Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Ceshtja e te dhenit te drejte te vetes apo tjetrit eshte dicka qe na shoqeron gjate gjithe dites, dhe gjate cdo aktiviteti tonin. Kjo dileme se kush ka te drejte, nuk ndodh vetem kur kemi 2 njerez perballe, por kjo mund te na ndodhe dhe me veten tone. Shpesh nje mendim apo vendim I jone eshte ndryshe nga cfare ne ndjejme ne realitet dhe e anasjellta. Ose shpesh kemi mendime te ndyshme per nje ceshtje te caktuar duke mos ditur se cila eshte e duhura. Situate e tille haset shpesh dhe ne nje cift. Si gruaja dhe burri duan te jene korrekt me ate qe thone dhe shpesh pretendojne se eshte pikerisht ai/ajo sakte dhe se eshte pikerisht pala tjeter qe spo e kupton te drejten qe partneri ka. Duke qene se gruaja eshte gjinia qe me se shumti eshte shtypur pergjate gjithe kohes, shpesh I jane mohuar te drejtat e saj, ka bere qe sot, ne kohet moderne, te dalin thenie nga me te ndryshmet vetem qe te tregojne se dhe gruaja ka autoritetin e saj, madje sot, ne kete kohe qe jetojme ajo ka me shume se te drejte se kushdo: Nje grua ka gjithmone te drejte dhe kur ajo gabon, ose martesa eshte nje marredhenie ku njeri eshte perher I sakte dhe pala tjeter eshte Burri. Situate e tille gjendet dhe ne ambjentet e punes, perhere ka konflikte ndermejt drejtoreve, staffit me drejtorin etj. E njejta situate eshte dhe ndermjet nje grupi shoqeror, ne momentin qe per nje teme te caktuar ka kundershti dhe pikpamje te ndryshme secili do mbroje iden e vet deri ne fund duke menduar se ka gjithmone te drejte. Nga ana tjeter ka shume vete te cilet e stimulojne mendimin individual, duke u munduar qe njeriu te krijoj nje lloj vetbesimi dhe te mos kete frike te thote hapur cfaredo qe mendon. Ka raste kur terheqja meret si dobesi dhe se ai qe terhiqet e kupton qe ka gabuar e me ne fund kundershtari fitoi.
Nje koncept te njejte e hasim dhe ne forume apo diskutime virtuale. Duke qene se rrjete te tilla kane ne thelb diskutimin midis anetareve dhe duke perfshire tema nga me te ndryshmet, debatet jane te paevitueshme, disa here me tone te lehta dhe disa here me tone te ashpra, ku ne shkruajme dhe shkruajme pa lexuar fare tjetrin. Dhe keshtu ndjenja e se patures drejte perher ose shumicen e rasteve e kemi verejtur te gjithe.
Si mendoni, a kemi ne edukate diskutimi nedebate? A eshte ndjenja e se patures te drejte perher shenje egocentrizmi tek nje individ? A eshte me e lehte te besosh se ti ke te drejte dhe ti drejtohesh tjetrit me fjalet: kapaciteti yt s’arrin tme kuptoj mua, apo te terhiqesh te lesh hapesire nenkuptimi se mund te jesh gabim dhe personi perball ka te drejte? Cila eshte menyra me e drejte? Ju personalisht cilen rruge keni me te lehte dhe ndiqni me se shumti?

Diskutim te mbare!

3d-small-people-discussion_gg55529242.jpg
 
Pe: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

E para njehere duhet kuptuar ca eshte egocentrizmi si dukuri psikologjike...E dyta ku zhvillohet me shume kjo dukuri?...E treta pse ka egocentrizem ne virtualitet??:)...
Po ti futesh thelle e thelle ketij muhabeti qe me duket pak si ''muhabet pa pare'' sic i themi ne anet e mia,cdo njeri eshte egocentrik ne vetvete,pasi cdo person ka nje ego,nje uni vetjake...Nese te mbash nje mendim tendin,ta argumentosh deri ne fund mendimin tend,ndoshta deri diku mos te vihesh ne vend te bashkebiseduesit sme duket egocentrizem...
Egocentrizmi si dukuri psikologjike eshte vete e personave kokeforte por edhe kembengules,por nuk duhet ngaterruar kembengulja me kokefortesine...Gjithsesi ne marredheniet me njerez te ndryshem,personat egocentrike jane ato qe mbajne vec mendimet e tyre e nuk ndryshojne,jane cik te ''hidhur'' ne gjuhe pasi thone realitetin,ose flasin me nje vrazhdesi pa llogaritur si ndihet tjetri...Nese e fusim sic thuhet ne shkrim ne marredhenien me partnerin atehere aty ska hajr,pasi marredhenia nuk ec kush eshte me i forti ne argumente por si ndihet edhe tjetri...Sic i thone asaj fjales : Se flet me shume sdo te thote qe ke te drejte,ne ate qe thua:)...
Nese e kapim ne kendveshtrimin se ku shfaqet kjo dukuri,kjo shfaqet me shume tek personat e vendosur,persona me karakter te forte(edhe pse kjo nuk eshte nje pjese qe tregon karakterin apo virtyt i njeriut)...
E per te ardhur tek pjesa e fundit ne virtualitet lol,se dija qe ka egocentrizem ne virtualitet,pasi te mbrosh idete e tua deri ne fund,te jesh kembengules ne ate qe thote sdo te thote te jesh egocentrik...Egocentrizmi nuk eshte me shkronja lol...
 
Pe: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


[video=youtube;fKbUF-iHW2g]http://www.youtube.com/watch?v=fKbUF-iHW2g[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Nje koncept te njejte e hasim dhe ne forume apo diskutime virtuale. Duke qene se rrjete te tilla kane ne thelb diskutimin midis anetareve dhe duke perfshire tema nga me te ndryshmet, debatet jane te paevitueshme, disa here me tone te lehta dhe disa here me tone te ashpra, ku ne shkruajme dhe shkruajme pa lexuar fare tjetrin. Dhe keshtu ndjenja e se patures drejte perher ose shumicen e rasteve e kemi verejtur te gjithe.
Si mendoni, a kemi ne edukate diskutimi nedebate? A eshte ndjenja e se patures te drejte perher shenje egocentrizmi tek nje individ?

Diskutim te mbare!

Tani thuajse e kemi diskutuar disa here kete ceshtje, madje ne tema te ndryshme, por e vecanta eshte se ketu keto xhevahire cfare diskutojme nuk i permbledhin mbrenda temes, por i shperndajne ne tema tufa-tufa, dhe konkluzioni perfundimtare gjithnje ngelet: Ta nisim nga fillimi.

E kam theksuar dhe e potencoje ne vazhdimesi se cdo gje e tepruar ka efekte toksike, pra edhe egoja e tepert ka te tilla efekte. Sa i perket debatit them se ne ceshtje virtuale (por edhe reale) ato do duhej te zhvilloheshin ne suaza te asaj ku secili meson nga njeri-tjetri ne ne perfundim fitohet nje mendim paksa me i perafert lidhur me ceshtjen qe debatohet.

Po aq sa eshte e rrezikshme ne nje debat te mire fillte teprimi i egocentrizmit po aq edhe ndoshta edhe me i rrezikshem eshte ceshtja e kalamanlleqeve. Ta psjegojme me radhe.

Per mua debatin e perbejne tre lloje debatuesish:

Debatuesi i llojit prind (ne kuptimin negativ) - Ketu perfshihet edhe egocentrizmi. Ky lloj debatuesi shtiret se gjithmon ka te drejte. Mundohet te qendroj mbi te tjeret dhe klith andej ketej se e verteta qendron vetem afer tij. Fatmiresisht ky lloj i debatuesit na paraqitet rralle.

Debatuesi i llojit i pjekur - Ketu perfshihet ata qe jane kembengules ne ate qe eshte e vertete. Jane degjues te mire ne radhe te pare. Jane analizues te mire ne radhe te dyte. Dhe ne radhe te trete kthjen pergjigjen e duhur te ndertuar mbi fakte dhe argumente qe qendrojne. Fatkeqesisht ky lloj i debatuesit na paraqitet rralle.

Debatuesi i llojit femije (kalama) - Ky eshte virusi i cdo debati. Ky eshte ngecja e ceshtjeve te debatuara. I zhurmshem, pa asnje lloj logjike mendimi por ne vazhdimesi (si femije qe eshte nen ndikimin e prindit) edhe ky kembetrokit ne menyre te vazhdueshme zakonisht dhe kryesisht per debatuesin prind. Por hove - hove keta lloj debatuesish luajn rolin e viktimave dhe sa dalin ne njeren ane dalin ne anen tjeter. Thjeshte jane mikroorganizmat shkaterrues te cdo debati. Fatkeqesisht ky lloj i debatuesit e gjejme me shumice thuajse cdo kund.
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Te mendosh gjithmon se ke te drejte eshte menyra se si te mbizoteroj mendimi yt ne cdo debat,si te fitosh cdo kundershtar
Qe ta besh kete duhet te harosh si eshte e verteta reale ose te pakten ta quash si nje ndodhi te rastit pa vlere dhe te bindesh te tjeret duke argumentuar se e verteta jote ehte ajo qe eshte e vetmja e vertet
Gjithe ky proces kerkon aftesi
Eshte menyra per te kenaqur egon tone,por ne te vertet cdo kush qe e ben brenda vetes njeh te verteten objektive
dhe ne shumcen e rasteve ate qe arrin te bej eshte te nervozoj te tjeret
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Të mendosh se ke të drejtë, kjo nuk nënkupton as se je gabim as
se je saktë dhe duket krejtësisht normale mendimi, sepse të njëjtën e mendon
edhe bashkëbiseduesi. Sikur pyetja të ishte pse njeriu nuk e sheh se është gabim,
atëherë është diçka tjetër.
Sidoqoftë, nëse të dy mendojnë se kanë të drejtë, teoritikisht njëri mund edhe të ketë
të drejtë. Por, kjo mê duket se nuk është problemi, por se "pse duhet nganjëherë
kjo e drejtë të mbrohet me forcë", ndoshta edhe me luftë, çka edhe shpesh
ndodh: niset me diskutim dhe përfundon me luftë.
Në anën tjetër, diskutimet në forume janë probleme ndër më të voglat.
Muar vesh, mirë, s'muar vesh fikë PC-në dhe bie në gjum dhe askujt asgjë, nuk
ka pasoja. Por në jetë reale kjo është problem shumë i madh. Kjo e drejtë
çon edhe deri në rrahje, ngatërresa, ndarje çiftesh, bile edhe luftëra në mes shteteve.
E gjithë kjo duke i dhënë të drejtë vetes. Dhe si zakonisht, i forti ka gjithmonë
të drejtë. Të vie në shtëpi tënde, ti jep ca flakaresha dhe duhesh t'i thuash të falemnderit.

Gjithashtu, të qenurit kokëfortë ose këmbëngulës nuk don të thot se njeriu nuk e ka mirë.
Varet nga natyra e njeriut. Disa, nervozohen më lehtë, por mund të kenë drejt, dikush
është i qetë dhe i urtë (dinak) por tëre kohën gabim.
Mandej pse njeriu nuk lëshon pe, mund të ketë edhe shumë arësye si: të meta psiqike,
narcist, egoist, inatçor, ziliqar, mendjemadh, nën ndikim të alkoolit, i paedukuarë etj. etj..

Kjo ishte sa i përket pse-së (arësyes) se pse ndodh kjo, por tani zgjidhja
si gjithëherë mbetet problemi. Kush i del në krye kësaj pune, jo një por
100 اmime Nobel meriton. Ia zgjidh një problem kyç njerëzimit!
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Se di une se kam vrare shume mendjen, kur kam te drejte kam, kur skam skam :D
P.s Soul sdhashe nej pergjigje kushedi se ca me duket lol
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Cdo njeri e din shum mir se jo cdo her ka te drejt ne ate se thot , ka nga ata se jo qe dorzohen por i japin te drejt te vertetes, e keqja qendron se ca tjera nuk dorzohen pamvarisht se e kuptojn shum mir se jan gabim por nuk dorzohen kjo eshte egoizem i keq madje do thoja un....... se duan te mburren me te pa drejten per te vetmen arsyje te mendojn tjert se jan qendra e botes dhe kan arrit kulmin me dituri!

Njeriu nuk eshte i persosur dhe si i till jo cdo her ka te drejten ca e bajn nga nxitimi e ca nga mos kujdesi ne ate se thon .I mequri thon meson nga koka e budallas fjal e popullit pra vetem budallaj mendon se cdo her ka te drejt dhe asnjher nuk gabon..
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

une i jap te drejte vetes deri sa tjetri te me mbushe mendjen me argumenta.... Nese ngul kembe edhe atehere do ishte nje budallek, sic thote edhe fjala e urte : marrija rrin e i zoti se le .
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Sigurisht qe te mendosh se gjithmone ke te drejte eshte dukuri egocentrizte. Nje person egocentrik eshte ai i cili nuk i intereson se cfar mendon tjetri, se si ndihet tjetri... ai gjithmon mbeshtetet ne pikpamjet e veta. Ktu do permendi edhe etnocentrizmin: psh. kur nje kulture te huaj e vlersojme, e kritikojme, duke u bazuar ne traditat e kultures tone. Egocentrizmi dhe etnocentrizmi na pengojne qe te njihemi me mendimet e te tjereve, qe te njohim kulturat tjera... thjesht na kufizojne ne largpamesi.
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Tani secili prej nesh ka njohuri te ndryshme dhe prandaj duke folur me dike tjeter
mund te ndodhi qe njeri di me pak dhe tjeri me shume. Ndaj secili mundohet te kete te drejt.
Pastaj duke e argomentuar mire nje person mund te jap te drejt tjerit dhe te vendosi qe ska
ose mund te vazhdoj te thote jo kam te drejt une, ne kete rast te fundit behet egocentrizem.
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

2 gjera qe pak a shume perputhen bashke,
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

nese kam te drejt e mbroj mendimin ose iden qe them nese jo hesht
 
Titulli: Te mendosh se ke gjithmone te drejte! Egocentrizem apo jo?

Pf.. sa e papune paskam qene ketu e dy vjet me pare...:hmm:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top