Telashet që e prishin bukurinë

*deliza*

VIP
V.I.P
Telashet që e prishin bukurinë

A keni edhe ju probleme me erën e keqe të këmbëve? Nëse po, atëherë ajo që duhet të bëni është që të mbathni çorapë të pambukta, të cilat e thithin mirë djersën dhe lagështinë.

Më pas, duhet të mbathni këpucë nga materialet natyrore, që "marrin frymë", p.sh këpucë lëkure, apo stofi, si dhe që, çdo mëngjes, këmbët t'i pluhurosni me pudër. Nëse arrini që shputat tuaja t'i mbani të terura, atëherë ato nuk do të kenë kurrfarë ere. Po ashtu, mund t'ju ndihmojë edhe banja me çaj (për shputa), tri deri katër herë në javë. Qitni në legen pak çaj të zi dhe mbani këmbët aty për 5-10 minuta. Tanini që gjendet në çaj, për një kohë të caktuar, e pengon djersitjen e shputave të këmbëve. Por, nëse keni shputa të këmbëve të skuqura, të ënjtura apo me lëkurë që qërohet, atëherë duhet të shkoni te mjeku, ngase era e keqe e këmbëve, ndonjëherë shkaktohet nga infeksionet me baktere dhe kërpudha.

Infektimi i rrënjës së qimeve paraqitet shpesh në zonën e bikinit te femrat. Shkaktari më i shpeshtë i kësaj është largimi joadekuat i qimeve, me ç'rast dëmtohen shtresat sipërfaqësore të lëkurës. Shumë më mirë është që pilingu të bëhet para rrojës apo depilimit, në mënyrë që të parandalohet infektimi i rrënjës së qimeve. Qimet e zonës intime duhet të largohen në drejtim të rritjes së tyre, e jo në drejtim të kundërt.

Ujërat me alkool japin erë të keqe në gojë

Disa njerëz përdorin ujëra të ndryshme me alkool, për largimin e erës së keqe nga goja, por një gjë e tillë vetëm sa e keqëson gjendjen edhe më shumë. Ajo që duhet të bëni është që të pini ujë rregullisht, por edhe ujë me dyoksid të klorit. Përtypja e perimeve të pasura me oksigjen, si p.sh selino dhe majdanoz, po ashtu është e dobishme për largimin e erës së keqe të gojës. Nëse edhe kjo nuk ndihmon, atëherë shkoni te mjeku.

Hudhra kundër lythave të duarve

Nëse keni lytha në duar, duhet ta merrni një thelb hudhre dhe t'i fërkoni lythat me të. Nëse lytha nuk largohet pas një kohe të caktuar, atëherë duhet të shkoni te mjeku.

Venat e zgjeruara
Paraqitja e venave të zgjeruara mund të jetë trashëguese, por mund të shkaktohet edhe nga shtatzënësia apo lëndimet e ndryshme. Kremrat e gështenjës së egër vetëm e përmirësojnë gjendjen përkohësisht, kurse mjekimi i vetëm i venave të zgjeruara është operacioni. Por, ju mund të ndërmerrni masa për parandalimin e venave të zgjeruara, si p.sh nuk duhet të mbathni këpucë të ngushta, nuk duhet të vishni rroba të ngushta në bel, apo këmbë, duhet të ushtroni rregullisht dhe të mos uleni këmbëkryq.

Djersitja e tepërt​

Prirja për djersitje të tepërt mund të paraqitet në çdo moshë. Por, gjithmonë duhet këshilluar mjeku, për të evituar çrregullimet e gjëndrës tiroide, çrregullimet e glikemisë, etj. Kohëve të fundit është duke u aplikuar injektimi i botoksit, që i paralizon gjëndrat e djersës për disa muaj.

Kosovasot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top