Të shpëtojmë Shqipërinë

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Të shpëtojmë Shqipërinë

07/01/2010

Mentor Kikia

“Të shpëtojmë mëmëdhenë” - të tilla thirrje atdhetare lëshoheshin në kohën kur vendi ynë ishte nën pushtimin osman dhe tek-tuk bulëzonin shoqatat patriotike që përpiqeshin të nxisnin popullin për luftë. Asokohe Shqipëria vërtet duhej shpëtuar nga osmanët, e më vonë, pas largimit të tyre, nga fqinjët që vrapuan të këpusin copa trojesh nga atdheu ynë, që sot rezulton të jetë i shpërndarë në katër shtete. Kjo tashmë i përket historisë dhe ajo nuk mund të zhbëhet më. Por mëmëdheu ynë, ai që administrohet nga shteti shqiptar, duket se ka sërish nevojë për t’u shpëtuar. Dhe, kësaj radhe ai nuk rrezikohet nga ndonjë pushtues i huaj dhe as nga fqinjët tanë, por akoma më keq, nga vetë ne shqiptarët. Përtej barrës së rëndë që bart ky konkluzion, faktet na thonë se e vërteta është kryekëput kështu.
Nga Brukseli, vijnë çdo ditë telegrame të ashpra për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga korrupsioni, ndikimi politik në drejtësi, shkalla e ulët e demokracisë, mungesa e bashkëpunimit politik etj. Por druajmë, se përpara se të jetë e kërcënuar nga korrupsioni e të tjera probleme si ai, Shqipëria jonë është e kërcënuar fizikisht si tokë, si territor, si vend i banueshëm. Dhe kjo është më e tmerrshme se kërcënimet që vijnë edhe nga diktaturat më të egra.
Për optimistët në qeverisje dhe të verbrit në opozitë, do të na duhet të rendisim disa argumente, jo për të justifikuar këtë konkluzion të rëndë, por për të dhënë një alarm, që duhet të na vërë të gjithëve në lëvizje.
Një pjesë e konsiderueshme e territorit të vendit tonë sot po përjeton një katastrofë natyrore, si pasojë e përmbytjeve. Të tilla situata kur më shumë e kur më pak, përsëriten thuajse çdo vit dhe jo vetëm në Lezhë e Shkodër. Lumenjtë e Shqipërisë, Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe çdo përrua në çdo fshat, janë bërë agresivë. Ata gërryejnë dhe çdo vit e mpakin tokën tonë duke e marrë me vete, e bashkë me të marrin edhe shtëpi, kasolle, prodhime bujqësore, biznese, rrugë e ura. اdo vit mijëra banesa përmbyten, mijëra familje dhe vetë qeveria paguajnë kosto financiare për shkak të dëmeve që pësojnë. Por çfarë ndodhi vallë që natyra u zemërua me ne? Përse lumenjtë u bënë agresivë, kur nuk ka qenë të tillë edhe në kohë reshjesh më të dendura?
-Bie shumë shi - thonë ata që janë, apo kanë qenë, në qeveri.
-Pasojë e korrupsionit - thonë ata që janë, apo kanë qenë në opozitë.

Mund të jetë edhe njëra edhe tjetra. Por më shumë se kaq, është hakmarrja e lumenjve për sjelljen tonë barbare. Dhe ky konkluzion nuk është aforfe gazetaresk, por thënë me plot gojën nga studiues që njohin çdo gur e shkurre të sistemit lumor shqiptar. Përgjatë dy dekadave, ne shkatërruam shtretërit e lumenjve duke u marrë jashtë çdo kriteri lëndën ndërtuese për të bërë pallate, pasi kjo ishte dhe është me koston më të lirë për kompanitë ndërtimore. Shkatërruam infrastrukturën mbrojtëse që ishte ndërtuar ndër vite dhe nuk lamë pemë në këmbë përgjatë luginave të tyre, që ishin mbjellë pikërisht për të frenuar erozionin. Shkatërruam diga e prita, bllokuam kolektorët e shkarkimit të ujërave, pushtuam e shndërruam në banesa deri edhe hidrovoret në zonat nën nivelin e detit, ndërtuam ku mundëm, në fusha, lugina, kanale, mbi puseta e në moçale, që thahen në verë e mbyten në dimër, pa pyetur fare për natyrën, detin, baticën dhe lumin. Dhe sot, ne, njerëzit që menduam se e mundëm natyrën duke e shkatërruar atë, vajtojmë para kamerave duke akuzuar qeverinë e duke kërkuar ndihmë.
Me një vrap të shfrenuar ne iu sulëm pyjeve, duke shkatërruar me zellin e një kolonizatori tërë pasurinë natyrore, duke mos kursyer as parqet kombëtare e duke mos mbjellë asnjë fidan në vend të tyre. Dhe sot kërkojmë ndihmë kur anekënd vendit, toka na rrëshket nën këmbë si pasojë e erozionit, duke marrë me vete shtëpitë dhe kasollet e bagëtive e duke prodhuar çdo vit të pastrehë dhe kosto financiare për shtetin. Katastrofat natyrore janë të paparashikuara dhe ato do t’i paguajmë kur të na godasin, aq më shumë tani që natyra po bëhet gjithnjë e më kapriçioze. Por, për fat të keq, ne jemi duke përballuar aktualisht me katastrofa të nxitura nga vetë dora jonë dhe kjo nuk duhet të tolerohet më.
E gjendur në çark, qeveria premton sot se do të dëmshpërblejë banorët e prekur. Por përmbytje do të ketë sërish vitin tjetër, edhe në Lezhë, në Durrës, në Seman, në Fier, në Vlorë e kudo. A mos vallë qeveria duhet të akordojë një buxhet të përvitshëm për të zhdëmtuar të përmbyturit? A mos vallë gjysma e shqiptarëve duhet të paguajnë taksa për t’u blerë orenditë çdo vit njerëzve që u përmbyten shtëpitë nga lumenjtë apo baticat detare?
Nuk është kurrë kjo zgjidhja. Për të shpëtuar ne duhet të ulemi e të bëjmë paqe me natyrën, të gjithë pa dallim, në mal e në fushë, në qytet e në fshat dhe të nisim punën për të riparuar ç’të mundemi nga ajo që kemi dëmtuar. Qeveria duhet të ndalojë shkatërrimin e mëtejshëm të lumenjve, pyjeve e tokës dhe të ndalë ndërtimet pa leje në qytete e fshatra. Për të shpëtuar nga katastrofat, qeveria dhe politika në tërësi, me urgjencë, duhet të ulet e të hapë librat e studiuesve, për të mësuar se çfarë e pret në të ardhmen atdheun tonë në këtë drejtim.
Dhe, nëse të tillë studime nuk ka, në vend që t’u blejë lavatriçet të përmbyturve, qeveria duhet të financojë kërkimin shkencor dhe të vërë në punë studiuesit, të cilët i flaku në rrugë, për të mësuar se ku do të përplasen dallgët e detit në vitin 2030 e në vitin 2050, kur akullnajat të kenë shkrirë të gjitha dhe niveli i detit të jetë rritur. Qeveria e Ishujve Maldive po kërkon të blejë tokë për ta ndërtuar shtetin në një tjetër vend, pasi ishujt në vitin 2050 do të përmbyten.
Holanda e Danimarka planifikojnë çdo vit prita e diga të reja për t’i shpëtuar detit. Ndërsa në Shqipëri, asnjë qeveri deri tani nuk është konsultuar me shkencën për të ardhmen e vendit. Nuk është bërë dhe pak gjasë ka të bëhet kjo, derisa si mazhoranca ashtu dhe opozita mendojnë se ky vend qeveriset vetëm me mitingje në sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri ynë tha të martën se ne jemi në buzë katastrofe. Por katastrofa jonë është shumë më e madhe se ajo e një stine me reshje. Në këto kushte nuk duhen shpëtuar vetëm banorët e një fshati, por ky vend ka nevojë serioze për t’u shpëtuar i tëri.
Ndryshe, nëse vazhdojmë të sillemi ende kështu me tokën tonë, nuk do të jetë e largët dita, që kur ta shikojmë fushën të pushtuar nga lumenjtë dhe deti, ashtu si hebrenjtë në kodrat e thata të Rripit të Gazës, të bredhim maleve për të kërkuar vend ku të ngulim një çadër. Por atëherë do të jetë vërtet vonë dhe askush nuk do të ketë mundësi të na vijë më në ndihmë, as shkenca e as Zoti.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Dhe ne kerkojme ndihme.........shkaterruam.............. shkaterruam
Haron zoteria qe edhe ne USA te ishte kjo ''liri'' qe pati shqiperia per 20 vjet njerezit te njejten gje do te benin,shkaterronin, shkaterronin,pra fajtore mbeten prape dhe prape politikanet.Megjithate te gjitha vendet kane nga nje fatkeqesi natyrore qe i godet gjithmone,termete, vullkane,tsunami,zjarre,uragane, shqiperia nuk ka asnje nga keto por ka nje fatkeqesi me te madhe shqiperia ka shqiptaret
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Shqiperia dhe shqiptaret sot kan problem me ujin dhe vershimet. Te gjitha te tjerat edhe po te jene te verteta nuk ja vlen te merremi me to, sepse sot primare jane jetet e njeresve te cilat nuk paguhen me asnje cmim. Nje grup ekspertesh me mjete te tyre sote udhetuan ne ndihme Shqiperise.
Komuna e Gjakoves ndau 10.000 euro dhe u shpreh e gatshme duke lene deren hapur.:gjujpeshk:
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Shqiperia dhe shqiptaret sot kan problem me ujin dhe vershimet. Te gjitha te tjerat edhe po te jene te verteta nuk ja vlen te merremi me to, sepse sot primare jane jetet e njeresve te cilat nuk paguhen me asnje cmim. Nje grup ekspertesh me mjete te tyre sote udhetuan ne ndihme Shqiperise.
Komuna e Gjakoves ndau 10.000 euro dhe u shpreh e gatshme duke lene deren hapur.:gjujpeshk:

Mire qe kemi ekspertet ketej dhe andej kufirit sepse nuk do ja dilnim dot,po thuaj te shkojne tani te heqin nje valle si indianet qe luten per te rene shi, keta te shkojne te luten mos bjere me, mbase na len rehat me kaq.Te shpresojme per me te miren.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

eshte per te ardhure vertet keqe per te gjithe ata qe ndodhen ne kete situate dhe aqe me keqe per nje vend te varfer si ky i joni

por kame dhe dyshimet e mia se askush nuk do i mbaje pergjigjesit dhe shume njerez qe pritet te ndihmojne te lenduarit do abuzojne rende ,sic kane bere gjithmone,dhe qytetaret mbasi gjendja do jete normalizuar do ndodhen vetem pa asnje mbeshtetje(pervec opozites qe qe mundohet te shfrytezoje situaten per ndonje karrike)nga shteti ashtu sic jane akoma victimat e gerdecit dhe ato te termetit ne diber

pergjigjesin e kane dhe vete populli qe mundohen te gllaberojne cte mundin pa pyetur per pasojat

pastaj a e keni pare DRITAN PRIFTIN (MIN EKONOMISE DHE ENEGJITIKES)qe vetem nga mynyra sesi flet dhe qendron neper emisione apo intervista ta neverit
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Une po percjell ngjarjen me aq sa po mundem me plot shqetesim. Eshte e vertete se situata eshte e rende por akoma eshte nen kontroll. Po shofet edhe mundi qe po bejne te gjitha instancat me gjithe situaten e rende. Deri me tash perkunder veshtiresive situata po menaxhohet andaj une them se paniku per momentin eshte i panevojshem. Kemi dhe mundemi akoma gjera tjera per te bere. Jane momente kur solidariteti mes vete eshte me se i nevojshme dhe them se nuk do te mungoje dhe ne keso raste cdo person fizik apo juridik munde te beje nje hape drejt ndihmes.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Situata eshte padyshim teper shqetesuese.

Ju falenderoj per kete artikull te mrekullueshem qe keni shkruar. Per mendimin tim eshte shume i plotesuar pasi perben edhe pasionit per te diskutuar per c'eshtjen ne fjale por edhe njohurite per te argumentuar logjikshem, bindshem dhe fuqishem.

"është hakmarrja e lumenjve për sjelljen tonë barbare. Dhe ky konkluzion nuk është aforfe gazetaresk, por thënë me plot gojën nga studiues që njohin çdo gur e shkurre të sistemit lumor shqiptar."

- Kjo duhet ti thoje shume gjithe shqiptareve. Uroj qe shqiptaret te sensibilizohen per kete dhe te fillojne te mendojne dhe veprojne ndryshe. Kjo eshte shume shqetesuese por nuk eshte asgje krahasuar me nje katastrofe te mundeshme nese sjellja jone nuk ndryshon.

Po shikoja direkt disa TV shkodrane dhe disa foto qe kishin marr disa shoke prej shkodre. Ndoshta s'ja vlen qe te flas per vendndodhje specifike, por vertete qe niveli po rritet me ritme te frikshme dhe ka arritur aq lart sa s'mendohet te kete qene atje ndonjehere me perpara. Pazari i vjeter eshte tashme ne cak te permbytjes perbri kalase se Rozafatit.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kjo situate eshte pergatitur nga serbet, sikur edhe shembja e tunelit te Kalimashit...

Una para nje viti kam shkruar se " Do te behet hataja",

Kete qe po ndodh konsiderojeni fillim...
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Disa dite perpara se se Berisha i gezuar te deklaronte katastrofen une shkruajta;


Shqiptar, mos degjoni se c'fare thone ambasador e politikane te huaj. Per cdo fjale qe ata nxjerrin eshte e parapaguar me gjakun tuaj. Pikerisht sepse jeni genjyer edhe prej tyre tash gjendeni ne gjendjen e mjeruar te sotme.
Degjoni shqiptaret, degjoni veten tuaj! Tash ka ardhe fundi, pas saj eshte gremina.
Kur une dhe nje pakice luftuam per 20 vjete vazhdimin e komunizmit dhe antishqiptarizmit ne Shqiperi, juve na late vetem. Juve na late vetem nga padija por edhe me shpresen se duke vepruar ne kete menyre juve do te siguronit kotheren e bukes.
Juve e siguruat kotheren e bukes duke vepruar ne kete menyre, por kjo nuk ishte mjaft. Antishqiptaret dhe te huajt ju kerkuan dinjitetin tuaj ne kembim te kotheres se bukes dhe juve e shitet ate, por edhe kjo nuk ishte mjaft.
Juve ju kerkuan idenditetin kombetar ne shkembim te kotheres se bukes dhe nje shumice tuaja e shkembeu.
Tash kur juve i keni shitur te gjitha, nderin, dinjitetin, idenditetin ju a morren edhe kotheren e bukes dhe po ju a marrin edhe trojet etnike shqiptare duke ju peshtyre edhe ne fytyre ne mesin e dites me Diell.
Tash juve shqiptar jeni te egersuar, pa buke pa dinjitet... dhe situata eshte shendruar shperthyese.
Ajo do te shpertheje dhe juve do te rreagoni ashper sepse juve sot nuk keni se c'fare te humbini. Juve jeni sot te humburit e medhenj ndaj juve pritet te shpertheni.
Gjate ketij procesi qe pritet te ndodhe tregohuni te mencur (shpresoj te keni nxjerre mesime), tregohuni, kuroajoz, dinjitoz.
Mbrojeni veten tuaj, familjen tuaj, vendbanimin tuaj, Shqiperine tuaj!
Petrit Kola
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kjo situate eshte pergatitur nga serbet, sikur edhe shembja e tunelit te Kalimashit...

Una para nje viti kam shkruar se " Do te behet hataja",

Kete qe po ndodh konsiderojeni fillim...

Ne c'fare bazoheni per kete qe thoni?
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kjo situate eshte pergatitur nga serbet, sikur edhe shembja e tunelit te Kalimashit...

Una para nje viti kam shkruar se " Do te behet hataja",

Kete qe po ndodh konsiderojeni fillim...

Ne Shqiperi nuk do behet fare hataja, madje, ajo eshte me e forte se kurre. Kjo cfare po ndodhe eshte nje situate vershimi per te cilen pajtohemi te gjithe, por, te thuren thashetheme rreth saj kjo eshte e patolerueshme. Dikush ne vend qe te shkoje atje ku qeveria me popullaten po bejne te pamunduren per te shpetuar cdo pellembe toke dikush jo vetem qe po saboton por edhe po i hudhe benzine zjarrit. Pastaj mos e degdisni muhabetin kot se koti. Kush ka percjelle ngjarjet e fund vitit dhe fillim vitit si pasoje e vershimeve kete vite kan pasur pasoja edhe me njeres shtete shume me te forta se Shqiperia perfshire ketu: SHBA, Cekia, Turqia dhe shume shtete tjera.

Deri mbreme ne Shqiperi jan permbytur rreth 9000 hektar, dhe, situata eshte shume mire e menaxhuar dhe nen kontrolle, madje Kryeministri ka vene alarmin ne prage te gjendjes se jashtzakonshme. Ca kukuvajka qe kukasin dite e nate dhe ndjellin te zezen per Shqiperin, madje duke bere kerkesa ogurzeza e banale per te hapur Prokuroria Shqiptare hetimet per reshjet, kane harruar se ne vitin 2004, kur qeverisnin keto kukuvajka ishin permbytur mbi 30 mije hektare toke. Duke pare keto kukuvajka dhe qyqe nate se qeveria po bene te pamunduren per te mbajtur situaten nen kontrolle, ne pamundesi qe te bejen gje dhe ne joguximshmeri per tu gjendur prane popullates, kan filluar krrokatjet e tyre se qeveria duhet menjeher te filloje te shperndaje demshperblimin. Kesaj si thuhet ndryshe veq se injorance e skajshme.

Une jam qe nese ka patur edhe nje trohe gisht njeriu ne kete tragjedi te vehet para drejtesise, ama, sot situata e kerkon qe te ndalim vajin, thirrjet ogurzeza, zerat e qyqes dhe ti therrasim arsyes, ti forcojme radhet se njerezia e pafajshme ka drejtuar duart nga qielli e syt nga ne dhe kerkon shpetim. :gjujpeshk:
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kjo qe po ndodh sot ne Shqiperi, eshte shkeputur nga libri i UDB-se kushtuar asaj.

Sa per prokurorine mos u shqetso ajo eshte vegel e klanit antishqiptar.



Friday, November 30, 2007
Enderuara Ina Rama!

Mora vesh se te bene Prokurore te Pergjithshme dhe thashe te te shkruaja nja dy gisht leter. Do te thuash ti se cili jam une qe katranos te bardhen me te zeze? Petrit Kola me quajne. Zetorist ne kohe paqe dhe mbushes topi ne kohe lufte jam. Vendbanimi im eshte ne autobuz, si ne kohe paqe dhe ne kohe lufte. Do ti me e forta...? Me autobuzin tim te ngjyrosur ne te verdhe sic bejne amerikanet me autobuzat e shkollave, vajta ne Dardani ne kohen e luftes dhe ne linjen e zjarrit topat e tankut serb qe leviznin me naften e furnizuar nga Sali Berisha nuk me goditen dot. He ke pare ti moj? Me autobus te verdhe te vesh ne lufte dhe te vish prej andej pa asnje xham te ciflosur? Cudi e..., per mua te pakten?
Cudi me e madhe nga ato qe kam bere une ne luften e Dardanise me autobuzin tim te verdhe duken pretendimet e tua se do na i rregullosh Shqiperine dhe do na i besh fringo fare. Te them te drejten mua nuk mu mbush mendja ndaj vendosa te zhgaravite kete leter. Po mire moj Ina Rama, juve jeni e zgjedhura e atyre njerezve qe jo vetem kane vendosur te shkaterrojne shtetin shqiptar por edhe te zhdukin shqiptaret si komb. Ti si thua moj Ina ata te vune ty ne krye per ti rene atyre kokes apo per ti sherbyer atyre dhe padronave te tyre? He si thua, sikur nuk vene ato deklaratat e tua se jeni e pavarur dhe pallavra te tjera...? Nejse, mua nuk ma mbush dote mendjen. Po ajo puna e te shtririt ne darke civiliste dhe ne mengjez kur u cove nga gjumi u deklarove penaliste, si qendron? A nuk eshte ky muhabet mungese sinqeriteti? Si thua ti, a na jepni juve ndonje shance qe t'ju besojme?

Shikome punen dhe jo gunen do te thuash ti Ina.
Ne rregull moj Ina, e pranoje teoremen tuaj te punes dhe te gunes...
Ndiq penalisht Fatos Nanon, ndiq penalisht kriminelat qe bene pazar me eshtrat e civileve ne Permet dhe une do ti marre mbrapsht te gjitha dyshimet e mija.

Sinqerisht,
Petrit Kola
Ne keto momente duke dale nga autobuzi im i verdhe.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kjo qe po ndodh sot ne Shqiperi, eshte shkeputur nga libri i UDB-se kushtuar asaj.
Sa per prokurorine mos u shqetso ajo eshte vegel e klanit antishqiptar.
Friday, November 30, 2007
Enderuara Ina Rama!
Mora vesh se te bene Prokurore te Pergjithshme dhe thashe te te shkruaja nja dy gisht leter. Do te thuash ti se cili jam une qe katranos te bardhen me te zeze? Petrit Kola me quajne. Zetorist ne kohe paqe dhe mbushes topi ne kohe lufte jam. Vendbanimi im eshte ne autobuz, si ne kohe paqe dhe ne kohe lufte. Do ti me e forta...? Me autobuzin tim te ngjyrosur ne te verdhe sic bejne amerikanet me autobuzat e shkollave, vajta ne Dardani ne kohen e luftes dhe ne linjen e zjarrit topat e tankut serb qe leviznin me naften e furnizuar nga Sali Berisha nuk me goditen dot. He ke pare ti moj? Me autobus te verdhe te vesh ne lufte dhe te vish prej andej pa asnje xham te ciflosur? Cudi e..., per mua te pakten?
Cudi me e madhe nga ato qe kam bere une ne luften e Dardanise me autobuzin tim te verdhe duken pretendimet e tua se do na i rregullosh Shqiperine dhe do na i besh fringo fare. Te them te drejten mua nuk mu mbush mendja ndaj vendosa te zhgaravite kete leter. Po mire moj Ina Rama, juve jeni e zgjedhura e atyre njerezve qe jo vetem kane vendosur te shkaterrojne shtetin shqiptar por edhe te zhdukin shqiptaret si komb. Ti si thua moj Ina ata te vune ty ne krye per ti rene atyre kokes apo per ti sherbyer atyre dhe padronave te tyre? He si thua, sikur nuk vene ato deklaratat e tua se jeni e pavarur dhe pallavra te tjera...? Nejse, mua nuk ma mbush dote mendjen. Po ajo puna e te shtririt ne darke civiliste dhe ne mengjez kur u cove nga gjumi u deklarove penaliste, si qendron? A nuk eshte ky muhabet mungese sinqeriteti? Si thua ti, a na jepni juve ndonje shance qe t'ju besojme?

Shikome punen dhe jo gunen do te thuash ti Ina.
Ne rregull moj Ina, e pranoje teoremen tuaj te punes dhe te gunes...
Ndiq penalisht Fatos Nanon, ndiq penalisht kriminelat qe bene pazar me eshtrat e civileve ne Permet dhe une do ti marre mbrapsht te gjitha dyshimet e mija.

Sinqerisht,
Petrit Kola
Ne keto momente duke dale nga autobuzi im i verdhe.

Kur te ngrihemi te gjith dhe te bojkotojme politiken dhe kelyshet e saj si te majte ashtu edhe te djathte vetm atehere do mund te humbasin keta individe fuqine dhe pushtetin e tyre. Pasi vet fakti se ti edhe une jemi ktu duke folur per keta individe duke u cirrur mbi pislliqet e tyre duke u dhene voten cdo kater vjet do te thote se JEMI NE QE U JAPIM PUSHTETIN ATYRE QE TE BEJNE CTE DUAN ME JETEN TONE!!!!!
FAJIN E KEMI NE DHE JO ATA!!!
Duhet krijuar nje sistem i ri dhe nje ndergjegjsim i shtresave me te ulta te shoqerise, duhen gjetur menyra te reja te jetes edhe ne forma kooperativiste qe ketej nga perendimi po lulezojne co dite, qe te merren me zgjidhjen e problemeve!!

Zeitgeist: Addendum eshte nje dokumentar qe i jep shpjegime dhe zgjidhje shum problemeve. Ta keshilloj ta shohesh : Zeitgeist: Addendum

Egziston edhe nje Levizje Zeitgeist: The Zeitgeist Movement
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Konstatimet e artikullshkruesit jane mese te sakta.Mungesa e funksionimit te shtetit do te krijonte nje dite patjeter probleme te tilla ne shoqerine shqiptare.Korrupsioni qe ndodh ne zyrat e shtetit ku merren lejet e ndertimit apo qe kontrollojne objektet qe ndertohen patjeter qe po i demton dyfish ata persona te cilet kane zene troje dhe kane ndertuar me leje apo pa leje ne vende te papershtateshme per banim.Nuk me vjen mire per fatkeqsine e tyre,por njeriu duhet te mendohet mire kur vendos per te bere shtepi.Sthone kot qe shtepija njehere ndertohet.E dikush duhet te pergjigjet per keto deme te shkaktuara qe ne ditet e ardheshme priten te jene me te medha.Dimri porsa ka hyre dhe reshjet tani kane intensitetin me te madh.Te gjithe e kuptojme se kjo fatkeqesi do ti kishte demet me te reduktuara nese liqenet e kaskades se drinit dhe hidrocentralet atje do te ishin futur ne pune qe dy muaj para.Megjithese basenet e hidrocentraleve ishin te tej mbushur qe ne muajin nentor aty nuk punohej me kapacitet te plote dhe ne shqiperi importohej energji elektrike.Perse ndodhte kjo?Sepse nepermjet tenderave te blerjes se kesaj energjie behen pazaret fitimprurese te qeveritareve tane.E tani keta qeveritare krekosen tani se hidrocentralet punojne me kapacitetin e tyre te plote dhe se shqiperia po eksporton energji elektrike me ne fund pas nje periudhe importi.Mire po uji i drinit vershon jo vetem nga tubat e shkarkimit te turbinave qe punojne por edhe nga portat anesore te sigurise se digave duke permbytur dhe shkaterruar cgjen para.Pasojat e kesaj katastrofe po i vuan populli e qeveritaret po mundohen te lajne duart nga pergjegjesia si Pons Pilati per keq menaxhimin e situates hidrike te hidrocentralet e ngritur pergjate kaskades se drinit.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Qyteti i Gjakoves, ka hape dyert per te pastrehet e Shkodres! :gjujpeshk:
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kur te ngrihemi te gjith dhe te bojkotojme politiken dhe kelyshet e saj si te majte ashtu edhe te djathte vetm atehere do mund te humbasin keta individe fuqine dhe pushtetin e tyre. Pasi vet fakti se ti edhe une jemi ktu duke folur per keta individe duke u cirrur mbi pislliqet e tyre duke u dhene voten cdo kater vjet do te thote se JEMI NE QE U JAPIM PUSHTETIN ATYRE QE TE BEJNE CTE DUAN ME JETEN TONE!!!!!
FAJIN E KEMI NE DHE JO ATA!!!
Duhet krijuar nje sistem i ri dhe nje ndergjegjsim i shtresave me te ulta te shoqerise, duhen gjetur menyra te reja te jetes edhe ne forma kooperativiste qe ketej nga perendimi po lulezojne co dite, qe te merren me zgjidhjen e problemeve!!

Zeitgeist: Addendum eshte nje dokumentar qe i jep shpjegime dhe zgjidhje shum problemeve. Ta keshilloj ta shohesh : Zeitgeist: Addendum

Egziston edhe nje Levizje Zeitgeist: The Zeitgeist Movement



Une e kame pare ate filem dhe shume te tjera...

Sa i perket zgjdhjeve, ato kane qene gjithe kohes emerime nga serbi dhe greku, ndaj para zgjedhjeve une bera thirrje per bojkot total.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

kush ka qen nje poet qe thoshte nuk pushtohet shkodra me topa?

ja qe e pushtum shkodren e lezhen me uje ju lame me qizme e pa qizme tu hik maleve,

lol

nuk e mbyll digen e shkopetit ne lumin Mat pa paguar taks lezha dhe shkodra, lol
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Po cfare do bente Shqiperia sikur te mos ju kishte? Do lulezonte, padyshim se do lulezonte! Epo, llum Shqiperia qe ju ka pra!
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Jo, jo shqiptaret nuk duhet te luajn te paditurin.
Jo, jo shqiptaret nuk duhet te hiqen sikur u kapen ne befasi.
Jo, jo asgje nuk eshte e befasishme ne permbytjet e sotme. Cdo gje eshte bere dhe po behet sipas librave dhe manualeve serbe e greke kushtuar likujdimit te shqiptareve.
Qysh prej viteve 1990-te i kam njoftuar shqiptaret se programet e qeverive “shqiptare”, jane programet e akademise se skencave serbe e greke.

Permbytjet katastrofike te diteve te sotme nuk jane gje tjeter por vecse nje faqe nga libri i UDB-se kushtuar Shqiperise, vene ne jete ne teatrin 20 vjecar ne Shqiperi.
Tashme jemi ne faqet e fundit te librit te UDB-se dhe ashtu sic pritet ne fund te atij libri shqiptaret likujdohen. Pikerisht kjo po ndodh sot ne Shqiperi. Koperimi i autoreve serb e grek me aktoret (veglat) e tyre shqiptare, per hire te se vertetes me duhet te them se ka qene shume produktiv.
Sic theksova edhe me larte, kam 20 vjet qe i paralajmeroje dhe sterparalajmeroje shqiptaret per fatin e tyre te zi qe eshte rezervuar per ta, por cuditerisht ata vazhdojne te flene pavarsisht se uji i permbytjeve ka kapur katin e dyte te ndertesave qe ata i kane ngritur me shume munde e sakrifica.
Qysh para nje viti une kam shkruar “ Gjendje lufte”, “Do te behet hataja”… Para pak muajsh bera thirrjen “Asnje ne votime!”… dhe vetem para pese ditesh se te shperthente permbytja katastrofike une e bera shkrimin “SHPERTHIM”.
Cdo gje ndodhi ashtu sic e parashikova une. Hataja u be, jemi ne prag te gjendjes se luftes, maskarada e votimeve eshte e qarte per te gjithe dhe pritet qe digat e hidrocentraleve ti shperthejne.
Katastrofes serbet duan ti japin ngjyrim gjithe shqiptar, ndaj Sali Berisha e Hashim Thaci “inaguruan” tunelin katastrofik te Kalimashit te paperfunduar. Sot serbet kane derguar ne Shqiperi disa sharlatan nga FV me pese cope gomone qe te “zbrapsin” katastrofen e llogaritur njerezore prembytese.
Sot trojet shqiptare nuk kane nevoje per keta spiun e sharlatana por per shqiptar te vertet, kudo qe ata te ndodhen. Keta sharlatana e spiun na vine me breket e kolonel Janullatosit qe Europa ja ka vendosur si flamur e ne vend te armeve kane rrokur disa lopata.
Trojet shqiptare kane nevoje per trima e patriota te vertet, por a kemi ndonje prej tyre midis nesh, apo kjo specie eshte zhdukur perfundimisht?!!!
Une nuk e di se c’fare do te bejne lepujt dhe pulat e lagura, por une ate qe do te me prmbyste qellimisht familjen, shtepine, pronen, familjarisht do ti kisha sperkatur me benzine dhe pasi ti kasha lidhur nje gure ne qafe do ti flakja ne ujrat qe kane permbytur Vendin.
E c’fare zgjidhje tjeter na ka mbetur kur gjithe politika, shteti, gjyqesori, media jane kapur nga agjenturat serbe e greke dhe veglat e tyre?
Te shohim se cdo te ndodhi…? Parashikimi eshte per dite sterre te zeza.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

shume mire jua beri sala me zhozin shkodraneve se e dine qe perseri ata do votojne sikur dhe neser te behen zgjedhjet,vetem llogarite e tyre te fryhen

sipas kokes na i kane vene festet politikanet tane


e di qe ky koment eshte i ashper per situaten por nga te gjithe specialistet qe dhe kane dhene kontributin ne ndertimin e ketyre veprave dalin ne konkluzionin se faji eshte njerzor
dhe ne shqiperi kemi 20 vjet qe nuk denohet njeri ndersa fajtoret perseri mbajne karrike e tyre apo bredhin neper buzuqet dhe kazinot e botes me leket e vjedhura
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Sot serbet kane derguar ne Shqiperi disa sharlatan nga FV me pese cope gomone qe te “zbrapsin” katastrofen e llogaritur njerezore prembytese.

Kush ka guximin ti quaj dore serbe dhe sharlatan cunat specialist qe po i dalin Shqiperise zot ne keto dite te veshtira.
Sharlatan mund ta quash veten e gjithashtu mua, por, edhe ca tjere ketej qe fshehur prapa nje ekrani llafosemi kot se koti por ti quash sharlatan cunat qe ne therritjen e atdheut te shqiptareve per ti dal zot u gjenden ne gatishmeri eshte me shume se injorance. :lexim:
Pra ta ndalojme kete lufte psikologjike kukuvajkash se Shqiperia nuk shembet jo. Ajo ka kaluar situata edhe me te renda dhe sot eshte me e forte se kurre. Ti themo njeher e mire stop zerave dashakeqas, lutjeve ogurzeza te ca analisteve te vetshpallur si ato troet dhe truqet e turpshme te TCH e cila kishte mbledhur ca femije te gjore Rom qe qeveria i kishte sistemuar ne hotel, duke i detyruar te klithnin para kamerave:..Duam buke''. Turpi nuk ka brire. Une ju beje thirrje te dilni jasht levozhgave ku jeni futur dhe shikoni fqinjet per rreth. Edhe ata jane ne situata te renda vershimi por jan mobilizuar burra e gra me nga nje thes zalle e dhe ne duar per te ndertuar mure mbrojtse. E ne ketu hapim syt per mesysh e leshojme krrokama uluritese e lutje thirrese per te shembur Shqiperine. :gjujpeshk: Kot e keni Shqiperia pas kesaj do dali me e forte se kurre.
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kush do qe nuk pranon flamurin shqiptar eshte ose sharlatan ose antishqiptar. Filloje nga Sejdiu, Thaci...

Permbytjet ne Shqiperi jane te kalkuluara nga dora e njeriut...

Vetem ne fund ju aprovoje. Shqiperia do te dali e forte, por se si dhe nga kush?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Me hapje te kutive te votimit (do te dali grabitja e votave) apo edhe me mos hapje (protesta, demostrata, varferi) do te dalim tek Qeveria Teknike, te cilen une e parashikova qysh para vjedhjeve te Qershorit.

Qeveri Teknike, qe te shpetoje Shqiperia!
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

Po, po gjithsesi te ngrihemi, ti djegim votat, ti veme zjarrin se ka perparuar ca, pastaj qeveri teknike, ....zgjedhje, numrin votash, mospranim, qelje dhe eprdhosje vote djegje e kshtu e kshtu me radhe......:lexim::lexim:nuk shpetohet Shqiperia me partizanlleqe. Shqiperine e shpeton vetem qytetaria shqiptare dhe shtresa e mesme qe akoma po vezhgon :ciaoo:
 
Titulli: Të shpëtojmë Shqipërinë

sipas kësaj qe ju po thoni ne qenkemi antishqiptar qe po donim shtet ne qenkemi antishqiptar apo ? po te ishit ju kaq te flakte për shtet jua q sa po tregoheni ndryshe do ishin punët atje andej kufirit.ju kisha sygjeru qe kur te flisni për dike te mateni mire qfare po thoni i nderuar sepse ndosha ju del qe jeni me antishqiptar se ne këtej,përderisa populli ynë po vuan atje ne permbytje politikanet atje tani flasin për vota si nuk iu vie turp
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top