpjegim mbi bazen e logjikes mua ma jep libri i Zotit që është Kurani dhe që thotë se Zoti është i Perhershmi, dhe si ka mundur një që ka qenë perher të krijohet? Por shkojmë dhe me tutje, po supozoj perseri se nuk i besoni Kuranit dhe se ky konstatim që për mua racinonal për ju nuk do të jetë i tillë, por tani do të parashtroj një pyetje, sikur të ishte Zoti krijesë, pra i krijuar a do të krijoheshim ne? Sepse me supozime çdo herë dhe duke shtruar pyetje ndoshta dhe sugjestive (për të cilat kerkoj falje) , unë mendoj se jo dhe jo të fuqishme , sepse Zoti ka aftesinë krijuese dhe vetëm ai mund të krijoj nga asgjëja. Dhe me dashje ose pa dashje permende dhe doktorat e shkencave duke perdorur dhe efektin e fjaleve për të ulur vleren e mendimeve të tyre , por me siguri se ai është kompetent me shumë se unë dhe ju. Madje shumë bukur do e thoshte dhe Dekarti se besimi në Zot/ideja për Zotin është rrenjosur në gjithë qenien e njeriut. Dhe unë besoj që Dekarti ka pasur të drejtë.
Dhe unë thash se Krijuesi krijon apo jo? Dhe se krijesa nuk mundet të krijoj, dhe tani le të shkojmë dhe me tutje, ti do thoje se njeriu e beri veturen, po e beri por nuk e krijoi, ai bashkoi pjesë të vetures ku dominon hekuri, dhe nga e mori hekurin?
ثshtë një llojë si të thuash se hena ndriçon, por a ndriçon hena apo ndriçimin e mer nga dielli që është refleksion i rrezeve të diellit, po të mos ishte dielli a do ndriçonte hena?
Tani për të permbyllur ketë replikë timen do të doja të të lus që të mos e pergjithesosh mendimin tim me te tjeret por le të e vendosim repliken dhe kunder repliken në unë dhe ti dhe jo në gjeneralizma, dhe mbi arsyen e shendoshë për të sjellur ketu një debat të mirëfillt. Duke të lutur po ashtu që të respektosh kohen time që ndava për të replikuar të mos e kthesh ketë replikë në shaka sepse nuk do të i pergjigjem.
Vetoni
Veton, po te them vetem tri gjera, sa per fillim:
1. Me Ju, ju drejtohem zakonisht njerezve, ndoshta nga gabimi im se respektoje njerezit. Gabim imi ky, por jo se te jam drejtuar me ''JU'' per te te identifikuar me ndonje grup. Madje as me kish shku mendja per kete gje dhe befasohem se cfare acarimi ne mendjen tuaj ka krijuar kete gje.
2. Une, nuk kam zhvilluar debat ndonjehere duke ju pergjigjur peyetjeve te te tjereve, sepse ne keso raste veshtire do me vinte radha mua te beje ndonje pyetje, pastaj une kujtoje qe jam ne debat dhe jo ne marrje pyetje. Une preferoje te jap kendveshtrimin tim ne ato qe thua dhe te nxjerre konkluzionet e mija (qofte edhe ne forme pyetjeje) dhe ju mbetet nese po apo jo per te vazhduar por pa kerkuar nga askush te me pergjigjet.
3. Nuk te akuzova per ansje video por thjeshte po jepja mendimin tim, dhe nuk besoje se bera ndonje krim perveq asaj se bera nje kerkese te zakonshme njejte me ju per nje debat te mirefillt.
E tani po mundohem te jap kendveshtrimin tim:
- Ju perseri me rastin e kompjuterit po mundoheni ta akuzoni Darvinin per rastesi (edhe pse teoria e Darvinit nuk ka asnje lidhje me rastesine). Nese ka dikush dicka me rastesin atehere jane besimet fetare (te gjitha) te cilat shprehin se zoti/krijuesi/allahu krijoi gjithcka sa qel e mbylle syte. Tani nuk di une se cila eshte rastesia ketu???? Po me befason me rastin e kompjuterit! A mos do te thuash se kompjuteri u krijua kshu sa hap e mbylle syte? Une kujtoje se kompjuteri kishte nje evulucion madje qe daton shume heret duke filluar nga llogaritja, makinat llogaritse, makinat shkrimi e hop-hop me kerkesat, me mundesit me ndryshimin u arrite deri sot. Tamam nuje vulucion Darvinist ne ndikimin e faktoreve rrethanor.
- Kam pershtypjen se gabon rende kur thua se teorit dhe hipotezat jane te njejta ngase jane krejtesisht te kunderta me njera tjetren. Pastaj e kam thene edhe ne shkrimin tjeter se Darvini nuk ka te beje me evulucionin, dhe ta pranoje se ai kishte shume ''Missing'' ngase ishte perfaqesues i pare i saj por ishin te tjeret qe vazhduan rrugen dhe sot e kesaj dite ne plotesimin e kesaj Teorie. Rezultatet ndoshta do duhet ti presim dhe ne apo ndoshta edhe pasardhesit tane. Ajo qe sot dihet sakstesisht eshte se gjenomet e njeriut dhe majmunit ndryshojne ne vetem 5%. Kjo dihet sektesisht dhe ne menyre egzakte.
- Kur flasim per evulucionin gjithashtu nuk duhet harruar se jemi duke folur per dicka qe ka vazhduar me miliarda vite dhe ne kemi te dhena qe perafrohen ne shume pak kohe.
- Sa per krijuesin une vazhdoje te shpreh mendimin tim se nese kjo bote eshte krijuar nga ai sa hap-mbylle syt dhe nese njeriu ka prejardhje nga nje burre e femra nga nje brinje e tij me linde dyshimi se cfare ngjyre kishin ata (te paret tane pra ky soji nga dy veta) dhe si ka mundesi qe nga keta dy veta qe zeme se ishin te bardhe ne kohezhvillimin e botes erdhi deri te marrja e disa ngjyrave nga njeriu (zi, kuq, verdhe etj). Si ka mundesi qe nga syri i zi i dy te pareve tane sote kemi laramani ngjyrave te syrit???? Si ka mundesi qe nga ai krijuesi u krijuan nje antarktide dhe sot shkrihet apo si ka mundesi qe akujt dikur ishin diku tjeter e shkretira diku tjeter e sot gjenden ne vende tjera? Mos dmth. se krijuesi akoma po e krijon boten me ndryshimet qe bene apo e tera kjo dmth. se eshte nje ceshtje Evulucioni Darvinist?
Përshendetje ,
Tani për të permbyllur ketë replikë timen do të doja të të lus që të mos e pergjithesosh mendimin tim me te tjeret por le të e vendosim repliken dhe kunder repliken në unë dhe ti dhe jo në gjeneralizma, dhe mbi arsyen e shendoshë për të sjellur ketu një debat të mirëfillt. Duke të lutur po ashtu që të respektosh kohen time që ndava për të replikuar të mos e kthesh ketë replikë në shaka sepse nuk do të i pergjigjem.
Vetoni
Përshendetje Kitrra .
Duke pasur parasysh që në repliken që me je drejtuar ke perfshi dhe videon mendova se "Ju" po i drejtohet një grupi njerezish e jo Vetonit personalisht, si do qoft më fal nese kam gabuar .
Po filloj me rallë, permende dhe një mori mjetesh të ndryshme të cilat u benë nga njeriu dhe ne repliken që ke berë me mirë se unë e shpjegove konceptin rastesi dhe nderlidhjen e tij me keto mjete.
E para e punës unë nuk thash se kompjuteri u bë rastesisht , thashë se është dashur një forcë e që në ketë rast është njeriu që të mbledh pjeset hardverike dhe softerike por dhe ato teknike që në fund unë dhe ju të shkruajmë apo jo? Pra kompjuteri si i tillë nuk u krijua krejt rastesisht , por ja që mendon se edhe teoria e evolucionit nuk është rastesi, materien si të tillë evolucionistet e shohin si vet mundesi e saj që të i pershtatet dhe të zhvillohet, madje qoft edhe nga një specie e vetme(ata e lidhin majmunin me njeriun me një paraardhës të perbashket ) më permiso nese e kam gabim .
Më shumë do e quaja si hiptezë se sa teori sepse po ashtu si dhe unë e theksove se ka "missing link" të shumt dhe ende të paprovuara apo jo? Fundja të dyjat janë metoda të studimit dhe për të qenë një hipotezë ne teori ajo duhet të gjejë keto "missing link" dhe me pas të punohet që të behet ligj shkencor ashtu si kemi ligjet e termodinamikës e të cilat janë kundershtaret me të medhenjë të të supozuarës teori të Darvinit(evolucionit), pra ku të i gjejmë keto prova dhe lidhje të munguara për evolucionin? Ato ende nuk u gjeten gjë që dyshoj se do të gjehen ndonjeherë përkunder jush që thoni se duhet të presim.
Permende dhe gjenomet por nuk permende ADN dhe kromozonet e njeriut dhe të majmunit e të gjitha keto në vete dallojnë apo jo?
Dhe sa i duhet botes njerezore të pres për të gjetur lidhjen e humbur të evolucionit? Po kalojnë shekuj dhe ende asgjë , madje kjo po e perforcon bindjen time se materializmi i Darvinit sot perdoret vetëm për të qenë kunder Krijimit nga Krijuesi .
E le të dalim të tema e Krijuesit, e para e punes shkrova pak a shumë për temrin krijues dhe krijes e të dyja për të mos e zgjatur janë në repliken paraprake.
E para e punës ashtu si shkenca sot por dhe Kurani ka shpjeguar etapat e krijimit të njeriut dhe ato i ka ndarë në shtatë të tilla e të cilat janë : Krijimi i fëmijës në barkun e nënës kalon në disa etapa:
Etapa e parë “Fekondimi”
Etapa e dytë “Gjaku i ngjizur”
Etapa e tretë “Copë mishi”
Etapa e katërt “Formimi i eshtrave”
Etapa e pestë “Veshje e eshtrave me mish”
Etapa e gjashtë “Formimi i trupit dhe forma e tij”
Etapa e shtatë “Formimi i shqisave”
Etapa e tetë “Dhënia e shpirtit”
Të fundit mund të mos e pranosh sepse si e tillë permendet vetëm në Kuran, por e solla të më falesh.
Sa i perket ngjyrave të trupit të njeriut Zoti ynë na ka mesuar se njeriu krijohet nga dheu dhe për ketë gjë dhe mund të e maresh pergjigjen, e bazoj dhe në një hadith të Pejgamberit .
Kurse për ngjyren e syve mund të e akuzosh Melaninë sepse ashtu si thotë shkenca femijet kur lindin i kanë sytë njesoj , dhe të duhen afersisht tre muaj që të e dish ngjyren perfundimtare të syve të femijet të cilet me vonë riten sigurisht. Po ashtu në kromozonet e njeriut gjenden ne mes tjerash dhe tipari i syrit të tij.
Të pershendes .
Ne momentin kur bere kerkese per te bere debat pa shaka, thashe, eu ku do kenaqemi duke shkruar e do mesojme nga njeri tjetrin, por kam pershtypjen se nuk po ju reziston dot kerkesave tua:
1. Une po flase per Gjenomin ti ma kthen duke me thene se nuk kam permend ADN dhe kromozomet??? Shaka je duke bere apo cfare?
2. Te flasesh per embrionin duke pretenduar se si i tille zbriti nga qielli dhe para tere kesaj te harrohet mundi, djersa dhe dijunia qe dhane shkenctaret e lashte ne kete lemi eshte shakaja e dyte. Ku mbeti Galeni ne kete mes??? Ku mbeten shkenctaret greke te lashtesise? Ku mbeti libri i hebrenjeve apo libra te tjere qe poashtu ka te dhena per kete dukuni? Ku????? Ti munde te thuash se ne Kuran ishte me e specifikuar, dhe e pranoj une kete (ngase kemi evulim shkence) por mos harro se Galeni kishte bere ca pershkrime 500 vite para Kuranit, pastaj dhe te tjeret.
3. Sa i perket ngjyres se njeriut dhe te syve kam pershtypjen se perseri me qellim e ke ngaterruar. Po flisnim per dy njerezit e pare! Nga na rrodhi qe nga nje njeri i pare, me strukture gjenetike te pa trasheguar dhe nje femre e krijuar nga brinja e tij (dmth. me strukture gjenetike te burrit) te na perseriten lloj-lloj racash, lloj-lloj ngjyrash, lloj-lloj gjatesie, lloj-lloj gjeresie, lloj-lloj formash (me lejohet edhe mua te beje ca shaka apo jo??). Nga????? Apo perseri duhet te dalim tek evulucioni i famshem Darvinian: ne pershtatshmeri te ambientit!
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.