Te flasim per virtytet...

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Virtyt një fjalë që vjen nga latinishtja, që do të thotë forcë, në kuptimin e tij origjinal, nënkupton kurajon dhe forcën e luftëtarit: në mënyrë më të përgjithshme, fuqi ose aftësi për të bërë dicka, për të shkaktuar një efekt.
Në kuptimin e tij modern dhe më të përdorshëm, aftësi për të bërë mirë.

Të jesh i virtytshëm do të thotë të kesh cilësi shumë të larta në aspektin e moralit njerëzor.

Të jesh njeri në kuptimin e plotë të fjalës apo të jesh i përsosur nga ana morale e kjo nënkuptohet vetvetiu: të jesh i virtytshëm.
Për të arritur në majën e piramidës së këtij stadi, pra virtytit, cdo njeri duhet në radhë të parë, në egon e vet të ketë "prirje dhe forcë të brendshme... njerëzore për të bërë punë të mira, vetia më e mirë që ka ai, cilësia e lartë morale e njeriut, pastërti dhe përsosmëri morale".


Të kesh virtyt njerëzor, do të thotë të kesh vlerat apo cilësitë më të larta morale se vet morali nënkupton lidhjen me nderin, me forcat e brendshme të cdo egoje të arsyeshme, të cilat e shtyjnë njeriun te veprojë, të qendrojë deri në shkallë sakrifice në jetën e tij.

C FAR VIRTYTI KENI??
 
Last edited by a moderator:
Pe: Te flasim per virtutet...

Kam shume madje teper prandaj po them vec 1
Qe kur jam ne autobuz i liroj vendin pleqeve sepse--- mendoj se nje dite ishalla me behet edhe mua ashtu.
 
Titulli: Te flasim per virtutet...

Prej kur njesi matese e virtyteve eshte percaktimi i tyre vetes? Une jam me i virtytshmi e keni pare :26:
 
Pe: Te flasim per virtytet...

Cdo njeri o ne nje mase o ne nje tjeter ka virtytet e veta,ne kete menyre e ben edhe unike..Individet si persona i kemi te ndryshem ne ide dhe ne sjellje edhe virtytet variojne..Virtytet jane vlera te fituara,ne te cilet ka pasur ndikime nga me te ndryshmet...Sipas Sokratit virtyti dhe dituria ishin nje...Duke u nisur nga kjo gje nqs virtyti kishte te bente me ''berjen e shpirtit sa me te mire qe ishte e mundu'' se pari eshte e nevojshme ta dijme se çfare e ben shpirtin te mire...Sokrati e indetifikoi virtytin dhe diturine ne nje rang..Duke theksuar se dhe vesi dhe injoranca jane te njejta...Ta shohesh ne komplesin ose ne perditshmerin e njerezve dhe te realitetit kjo gje duket sikur ka nje kontrakdite...I vetmi kuptim i perbashket eshte se ne jepemi zakonisht pas gjerave te gabuara e cdo gje ''ligesi''qe bejme eshte thjesht dicka e paramenduar dhe e vullnetshme...Ne baze te kesaj cdo njeri qe ben nje veprim te ''keq'' ai ne vetvete mendon se eshte dicka e mire...Zakonisht virtytet shihen edhe si mjete per njerezit qe duan te shfaqin dika,ne ditet e sotme ato jane bere te manovrueshme si cdo gje tjeter...Virtyt qe kam une??Se di...Pasi per te dhene nje koncept te sakte te virtytit eshte veshtire,ndonjehere ai pershkruhet si pjese te karakterit,do thoja ndoshta falja ndaj tjereve,ndaj gabimeve te tyre....
 
Titulli: Te flasim per virtytet...

Virtytet kane filluar te me rendojne hahahahahaha..:p

Ceshtja e virtyteve eshte ne genet tona,besoj qe eshte edhe nje trashigimi gjenetike,kultivimi.
Te mos jesh s"mirxhi,te jesh mendje hapur,mos ti nxjerresh tjetrit syte vetem se s"te doli e jotja apo se ke inate.
Te pranosh qe ti je gabim,te mos vetlavdrohesh tere kohen e ne cdo situat,aq sa behesh qesharak/e.
Te jesh i predisponuar te degjosh,dhe te gjykosh pa pargjykime,te hedhesh nje shprese pozitive aty ku ka nevoje per ndihme.
Te dish te falesh dhe kudnershtarin,kur eshte e drejte apo e nevojshme.
Keto jane vlera qe nuk kultivohen brenda dites.
Dhe shpesh as ne frome individuale tersisht.
Qelizat ushqehen ne grup shpesh here,ndaj ka te beje shume rrenja familjare,shoqerore deri ne pjekjen e personalitetit.
PAstaj sigurisht produktiviteti i nje personaliteti te shendosh me virtyte pozitive apo negative dhe frutat e ti,jane proces individual i gjithesecilit.
Matesi i tyre,vete jeta jone!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top