Tendenca e re, turistë të zhveshur në Machu Picchu

Një tendencë e re po përhapet mes turistëve që vizitojnë Machu Picchu, një nga shtatë mrekullitë e botës, për shkak të përhapjes së turizmit të zhveshur.

Në internet po përhapet tendenca e re, e cila ka shqetësuar jo pak autoritetet e Perusë. Gjatë fundit të vitit 2013 dy djem, një australian dhe një nga Zelanda e Re, vraponin të zhveshur mes bukurive të Machu Picchu dhe për shkak të veprimit të tyre përfunduan në pranga, mirëpo turistët e tjerë nuk u shqetësuan aspak.

Shembulli i keq vjen nga Liam Timothy, 18 vjeç dhe Topp Mathew Jared, 30 vjeç, të cilët u lanë të lirë pasi u sekuestrua aparati i tyre fotografik.

Më herët një i ri nga Izraeli postoi imazhe online dhe më tej një video në Youtube, teksa një çift vraponin të zhveshur mes bukurive përrallore të këtij vendi.

Por i pari që është fotografuar i zhveshur në këtë vend duke bërë që ky fenomen të përhapet gjerësisht ishte Paul Marshall në vitin 2012, duke u shprehur se, “Nëse shikojmë vetëm kokën e buzëqeshur ndihemi të lumtur, por kur shikojmë një trup të zhveshur ndihemi në siklet. Duam që ta shembim këtë barrierë dhe ta bëjmë turizmin më argëtuese”.

Por Ricardo Ruiz Caro Villagarcia, përgjegjës i kulturës në Peru, deklaroi se rrënojat e Machu Piccu janë një thesar i vërtetë dhe këto episode po rrezikojnë seriozisht pasurinë kombëtare.

noa.al
 
Titulli: Tendenca e re, turistë të zhveshur në Machu Picchu

Po e heq nga lista Machu Piccun mbas ketij lajmi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top