Të jetosh duke marrë bukë me listë..

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Emanuela Sako

Shqiptarët janë një nga vendet më të kequshqyera. Përveç të dhënave institucionale që e deklarojnë këtë fakt, janë vetë qytetarët që e bëjnë të ditur. Shumica e qytetarëve shprehen se po jetojnë me lëmoshën e të afërmve dhe me keqardhjen e shitësve të lagjes, që u japin ushqime me listë. Këta të fundit, çdo ditë shtojnë në listë ushqimet e familjeve të varfra që nuk kanë të paguajnë për bukë.
I tillë është rasti i 55-vjeçarit nga Kombinati, Flamur Hilmi, i cili shprehet se në familjen e tij nuk bëhet më fjalë për kequshqyerje, por për një skamje të tejskajshme. Flamur Hilmi jeton vetëm me bashkëshorten, pasi nuk ka pasur fëmijë. Kjo situatë e bën edhe më të vështirë jetesën sepse nuk ka asnjë mbështetje apo krahë pune.

Flamur-Laka-3-300x199.jpg


Sipas tij është shumë e vështirë për t’u punësuar, për moshën që ka dhe mungesa e fëmijëve, ia bën edhe më të vështirë jetesën. Ai shprehet se në familjen e tij nuk mund të hahen të treja vaktet. Sipas tij, vaktet janë tepër të varfra dhe blen ushqimet bazë siç është buka, makarona oriz dhe produkte të tjera që mbushin stomakun. Ndërkohë që gjërat e luksit si frutat, perimet apo lëngjet e frutave janë një luks i tepruar, që mund t’i shohë vetëm në ëndërr.

Flamur Hilmi shprehet se është i papunë së bashku me bashkëshorten e tij. Të ardhurat mujore janë zero. Ndërkohë që vetëm gjatë ditës së djeshme ka mundur të përfitojë një ndihmë ekonomike prej 3 mijë lekësh. Ai shprehet se nga zero, tani të ardhurat mujore do jenë vetëm këto 3 mijë lekë, që nuk di se çfarë të blejë më parë. Flamuri ka punuar në Kombinatin e Tekstileve për 15 vite me radhë, por me mbylljen e tij, ai mbeti i papunë dhe që atëherë nuk ka mundur të stabilizohet në një punë. Ndërsa bashkëshortja ka punuar në ndërmarrjen e gjelbërimit, pranë njësisë 6, e punësuar me sezone. Prej kohësh, bashkëshortja e tij është pezulluar nga puna. “Bashkëshortja ka punuar në ndërmarrjen e gjelbërimit.

Herë futej në punë dhe herë e nxirrnin nga puna. Tani është e papunë. Kam shkuar pranë Njësisë Bashkiake Nr. 6, dhe kam takuar kryetarin e kësaj njësie për ta futur sërish në punë, por askush nuk ma ka dëgjuar zërin. Tani jam pa asnjë të ardhur financiare në familje dhe po jetoj me para të marra borxh nga të afërmit. Ndërsa në dyqanet e lagjes lista është shtuar aq shumë sa nuk di se ku të marr më borxh. Në shtëpinë time nuk bëhet fjalë për t’u ushqyer mirë dhe për të marrë vitaminat e duhura, por për të mbajtur frymën gjallë”, – shprehet Flamur Hilmi. Në këto kushte, familjet në nevojë nuk kanë mundësi të paguajnë ushqimin e ditës dhe jo më të paguajnë dritat, ujin apo taksa të tjera që kanë detyrim ndaj shtetit dhe jo më të flasin për një ushqyerje të shëndetshme. Kequshqyerja nuk është e lidhur vetëm me varfërinë, por edhe me mënyrën që kanë familjet shqiptare për të ngrënë vakte të shëndetshme. Një studim i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, tregon se shqiptarët kequshqehen. Studimi i është referuar rreth 3 mijë të anketuarve në 24 rrethe. Studimi i ISHP-së është kryer në 78 shkolla 9-vjeçare në mbarë vendin.

Drejtori i ISHP-së Enver Roshi tregon shprehet se se moshat e reja janë më të kequshqyerat dhe kanë tendencë për t’u prekur më tepër nga sëmundjet. Sipas studimit 42% e të rinjve nuk hanë kurrë mëngjes dhe 35% hanë mëngjes herë pas here. Kjo bën që nxënësit apo studentët të mos e kenë mendjen në mësim por tek të ngrënit. Sipas studimit më të fundit, problemet shëndetësore që shfaqen tek këta njerëz janë obeziteti, humbja e përqëndrimit, sëmundje të stomakut etj. Anashkalimi i vakteve te adoleshentët, gjë sipas të cilëve ndodh rëndom, sjell pasoja akoma më negative në shëndet dhe bën trupin e tyre më pak rezistentë. Kequshqyerja dhe ushqimi i papërshtatshëm, si ushqimi i fast-foodeve janë shkaktarët kryesorë të mbipeshës, që shkon deri në vdekje tek disa persona. Të dhënat e ISHP-së tregojnë se 15 për qind e fëmijëve dhe 30 për qind e të rriturve në të gjithë vendin tonë, vuajnë nga mbipesha, si pasoje e kequshqyerjes. Specialistët japin alarmin se numri i personave obezë, po vjen gjithmonë e në rritje dhe e kanë cilësuar kequshqyerjen si shkaktaren e 15% të vdekjeve në vend.

Këshilla

1. Studime të ndryshme tregojnë se mbipesha tek fëmijët zë mbi 15 për qind të fëmijëve në mbarë vendin. Po kështu, 1 në 3 të rritur vuan nga mbipesha dhe 20 deri në 30 për qind e grave dhe burrave shqiptarë janë mbipeshë. اka tregon sipas studimeve se më shumë se 15 për qind e vdekjeve në vit në vendin tonë, shkaktohen nga kequshqyerja.

2. Specialistët theksojnë se për një ushqyerje të shëndetshme duhet të marrim të 3 vaktet e plota gjatë ditës, por edhe 2 vakte plotësuese midis mëngjesit, drekës dhe darkës. Sipas tyre, konsumimi i frutave dhe perimeve në çdo vakt është shumë i vlefshëm, por sidomos e domosdoshme për një ushqim të shëndetshëm.

3. Një pjesë e madhe e fëmijëve konsumojnë produkte të ambalazhuara si: patatinat dhe kokoshkat etj., të cilat kanë shume kalori, por jo vlera ushqimore. Gjithashtu specialistet shprehen se fëmijët e shkollave private janë më të prirur dhe kanë tendencën për të ngrënë ushqim në sasi më të mëdha se fëmijët e shkollave publike. Kjo bën që numri i fëmijëve të shëndoshë në këto institucione të jetë më i lartë.

Halim Durrësi: “Nuk kemi para për t’u ushqyer mirë”

Qytetarët rendisin si shkaktar kryesor për kequshqyerjen mungesën e të ardhurave në familje. Mungesa e parave bën që familjet shqiptare të mos ushqehen mirë dhe të mos kenë mundësi për t’i blerë të gjitha ushqimet bazë për një shëndet sa më të mirë. Ata theksojnë se t’i marrësh të gjitha vitaminat nëpërmjet ushqimeve; frutave, perimeve apo lëngjeve të frutave të shtrydhura është një luks. Kryefamiljari Halim Durrësi bën të ditur se nuk mund t’i blejë të gjitha produktet e duhura sipas këshillave të mjekëve, pasi nuk ka mundësi ekonomike.
“Nuk kam mundësi të ble të gjitha produktet ushqimore për të shmangur kequshqyerjen. Unë ble ushqime për të mbushur stomakun si vetë dhe fëmijët, që ata të mos mbeten pa mëngjes, pa drekë apo darkë. Pastaj gjërat e luksit nuk janë për familjen time”,- shprehet Halim Durrësi.


“Te mjeret” e Hygoit i gjen edhe ne Kombinat

Ushqyerja e keqe, pa marrë vitaminat bazë në mënyrë të përhershme, ul jetëgjatësinë e njeriut. Ky është konstatimi që bëjnë specialistët e shëndetësisë në rastin e të ngrënit keq. Mjekja Infeksioniste pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.3, Imelda Zeqo, shpjegon sëmundjet që vijnë nga të ngrënit në mënyrë të pashëndetshme. Sipas saj, mosmarrja e vitaminave të domosdoshme për metabolizmin e njeriut dhe mosngrënia e ushqimeve tre herë në ditë ndikon negativisht në të gjithë aparatin tretës të njeriut. Problemet nisin që me stomakun dhe vazhdojnë me zorrën e trashë. Gjithashtu, ngrënia e ushqimeve të fast-foodeve përkeqëson gjendjen shëndetësore të personave dhe bëhet shkak për obezitetin. Raste të tilla janë të shumta, sidomos gjatë viteve të fundit, ku numri i të rinjve obezë ka ardhur në rritje. Konsumimi i ushqimeve të thata sjell mungesën e vitaminave, që organizmi ka nevojë t’i marrë çdo ditë. Nga ana tjetër, një pjesë e qytetarëve detyrohen të blejnë me çmime të lira produkte ushqimore që tregtohen në trotuare dhe nuk kanë asnjë disiplinë higjienike. Ushqimet tregtohen të hapura dhe të ekspozuara ndaj mikrobeve dhe tymit të rrugës, mizave etj. Kushte të tilla bëhen shkak për sëmundje të helmimeve nga ushqimet, të cilat shkaktojnë bark, të vjella dhe rënie të imunitetit. “Tregtimi i produkteve ushqimore në rrugë apo në tregje, që nuk ofrojnë kushtet e duhura higjieno-sanitare, sjell probleme të helmimeve nga ushqimet. Këto probleme vihen re sidomos gjatë periudhës së sezonit veror. Konsumatorët duhet të tregohen sa më të kujdesshëm në zgjedhjen e ushqimeve, ku përveç problemeve higjieno-sanitare duhet të zgjedhin ushqime me vitaminat e duhura”,- shprehet Imelda Zeqo. Për të shmangur problemet me kequshqyerjen, mjekja Imelda Zeqo, rekomandon ngrënien e të tre vakteve, ku mëngjesi dhe dreka janë të domosdoshme për t’u ngrënë në mënyrë të shëndetshme për ta nisur ditën mirë. Ndërsa darka duhet të hahet më lehtë.
 
Titulli: Të jetosh duke marrë bukë me listë..

Kjo eshte shqiperia e vertet...Nje varferi qe po na konsumon pak e nga pak........Ne qytetet e vogla, fshatrat dhe gjithashtu edhe ne rrethet e medha dominon nje krize e madhe ekonomike...nje papunesi, nje tynel i zi qe nuk duket te ket fund.
 
Titulli: Të jetosh duke marrë bukë me listë..

Ne fakt ky eshte realiteti i zymte qe na duhet te perballemi cdo dit, papunesi, varferi, femije qe detyrohen te rrine rrugeve e ta pashkolluar...Po cmund te presesh prej tyre qe te shkollohen kur ne fakt ato skane me cte mbushin barkun e skane cte veshin?Epo ky eshte vendi yne te dashur miq, dhe kjo situate e keto persona nuk i gjen vetem ne kombinat. Kushedi sa "KOMBINATE" te tille ka ne gjithe shqiperine, dhe ato skane cte bejne me, Kane vendosur te heshtin dhe te pajtohen me gjith kte situate te krijuar.
Dhe te dhemb shume ti shikosh ne nje situate te tille, por jemi te pafuqishem per te ndryshuar gjerat, jemi vetem dicka e vogel ne kte bote te madhe, dhe ateher kuptojme se sa e pamundur eshte deshira jone per te ndryshuar gjerat ne kete bote mizore...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top