Tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës

tirane-vetvrasja-foto.jpg

Për afro dy orë, një ish-polic, ka mbërthyer pas vetes qindra kureshtarë duke tentuar vetëvrasjen nga një lartësi prej 80 metrash.

Qemal Xhura me origjinë nga Gramshi, i vendosur në Tiranë, para pak vjetësh ka kaluar në depresion nervor, si pasojë e një gjendje të rënduar ekonomike në familje.

Xhura ka vendosur t’i japë fund jetës së tij, duke u hedhur nga një vinc në afërsi të “Ushtarit të Panjohur”. Kanë qenë pikërisht kalimtarët e shumtë që kanë kaluar në qendrën e kryeqytetit, të cilët kur e kanë pikasur pak para se ora të shënonte 18:00 kanë lajmëruar policinë.

Pasi ka rrethuar vendin e ngjarjes, forcat policore kanë bërë bllokimin e zonës në një perimetër të gjërë, duke hamendësuar zonën ku mund të binte Xhura, në rast se do të zbatonte skenarin e tij vdekjeprurës që kishte ndërmend.

Forcat e policisë së Drejtorisë së Tiranës, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të hyrë në bisedë me të duke pritur forcat RENEA të specializuara për ndërhyrje në raste të tilla.

Pasi kanë mberritur forcat RENEA, negociatori i tyre ka mundur ta bindë ish-policin, për të hequr dorë nga vetëvrasja. Xhura është kthyer mbrapsht nga vinci ku qendronte për një kohë të gjatë dhe ka hequr dorë nga vetëvrasja.

Ai është shoqëruar fillimisht për në spital, për të marrë një qetësues mjekësor të rastit për gjendjen e shokuar të cilën po kalonte.

Sipas shpjegimeve të tij, papunësia ka qenë shkaku për të cilën kishte vendosur t’i jepte fund jetës.


/t/ch./
 
Pe: Tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës

mqs paska qene te ushtari panjohur, ka dasht me i ndryshu emrin me u bo ushtari i njohur Xhura lol. Keto qe bejne akte te tilla, jane njerez me karakter te dobet, ka dhe me keq se ky e skane bere asgje
 
Pe: Tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës

Snow ky lajm esht hedh tek nenforumi Lajme nga Shqiperia kontrolloj nje her lol pastaj posto :D
 
Titulli: Tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës

Cte ben mendja ...te ben me krah :p
 
Pe: Tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës

Ai qe eshte burre dhe ka per tu hedh, hidhet dhe kaq; nuk lajmeron spektakore qe t'vin ta shofin.
 
Pe: Tentativë vetëvrasje në qendër të Tiranës

Ky portali FV qenka bere per bloze


Tiranë, 4 shkurt 2012, NOA/ Irma Toptani - Tentativa për t’u hedhur nga një vinç, nga plot 80 metra lartësi, pranë një pallati shumëkatësh në ndërtim në qendër të kryeqytetit, do ta shndërronte 53-vjeçarin Xhemal Zhuri nga një person që nuk ia dëgjonte hallin kush, në protagonistin e mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Për mëse një orë, nga ora 18.30 minuta deri në orën 19.30 minuta të mbrëmjes së të shtunës, 53-vjeçari Xhemal Zhuri shokoi qytetarët e Tiranës dhe kalimtarët e rastit, të cilët panë me sytë e tyre tentativën e tij për t’u vetëvrarë, pas ngjitjes në vinçin tek pallati në ndërtim përballë selisë së Partisë Demokratike, nga ku kërcënonte me gjeste e thirrje se do të hidhej poshtë.

Qenë qytetarët vetë, që lajmëruan rreth orës 18.30 në sallën operative të Policisë përmes një telefonate se përballë monumentit të Ushtarit të Panjohur, pranë objektit shumëkatësh në ndërtim, në lartësinë maksimale të një vinçi kishte hipur një person, që lëvizte mbi vinç në mënyrë të pakontrolluar, kur jashtë ndërkohë binte edhe shi.

Kjo ka bërë që forca të shumta policie të mbërrinin në qendër të kryeqytetit dhe të rrethonin tërë perimetrin e vendit të ngjarjes.

Në këtë aksion ishte vendimtare ndërhyrja e forcave të RENEA-s, të cilët negociuan me Xhemal Zhurin duke ia kthyer mendjen dhe duke e bërë që të hiqte dorë nga vendimi për t’i dhënë fund jetës së tij.

Brenda pak minutash zona u pushtua nga policia, shërbimet e emergjencës, zjarrfikëset dhe ambulancat, dhe kalimtarët e shumtë, që mbajtën frymën dhe prisnin fundin e ngjarjes që shokoi kryeqytetin.

RENEA-s iu deshën 20 minuta kohë për të negociuar me Xhemal Zhurin, i cili u bind dhe vendosi rreth orës 19.30 të zbriste vullnetarisht nga lartësia e vinçit ku ishte ngjitur, i ndihmuar nga forcat e policisë.

Gjatë marrjes në pyetje 53-vjeçari Xhemal Bajram Zhuri lindur dhe banues në Tiranë tregoi për arsyet e tentativës për t’u vetëvrarë, të cilat ishin tërësisht ekonomike.

Ai bëri me dije se nuk ka pasur asnjë motiv apo konflikt të veçantë në lidhje me veprimin e kryer.

Sipas policisë pas procedurave të nevojshme, shtetasi Xhemal Zhuri u shoqërua për në banesën e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Më herët u mësua se Xhemal Zhuri, babai i dy fëmijëve dhe i divorcuar nga gruaja, kishte qenë i përndjekur politik, dhe dukej se vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë të ndërmerrte aktin e vetëvrasjes, që fatmirësisht mbeti vetëm një tentativë.

mit/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top