Të grimuarit rrit buzët për ‘dy numra të plotë’

braziljania

Anëtar i Nderuar
Në mënyrë që buzët të duken më të plota, duhet ndjeshëm të zgjerohen vijat e tyre natyrale. Me lapsin që ka ngjyrën gati të ngjashme me ngjyrën e buzëve tuaja, vizatoni një vijë të re vetëm rreth 2 milimetra mbi vijën e vërtetë, sepse vija tepër lartë mund të duket e çrregullt

Me vijëzimin me laps me ngjyrë natyrale për buzë dhe shkëlqyesit të ndritshëm në vendet e duhura, buzët e holla në çast do të bëhen të bukura, tërheqëse dhe të plota. Në mënyrë që buzët të duken më të plota, duhet ndjeshëm të zgjerohen vijat e tyre natyrale. Me lapsin që ka ngjyrën gati të ngjashme me ngjyrën e buzëve tuaja vizatoni një vijë të re vetëm rreth 2 milimetra mbi vijën e vërtetë, sepse vija tepër lart mund të duket e çrregullt. Për të arritur thellësinë, kaloni pastaj tërë hapësirën e buzëve me lapsin për buzë dhe me buzëkuq plotësoni pjesën jashtë skajit natyral të buzëve. Për të shmangur shlyerjen e buzëkuqit dhe për të evituar situatat e pakëndshme, mundohuni të përdorni buzëkuq afatgjatë. Në këtë mënyrë do të mundësoni që ngjyra nga të gjitha pjesët të zbehet në masë të barabartë. Përfundojeni me një shtresë të shkëlqyesit të ndritshëm, për buzë efekte tërheqëse dhe të trasha, ndërsa pakëz më shumë e vëni në mesin e buzës së poshtme.

Ngjyrat e ndezura zvogëlojnë buzët
Femrat me buzë më të holla duhet shmangur ngjyrat intensive, siç janë e kuqja e ndezur apo rozë e mbyllur. Këto ngjyra do të bëjnë që buzët të duken edhe më të holla.

Kujdes me vijën e skajeve të buzëve
Buzëkuqin gjithmonë filloni ta vëni nga mesi i buzëve drejt vijave të vizatuara në skaje. Me këtë rast kujdes që assesi të mos e kaloni skajin e tyre, këshillojnë ekspertët e grimit./express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top