sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Në Suedi gjendet hoteli Utter In që ofron dhoma nën ujë ku mund të shohësh fare qartë krijesat e liqenit. Ky hotel është ideja e artistit Mikael Genburg, i cili njihet edhe për hotele të tjera të çuditshme si një tjetër në majë të një peme.
“Nuk isha i sigurtë për suksesin e hotelit në fillim, por mendoj se të gjithë janë kuriozë për ta provuar të paktën një herë në jetë eksperiencën e të fjeturit me peshqit”, shprehet ideatori siç publikon ‘Daily Mail’.
“ثshtë si një akuarium revers: janë peshqit ata që afrohen për të parë “akuariumin” ku ndodhen njerëzit”, shton artisti suedez./tch