Telenovelat, nga morali i “zhveshur” meksikan, te neo-otomanizmi turk!

Një shoqëri që është gjeografikisht në Europë dhe që shikon e pëlqen kultura dhe morale të Amerikës Latine e sot të Azisë perëndimore, është e destinuar të imitojë tjetër gjë, dhe të sundohet jo nga qytetërimi europian. Kur dikur na ndalohej të shihnin televizionin e huaj, arrinim të kulturoheshim edhe pse shpeshherë merrej me "miza" me Dinasty, pastaj me Santa Barbara dhe deri te Beatifull. Ishin telenovelat amerikane me shumë seri që në kohë të "ndalimit" të kulturës perëndimore, po bënin në një farë mënyre, edhe kulturizimin perëndimor, dashje pa dashje në Shqipëri. Patjetër që shihej kryesisht jeta të pasurve, por ama telenovelat ishin diçka që kishin në mos realisht, por efektivisht, jetën e qytetëruar të perëndimit. Minimumi shiheshin rregullat e mirësjelljes dhe të veshurit normal. Patjetër edhe moralin e tillë. Nuk ka dyshim që me të tilla "saga" të gjata, njerëzit e izoluar të Shqipërisë, merrnin porcione të iluzioneve me pasuri dhe luks, por ama merrnin edhe qytetërim. Dakord... por kaluan disa vite dhe më tepër se një dekadë nga 1990 dhe filloi sulmi me telenovela meksikane, braziliane e në përgjithësi ameriko-latine, në të cilat doli morali dhe kultura e kontinentit që tentonte perëndimin, por ama ishte larg tij me vite dritë. Pikërisht telenovela 5-lekshe, për të cilat edhe televizionet tona të dala nga humbëtira e komunizmit... kishin lekë. Që prej viteve `95 e këtej, gratë dhe fëmijët, që qëndronin me orë të shumta në shtëpi dhe televizione, nuk mësuan asgjë tjetër nga një shumicë telenovelash të kontinentit që akoma nuk ka zënë vend në qytetërim, se si vajza duhet të ketë dy ose tre dashnorë, si babai duhet t'ia mërzisë jetën të shoqes me abuzimin me dashnoren dhe me veset e kumarit dhe papunësisë! Pastaj si pasojë, gruaja ose nëna e fëmijëve, për hakmarrje duhet të zinte dashnor hidraulikun apo shoferin e makinës së plehrave dhe pastaj familja shkonte për... bojë! Por nga telenovelat ameriko-latine, u mësuan gratë dhe vajzat, se si mund të bëjnë si histerike, se si mund të thyejnë çdo orar dhe përgjegjësi familjare, u mësuan si të rebelohen pa asnjë shkak ndaj familjes dhe të ikin nga ajo, për tu kthyer me një fëmijë jetim apo "kopil" me kuptimin pa baba, në krah. U mësuan me orë të gjata, se si duhet jo të vishesh, por të heqësh nga trupi çdo lloj veshje normale të mënyrës së jetesës dhe prezantimit në Europë. Si pasojë, edhe në ditët e sotme, në Shqipëri gjen fundet më të shkurtra në Europë. Duhet të shkosh ose në ndonjë vend kot lindor akoma jo në moral apo në vendet latine kryesisht Brazil, që të shikosh një lakuriqësi të tillë si te ne. Telenovelat ameriko-latine kanë prishur raportin që ka shqiptarja femër me qytetërimin europian! Po, e kanë deformuar atë. Aq sa në Shqipëri filluan të mos shikojnë telenovela italiane apo ndonjë serial gjerman apo francez... sepse i kishin gratë dhe vajzat si gjokset dhe këmbët, e mbuluara normalisht. Po, janë të veshura normal. E pastaj, mund të kishin vetëm një dashnor, por jo disa dhe brenda për brenda familjes! Pastaj në telenovelat e Europës, të gjithë punonin dhe shkolloheshin kurse... kurse te telenovelat e latinëve... vetëm rrahje, grindje, klube, pijetore dhe drejtues të mëdhenj... pasanikë... që drejtonin nuk dihet se çfarë ndërmarrjeje! Ky ishte dhe akoma ka mundësi të moralizojë në televizion, shoqërinë tonë dhe kryesisht gratë dhe fëmijët, pra... modeli latino-amerikan në telenovela.
Por sot... sot, ka filluar një model tjetër. Sot kanë filluar telenovelat turke. Sot shikohet se si babai vret vajzën se do një djalë, se vëllai hakmerret bashkë me dhëndrin për motrën që qytetërohet pa lejen e tyre! Sot ka filluar Neo-Otomanizmi turk, që tenton të dikurshmen, por me telenovela. Dalin agallarë dhe bejlerë që komandojnë si dikur në zakonet tona dhe që kanë akoma rrënjë të plota te ne. Nga ç'moralizimi me latino-amerikanët që nxjerrin gjithçka jashtë, tani duhet të fusin gjithçka me zor brenda! Normalisht "hallet" e një shoqërie turke, e cila ka rraca dhe ngjyra brenda saj, duhet të na influencojnë edhe ne. Se çfarë lidhjeje ka integrimi ynë europian me meksikanët dhe shoqërinë otomane, këtë vetëm edukuesit tanë në televizione, mund ta shpjegojnë. Normalisht, nuk them se në telenovela mungon aty këtu ndonjë interpretim, ose problematikë e mirë, por ama si turqit dhe meksikanët, nuk kanë se çfarë të na mësojnë neve. Turqit na kanë mësuar dikur dhe afërsia është e madhe, por ama sot otomanizmi i tyre, as s'ka se çfarë na duhet dhe as që na vlen. Nuk na vlen, sepse nuk është shembull për t'u marrë. Duhet respektuar kultura e popullit turk, por modeli otoman dhe moralistik i tyre, është larg asaj për tu imituar nga ne. Në qoftëse do të kishin qenë kaq të punës dhe moralit telenovelat meksikane, do të kishin ndikuar të bëhej Meksika si Amerika... por akoma e sot e kësaj dite, hyjnë në atë vend fqinj si klandestinë. Gjithsesi, kalimi nga morali shoqëror meksikan, në atë të neo-otomanizmit, nuk është gjë e mirë dhe shërben për të deklasifikuar moralin tonë, i cili duhet të jetë ai europian. Po, ai që as e lejon familjen të ketë çdo gjë jashtë në trupin e tyre, as të trajtohet familja si një domen i një kopuku që e quan veten... aga! Televizionet tona nuk interesohen shumë se ku shkon publiku, po e kanë kuptuar se nga një televizion bolshevik dhe enverist që ka qenë dikur TVSH-ja dhe nuk linte asgjë nga jashtë dhe kontrolluar gjithçka, tani duhet të kalojmë në televizione që japin orë e minutë mbeturina televizive, që nuk kanë asgjë të përbashkët me Europën dhe moralin e saj. اështja fitimi! Madje, edhe të kenë parasysh se edhe Europa ka në krizë familjen dhe duhet shtrënguar disi puna po të jenë të kujdesshëm realisht, por...!
Këtu nuk ka të bëjë aspak religjioni... aspak! Te telenovelat nga do të vijnë. Religjioni është për familjen e shëndoshë, për moralin dhe për respektin ndaj tij. Këtu nuk hyn aspak doktrina e tij. Këtu hyn se telenovelat e tilla janë të lira dhe që mbledhin publik që nuk ka punë. Sot në perëndim, ka ikur moda e telenovelave, sepse nuk kanë as nge, as nerva, të shikojnë idiotizma që të lënë pa punë dhe pa bukë. E në shumicën e rasteve, me përjashtime shumë të vogla... ç'moralizojnë pjesëtarët më të vegjël të familjes. Që nga vitet e para të `90-tës kanë dalë mbi 22 tituj me mbi 50 seri telenovela ameriko-latine, pastaj edhe disa tituj me më pak seri. Normalisht vetëm dy telenovela amerikane dhe sot vetëm... një e mbaruar, por edhe një italiane, dhe tashmë sulmi është me katër apo pesë turke që janë njëkohësisht në TV. Akoma edhe sot, gratë dhe fëmijët, janë duke u marrë me emrat e personazheve dhe me termat... ky e la, ajo e tradhtoi, kjo e vrau, ai e përdhunoi, ky ia mori, ai ia bleu... tani... ky e rrahu, ai e vrau dhe ajo qau, por edhe ato e... panë... e pastaj e vranë! Nuk ka se ku të shkojë më lezet se sa kaq?
Por ka edhe më! Perëndimi ka edhe "real TV" e tij apo Big Brothërit e tij, ku futen nën batanije dhe bëjnë...! Ose bredhin ditë natë me të mbathura në shtëpi dhe po ato gratë dhe fëmijët e telenovelave, i shohin orë e minutë. ثshtë kohë e madhe... kohë... telenovelash dhe të televizioneve realë...! Nga kjo kohë do të dalë brezi i ri, i veshur në të zhveshur, që vret motrën se do një djalë, që ndan gruan dhe merr komshijen, e cila i ka shkuar dikur me të atin, që nuk lexon dhe nuk punon, por vjedh lekët në xhepat e babait që ka tradhtuar vazhdimisht nënën! Ndoshta mund të thotë dikush... po e ekzagjeron tani! Mbase, mbase e ekzagjeroj, por përfundimin do ta shikojmë shumë shpejt, nëse e kam ekzagjeruar.

Nga Besi BEKTESHI
 
Pe: Telenovelat, nga morali i “zhveshur” meksikan, te neo-otomanizmi turk!

Telenovelat spanjolle, duke i pare shpesh jua di si te jete seria e ardhshme sepse te gjitha nje rrjedhoje kane, kurse turket jane te paparashikueshme, te dhimbshme, sdihet asnjehere se cfare ndodh.
 
Pe: Telenovelat, nga morali i “zhveshur” meksikan, te neo-otomanizmi turk!

Keto neo-otomanet ma heqin trurin..
Nga nje ane si besimtar te medhenj..falen jo 5 po 10 here ne dite..nga ana tjeter nderrojne dashnoret, pijne sa plasin, bejne si namusqar te medhenj etj etj :)
Jo per gje po i japin nje ide te gabuar shoqerise sone, sidomos pjeses Kosovare qe jane cikez me fetar se Shqiperia :)
 
Titulli: Pe: Telenovelat, nga morali i “zhveshur” meksikan, te neo-otomanizmi turk!

Keto neo-otomanet ma heqin trurin..
Nga nje ane si besimtar te medhenj..falen jo 5 po 10 here ne dite..nga ana tjeter nderrojne dashnoret, pijne sa plasin, bejne si namusqar te medhenj etj etj :)
Jo per gje po i japin nje ide te gabuar shoqerise sone, sidomos pjeses Kosovare qe jane cikez me fetar se Shqiperia :)

Ska pse i japin ide te gabaur askujt ase edhe kosovarve , jeni gabim nese e mendon nje gje till se ska nevoj ase myslimani i kosoves as i shqiperis e ase ai i macedonis te praktikoj feni sipas turkut arabti apo dikujt tjeter feja ska ndryshim qe 14 shekuj dhe cdo mysliman i devotshem i din rregullat e fes ku nuk ka nevoj te influncohet nga filmat....


Te prekim pak temen.. shum e vertet ajo qe shkruhet ne ate shkrim...cdo paturpesi e gjen ne serjalet latino -amerikan dhe spanjoll,kam lexu dikun ni shkrim se jan popull qe divercohen me se shumti!ata faktikisht publikojn jeten e tyre permes serialeve,cdo gje eshte shpifur ku nuk ke ni tematik te mirfillt si filem ska pse te shikohet.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Pe: Telenovelat, nga morali i “zhveshur” meksikan, te neo-otomanizmi tur

Ska pse i japin ide te gabaur askujt ase edhe kosovarve , jeni gabim nese e mendon nje gje till se ska nevoj ase myslimani i kosoves as i shqiperis e ase ai i macedonis te praktikoj feni sipas turkut arabti apo dikujt tjeter feja ska ndryshim qe 14 shekuj dhe cdo mysliman i devotshem i din rregullat e fes ku nuk ka nevoj te influncohet nga filmat....

Teorikishte edhe une e di qe ska pse ndikohet.. ketu spo flas per myslymanet e devotshem edhe ata qe dine rreth fese po flas per ata qe nuk jane te devotshem dhe sja kane haberin shume, Arfi :p :p
Ata/ato shikojne telenovelat turke edhe marrin shembull se turqit jane "fetar te medhenj" ne ato seriale.. LOL
Per ato ameriko-latinet as qe skam nge te merrem se jane tjeter per tjeter me shoqerin tone :)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top