Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Arfenilla

Themelues i Forumit
Përdorimi i teknologjisë, kompjuterëve dhe celularëve të quajtur smartphone për t’u futur në rrjetet e ndryshme të internetit, fillimisht ka qenë nevojë e të rinjve për ta lehtësuar përditshmërinë në shumë aspekte, por tashmë një gjë e tillë është shndërruar në varësi, vlerësojnë disa të rinj të Kosovës.

f1_05smartphone1367742302.jpg

Në rubrikën e “VOX” të Radio Evropa e Lirë, ata theksojnë se kjo varësi, po i reflekton anët negative, jo vetëm në shpenzimin kohës së vlefshme, por edhe në raportet sociale ndërmjet të rinjve.

Arbër Mehmeti, student në Fakultetin e Shkencave Politike në Prishtinë, thotë se të rinjtë, në përditshmërinë e tyre, sot rrethohen nga teknologjia dhe interneti.

Sipas tij, ato shërbejnë për t’u informuar për studimet dhe materialet që u nevojiten për këtë qëllim. Por, për Arbërin, përdorimi i kësaj teknologjie mund të quhet nevojë vetëm deri në momentin kur ajo nuk shndërrohet në varësi dhe, sipas tij, një gjë e tillë tashmë po u ndodhë shumicës së të rinjve.

“Janë të varur prej celularëve, prej laptopëve. Në qoftë se edhe në kafene rri, në qoftë se edhe në ligjërata je, pa hyrë në telefon dhe pa shikuar se a ka ndonjë gjë të re, nuk po mund të shpëtojnë. Nuk po mund të ndahen, të paktën, për 3 ose 4 orë e të mos hyjnë. Shumicës iu duket - ndoshta po nisem edhe nga vetja - se janë mbetur mbrapa në ndonjë aspekt, por kjo është e tepërt”, konsideron Arbëri.

Mendim të ngjashëm ka edhe Dardana Sadiku, studente e Fakultetit të Arkitekturës, e cila thotë se fillimisht kjo teknologji ka shërbyer për të arritur deri tek idetë e reja gjatë studimeve, por tashmë ajo është shndërruar në, siç e quan ajo, pjesë të jetës.

“Më shumë është bërë si pjesë e jetës. Në fillim ka qenë vetëm si nevojë, por me kalimin e kohës është bërë edhe si varësi. Për shembull, në lokale, kur ulemi, nuk kemi nevojë të hyjmë në internet, por thjesht, është një instinkt që të shtyn të hysh e të shohësh çka ka, çka ka ndodhur, a ka diçka të re. Nganjëherë më largon edhe prej mësimit, më humb kohë, duke thënë, hajt edhe pak, edhe pak...”, pohon Dardana.

Arti Mahalla, nxënës i shkollës së mesme, shpreh mendimin se më shumë varësi kanë krijuar celularët, për faktin se ata mund t’i kesh me vete ngado.

“Faktikisht, mendoj se është bërë varësi (celulari), sepse ai mund të hyjë edhe me një kompjuter të thjeshtë në Facebook, për shembull. Mirëpo, pasi që i ka mundësitë, shkon e merr atë telefon, për shkak të asaj varësie dhe dëshirës së madhe, që faktikisht ndoshta është luks - ai telefon i bëhet varësi. Pastaj, rrjetet sociale, ato mund të shndërrohen në varësi në vete, pa telefon fare, Facebook-u etj.”, shprehet Arti.

Por, sa mund të jetë i varur nga celulari smartphone një i ri, Labinot Hasani, student në Fakultetin e Arteve Aplikative, merr shembull veten.

“Personalisht, më ka ndodhur që telefonin e kam pasur pa bateri dhe më ka krijuar kompleks, ku është telefoni, pse nuk po bën, kisha kontrolluar në internet etj. Më shumë duket si varësi. Ajo të ngjitet dhe nuk hiqet fare”, thotë Labinoti.

Rita Kalaveshi, studente e Fakultetit të Arkitekturës vlerëson se smartphoni dhe kompjuteri janë nevojë, por edhe krijojnë varësi.

“Janë një ndihmë shumë e madhe. Ndoshta, në fillim janë zbuluar si nevojë, por mendoj se me kalimin e kohës, tashmë janë shndërruar në varësi. Mendoj që në mënyrë instiktive e nxjerr celularin dhe lidhem me internetin, pa pasur kurrë farë nevoje”, vlerëson Rita.

Valbona Berisha e quan edhe sëmundje, varësinë nga teknologjia që jep mundësinë e kyçjes në internet. Por, sipas saj, mund të jetohet edhe pa këtë teknologji.

“Normalisht se janë bërë edhe si varësi, sepse tash e kanë bërë edhe si lloj sëmundje, sepse njerëzit shumë po varen prej tyre. Domethënë, kur i thua dikujt se a mund të jetosh pa një telefon, thotë se nuk mund të jetoj. Shtrohet pyetja, çfarë kanë bërë njerëzit para neve ? Unë të gjitha i përdori, por nuk mund të them se nuk do të kisha mundur të jetoj pa ta”, thekson Valbona.

Por, ja se si e sheh këtë fenomen Erdin Janovali:

“Teknologjia është nevojë deri në një shkallë, sepse i plotëson shumë kërkesa. Disa edhe na duhen, sepse nuk kemi kohë për shumë gjëra që t’i hulumtojmë hap pas hapi, përderisa i kemi të gatshme në internet. Mirëpo, në njëfarë mënyre, ka kaluar edhe në varësi kohët e fundit. Rinia e humbin shumë kohën në to, duke përfshirë edhe veten, sepse nuk po flas vetëm në emër të tjerëve”.

“Duhet t’ia caktojmë vetes deri kur dhe sa kohë të harxhojmë në internet. Përndryshe, kalon në varësi dhe ka shans që edhe në të ardhmen t’ia shohim sherrin. Shumica e kohës shkon me smartphone, sa që mua shumë më pengon dhe ua them edhe shokëve haptas, që të paktën, kur të dalim, t’i mbajmë smartphone-t në xhepa. Por, nuk e di...”.

Edmond Boshnjaku, student i Fakultetit Teknik thotë se të rinjtë, të paktën kur gjenden në shoqëri me njëri-tjetrin, duhet t’i ikin virtualitetit dhe ta shfrytëzojnë kohën për komunikim dhe për të krijuar raporte shoqërore reale.

Me shaka, ai thotë se ekziston zgjidhja edhe për këto situata.

“Na ndodh, për shembull, të shkojmë në kafene, të pimë kafe dhe ai e nxjerr telefonin dhe po ashtu edhe unë. Hyjmë në Facebook, Twitter dhe rrjetet sociale. Rrimë ashtu dhe ndodhë që shkojnë 20 minuta pa folur me njëri-tjetrin, duke u marrë me gjëra tjera, me smartphone. Po e humb kuptimin kjo. Por, ka dalë edhe një lloj loje. Për shembull, kur dalin shoqëria, i vendosin të gjithë telefonat, një mbi një. Cili e kap i pari telefonin e tij, ai i paguan pijet. Kjo është zgjidhja e vetme”, tregon Edmondi ..koha..d
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Jane bere keta celularet e fundit me keq se droga. Vec me telefon ne dore i shikon njerezit ne cdo vend
rruges, lokale, restorante, dhe kur jane per te ngren aty me telefonin te gjithe..bahh
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Kan harru dhe te dashurat lol
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Nuk jane vetem te rinjte te mvarur nga telefonat celulare... ashtu ka ardhur koha sot, jane bere pjese e domosdoshme e jetes sone...
Une per vete psh. kur jam duke udhetuar vetem me tramvaj... me teper me pelqen te shoh, te lexoj ndonje lajm nga celulari sesa ti shoh fytyrat "jo te lumtura" te njerezve...
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Jane bere keta celularet e fundit me keq se droga. Vec me telefon ne dore i shikon njerezit ne cdo vend
rruges, lokale, restorante, dhe kur jane per te ngren aty me telefonin te gjithe..bahh

Eshte dicka shqetsuese kjo, sepse njerzit harojne te komunikojne me ne real...duke u fundosur ne virtual.
Kur je ne tavoline me dike, c'te duhet interneti?!

Plus qe me duket mungese edukate te rish te "lundrosh" ne vend qe ti ofrosh vemendje personave me te cilet ndodhesh...
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Une celularit tim 1 here ne vit ja dgjoj zilen lool :p...me shume rri gjith diten ne internet me te. Ves i keq na eshte be vallaj.
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Eshte dicka shqetsuese kjo, sepse njerzit harojne te komunikojne me ne real...duke u fundosur ne virtual.
Kur je ne tavoline me dike, c'te duhet interneti?!

Plus qe me duket mungese edukate te rish te "lundrosh" ne vend qe ti ofrosh vemendje personave me te cilet ndodhesh...

Eshte munges edukate por spo mendon me njeri sot se ca eshte me edukat apo jo..kedo qe shikoj une me telefona ne duar rrin,
sa nuk kane nge as te hane buke! Kam disa shoqe qe bejn keshtu..kur uleshim te hanin kjo merte telefonin...mund ti thuash nje here, dy
qe nuk perdoret. Po cti besh eshte bere nje varesi me keq se droga, alkooli.

Po harrojn njerezit te komunikojn ndoshta do e kuptojn por kur te jet shume vone..e u rroft teknologjia.
 
Nqs e ke mik/njeri te aferm mund ti terheqesh vemendjen, se ta lejon pozita.

Cdo varesi kurohet, nqs ai qe "vuan" e kupton qe ka nje problem, edhe ben dicka mos e kete me...
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Sa mir qe sjam i varur prej telefonave.Me del dhe tepron Nokia qe kam me butona pa touch ohoo rehati rehat :D
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Nqs e ke mik/njeri te aferm mund ti terheqesh vemendjen, se ta lejon pozita.

Cdo varesi kurohet, nqs ai qe "vuan" e kupton qe ka nje problem, edhe ben dicka mos e kete me...

Eshte e vertet si thua ti qe mund ti terheqesh vemendjen..por me shume se ti thuash "jemi ne tavoline lere telefonin.. "
cke ci ben tjeter. Kur dicka behet ves eshte veshtire ta heqesh ndaj dhe kjo varesia nga telefonat ska per tu hequr jo.

Nejse per ti folur i flas por nuk eshte se ngulitem e mos te shqitem me edhe pse ne fund te fundit pune per ta une jam ne
rregull per veten time. Lol.
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Me beri shume pershtypje kur isha ne Albania, vinin njerezit ne kafe apo restorant dhe sa te uleshin ne tavoline me telefona ne dore, as nuk flisnin mes njeri tjetrit.... per kshu rri me mire ne shpi ne rehatine tende,
Mungese Edukate.....
K'tu i perdor ne kohen e duhur , vendin e duhur, kshuqe nuk eshte edhe aq prb,
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Mse eshte thjesht nje 'mode' e cila do rezistoje nje periudhe . sic eshte bere me cdo gje tjeter e shpikur me perpara ne periudha te ndryshme kohore.

Edhe pse technologjia do rezistoje per nje kohe shume te gjate....por do shpikat dicka tjeter ndoshta ne te arddhmen sa kjo lloj technologjie do zbehet.
 
Ose do merziten njerzit nga telefonat, ose do qorohen e sdo kene me mundesi ti shikojne germat:p

Gjithsesi teknologjia nuk do zhduket, ajo ben hapa gjigande cdo dite per te mbajtur interesin e perdorueseve zgjuar... Keshtu qe ca shikojme sot, sdo krahesohet me ca do jete pas 10 vjetesh. Atehere, rezik sdo shikojme me njeri rrugeve:p
 
Titulli: Të rinjtë, të varur nga smartphone-t

Katastrof fare eshte bere, ka raste kur jemi 4-5 vet ne tavolin per kafe dhe te gjith syt te cel, harrojm fare se me ke jemi ulur,,,deri sa merzitet ndonjeri dhe vendos ndonje ligj .....i sh*r ai qe se fut celularin ne xhep :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top