Tensione e bilbila në Kuvend, ndërpritet seanca

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Mes tensioneve me akuza dhe fyerje, është ndërprerë seanca e kësaj të hënë në parlament.
Kërkesa e Taulant Ballës për ndërprerë të seancës, ndërsa deputetët e opozitës vijonin të bllokonin foltoren dhe t’u frynin bilbilave, është pranuar nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla. Gratë socialiste kërkuan përjashtimin e Berishës për gjuhë fyese. Kjo solli debate mes palëve.

Pasi doli nga parlamenti, Berisha foli përpara protestuesve duke thënë se, “problemi kryesor, ‘Rama-McGonigal gate’ është Edi Rama, nuk janë aksesorët”.
“Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal kishte bindur zonjat e PS-së në parlament se akuzat e mia dhe se skandali McGionigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera, aksesore në pabet dhe klubet e Tiranës. Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata unë i kam bërë në konferencë shtypi, takim me gazetarë dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. Tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste ishte miza pas veshit. Atëherë, unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë për t’i shkuar deri në fund edhe kësaj piste, krejtësisht tretësore. Problemi kryesor, ‘Rama-McGonigal gate’ është Edi Rama, nuk janë aksesorët, ngjarjet terciare në pabet e Tiranës. Populli do të flasë”, tha Berisha duke shtuar se qytetarët do të mblidhen edhe të enjten përballë parlamentit, ndërsa tha se është në plan edhe një protestë tjetër më e madhe, por pa dhënë datë.

Pas fjalës së kreut demokrat u mbyll edhe protesta pranë parlamentit.

A2News.com
 
Nje lloje per ke bien kembanat. nje show me shume sesa nje deshire për te qeverisur pastër
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top