Të thënat dhe të pathënat e jetës në çift

Love

βeℓℓe â๓e
Lidhjet e dashurisë…

Së shpejti do të publikohet libri me të gjithë elementët e jetës bashkëshortore. Titullohet “The Normal Bar” dhe është përmbledhja e parë që analizon marrëdhëniet nga pikëpamja e tradhtisë


201108-omag-couple-annoyed-600x411-320x219.jpg


Mërzitje, pasion, arratisje prej rutinës së përditshme. اdo njeri në botë tradhton. ثshtë e kotë të hiqet sikur nuk e ka bërë. Të gjithë betohen se nuk kanë tradhtuar ndonjëherë, por nuk ka dyshim që e kanë bërë, madje edhe janë tradhtuar një herë në jetë. Këtë e pohojnë edhe disa sociologë: Chrisanna, Pepper Schwartz dhe James Witte. Të tre janë bashkautorë të librit “The Normal Bar” që do të publikohet muajin e ardhshëm në Amerikë. Libri flet për lidhjet e dashurisë, tradhtitë dhe lidhjet e çiftit. Studiuesit kanë bërë disa sondazhe duke intervistuar mbi 100000 persona. Nga anketimet është vënë re se 33% e meshkujve dhe 19% e femrave kanë pohuar pa asnjë lloj problemi se kanë tradhtuar. Megjithatë, tradhtarët thonë se ekziston një ndryshim i madh mes të qenët i pabesë për një natë dhe përherë. 17% e femrave dhe 23% e meshkujve pohojnë se kanë tradhtuar vetëm një herë në jetë; 36% e femrave dhe 33% e meshkujve thotë se kanë tradhtuar nga dy deri në pesë herë ndërsa pjesa e mbetur, 40% thekson se tradhton vazhdimisht. Le të ndalemi pak këtu, sepse sipas specialistëve ka tradhti e tradhti; të dashur e të dashur! Edhe në këtë rast në librin “The Normal Bar” janë analizuar llojet e partnerëve jashtëmartesorë dhe vendet që favorizojnë “tradhtarin” e përhershëm.

E keqja është brenda

Këshilla e parë e autorëve është të bëni kujdes me rrethin tuaj miqësor. E dashura/i dashuri mund të hiqet si miku/mikesha juaj më e/i mirë në mënyrë që të mos e kuptoni dhe të shijojë pasionin ndërsa ju pini një koktejl në kuzhinë. Sipas studiuesve pothuajse gjysma e meshkujve (45%) dhe një e katërta e femrave (26%) ka tradhtuar të paktën një herë me një mik ose mikeshë të partnerit zyrtar, ndonëse 86% e personave të intervistuar mohon se është tërhequr nga rrethi miqësor partnerit.

Rikthimi i pasionit

Një shkak tjetër i tradhtisë është ritakimi me një ish të dashur. Të shohësh te sytë e tjetrit pasionin e rinisë është burim tradhtie për 32% të femrave dhe për 21% të meshkujve. Rreziku është më i madh për të tradhtuar kur një histori ka përfunduar para pesë vjetësh, sesa kur të dy kanë kaluar një moment të fortë pasioni.

Biznesi është biznes

Dihet që mundësitë më të mira për të tradhtuar të jepen kur je në udhëtim pune. Pak nga mërzitja dhe pak nga qejfi duket sikur udhëtimi i punës është kthyer në kthinë pasioni për 36% të meshkujve dhe 13% të femrave, pavarësisht ndjenjës së dashurisë që kanë për partnerin. Takimi me të dashurën e rastit mund të ndodhë në avion, aeroport ose në barin e hotelit. Se ç’ndodh më pas e merrni vetë me mend…

Ufff, sa jam mërzitur!

Një motiv tjetër që të shtyn drejt tradhtisë është venitja e pasionit në shtrat. Sipas specialistëve, pika e dobët e meshkujve është pikërisht krevati dhe kjo vihet re nga përqindja e lartë e meshkujve (71%) që tradhtojnë, sepse partneret nuk i kënaqin në shtrat. Përqindja e femrave që tradhton për të njëjtin motiv është më e ulët, 29%.

Tradhetia sjell hakmarrje

Shpeshherë tradhtohet edhe për t’u hakmarrë ndaj një gabimi të shokut ose partnerit. Pra jo domosdoshmërisht mund të hakmerresh për tradhti. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër.

Gjërat duhen thënë troç!

Shkaku kryesor i të gjitha tradhtive është pakënaqësia në shtrat. Kur dy persona në intimitet janë mirë, përqindja e tradhtisë është jashtëzakonisht e ulët. Jo më kot edhe studiuesit e vënë theksin këtu duke trumbetuar që rregullatori i çdo marrëdhënieje është se.ksi. Por duke qenë se jo të gjithë meshkujt janë si Roço Siffredi dhe jo të gjitha femrat ngjajnë me Sasha Grey shpesh jeta se.ksuale vendoset në plan të dytë, duke ia lënë të gjitha shtigjet hapur një personi tjetër.

Zemra nuk komandohet

Në fund janë ata që tradhtojnë, sepse të tillë e kanë natyrën, ose më saktë e kanë në gjak, (bëhet fjalë për 50% të meshkujve dhe 19% të femrave). ثshtë më e fortë se ata. Në qoftë se të dy partnerët tradhtojnë sistematikisht, nuk ka ndonjë problem, sepse në fund të fundit kompensojnë njëri-tjetrin. Por kur njëri shkon lule më lule siç bën bleta në pranverë dhe tjetri është besnik, atëherë tradhtari duhet të lutet ditë e natë që partneri/ja të mos e marrë vesh kurrë… Nuk është aspak e hijshme të kapesh “presh në dorë”!
Burimi: g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top