Kresha
A pretty face can never trick me
Pasi ia dha 40 dollarë, plaçkitësi tha se u inspirua nga akti dhe se donte të bëhej musliman i devotshëm.
Pronari i një shitoreje në Long Island, New York, ka vendosur të tregojë mëshirë për personin që mund të bëhej plaçkitësi i shitores së tij, pasi që ai nisi të qajë dhe të thotë se bënte aktivitete kriminale për ta mbështetur familjen që po vuante nga uria. Pronari i shitores ia dha grabitësit 40 dollarë si dhe grumbull buke, duke i thënë se nuk do të duhej të plaçkiste më.
"Ky ishte një njeri i rritur, që po qante si fëmijë", tha Mohammad Sohail, pronari i Shirley Express. Plaçkitësi e lëshoi shkopin, mori bukën dhe paratë, dhe pastaj iku.
Sohail, që emigroi në SHBA nga Pakistani para 20 viteve, tha se po bëhej gati për ta mbyllur shitoren kur plaçkitësi hyri me një shkop bejzbolli me vete. Ai tha se fillimisht u bë sikur u habit, dhe pastaj e mori armën e tij, duke e detyruar plaçkitësin ta lëshojë shkopin. Plaçkitësi u ul në gjujnë dhe e luti për falje.
"Filloi të qante dhe tha se ishte i papunë e po mundohej ta mbante gjallë familjen. U ndjeva keq për të. Nuk bëhej fjalë për një fëmijë", tha Sohail. Pasi ia dha 40 dollarë, plaçkitësi tha se u inspirua nga akti dhe se donte të bëhej musliman i devotshëm. Ai njëmend u konvertua dhe që të dy u bënë shokë. /kohavision/