Love
βeℓℓe â๓e
Pranë Shën Gjinit (në grykëderdhjen e Drinit) gjenden eko-sisteme të shkëlqyera natyrore të vlefshme për eko – turizmin.
Disa kilometra në jug të Shkodrës ndodhet qyteti i Lezhës, (gjithashtu një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë) i përmendur për herë të parë në vitin 835 me emrin Lisus. Në vitin 1398(pas ndërtimit të kalasë në kodër) qyteti ishte në dorë të familjes feudale të Lekë Dukagjinit dhe më pas ra nën sundimin e Venedikut.
Një ndër ngjarjet historike për Lezhën dhe për gjithë Shqipërinë është “ Kuvendi i Lezhës” i mbajtur në 2 Mars 1444 nën udhëheqjen e Skënderbeut, i cili krijoi lidhjen e principatave shqiptare kundër rrezikut osman.
Objektet kryesore për t’u vizituar në qytetin e Lezhës janë Memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut , i cili u varros në katedralen e Shën Kollit në Lezhë në 1468, si dhe kalaja e Lezhës, e ngritur në një kodër 186 metra të lartë, themelet e së cilës datojnë në periudhën Ilire.
Objekte interesante brenda kalasë janë rrënojat e periudhës osmane, xhamia, harku romak dhe kulla ilire. Pranë qytetit ndodhet plazhi ranor i Shën Gjinit rrëzë malit të Rencit, me 200-300 ditë diell në vit.
Pranë Shën Gjinit (në grykëderdhjen e Drinit) gjenden eko-sisteme të shkëlqyera natyrore të vlefshme për eko – turizmin. Këtu gjendet sistemi i pasur lagunor i Kune –Vainit, me 70 lloje shpendësh , 22 lloje rreptilesh , 6 lloje amfibesh , 23 lloje gjitarësh. Një prej surprizave më të këndshme është ishulli ranor i Kunes me siperfaqe 125 hektarë, i cili në varësi të prurjeve kthehet hera herës në gadishull.
Kune është e mbuluar me një bimësi të dendur higrofile.
Këtu rriten 227 lloje bimësh dhe është një vend i volitshëm për folezimin e shpendëve dhe observimin e tyre.
living.al