Të famshëm, por pa shkollë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkollën nuk e kanë përfunduar edhe një numër i madh i yjeve të Hollywood-it, muzikantë, dhe persona të tjerë të famshëm, por kjo nuk i ndaloi që të arrijnë famën, edhe pse ata me jo fort dëshirë tregojnë arsyet e mosmbarimit të shkollës.

Nëse keni pyetur ndonjëherë se çka kanë të përbashkët, Demi Moore dhe Paris Hilton, ato përveç që janë të bukura, dhe të pasura, përgjigja deri diku mund t’ju befasonte pasi që asnjëra prej tyre nuk e ka përfunduar shkollimin e mesëm.

Shkollën nuk e kanë përfunduar edhe një numër i madh i yjeve të Hollywood-it, muzikantë, dhe persona të tjerë të famshëm, por kjo nuk i ndaloi që të arrijnë famën, edhe pse ata me jo fort dëshirë tregojnë arsyet e mosmbarimit të shkollës.

Hilary Swank

Fituesja e çmimit “Oscar”, Hilary Swank është përjashtuar nga shkolla për shkak të konfliktit me autoritetet, bisedës gjatë orës dhe mosrespektimit të mësimit. “Nuk jam krenare që hoqa dorë nga shkolla e mesme, por kjo është kështu dhe tani nuk mund ta ndryshojë. Mendoj që shkolla është shumë shumë e rëndësishme”, deklaroi kjo aktore.

Mark Wahlberg

Zemërthyesi dhe njëri nga heronjtë më të njohur të filmave aksion, Mark Wahlber, vendoi që në moshën 39-vjeçare të kthehet në bankat e shkollës së mesme nga të cilat është larguar që moti dhe kështu fëmijëve t’ju jep shembull se shkolla është shumë e rëndësishme.

Jim Carrey

Jim Carrey e la shkollën për shkak se ishte i detyruar për këtë. Ai që në moshën 12-vjeçare për shkak të situatës së rëndë financiare në të cilën gjendej familja, ishte i detyruar që të punësohet dhe t’i ndihmojnë buxhetit familjar.

Avril Lavigne

Këngëtarja Avril Lavinge hoqi dorë nga shkolla sapo e nënshkroi kontratën për albumin e saj të parë, ndërsa njëjtë sikur ajo veproi edhe Christina Aguilera të cilën nëna e ndali nga shkolla, pasi që fëmijët tjerë ishin xheloz në suksesin e saj.

B;yllipress
 
Titulli: Të famshëm, por pa shkollë

Cudi dhe kane ecur kaq shume ne jete , ne Shqiperi ben nje ''thes'' me shkolle e kurse e mbetesh pa pune :p
 
Titulli: Të famshëm, por pa shkollë

mungon Bill Gates mungoj une qe pa mbaruar shkollen jam i famshem jo me ta mbaroj cfare behem
 
Titulli: Të famshëm, por pa shkollë

Me ka shku mendja pse kane jete te sh'thurur keta njerz! Por pergjigja e lehte koka kane !!!
 
Titulli: Të famshëm, por pa shkollë

O Deud e kane nga leku, se ka njerez mjaft qe jane me shkolle e te shtuthur, ka edhe me lek qe jane ne rregull, cdo gje varet
nga personi.

Temen-Ne fund jeta me fat eshte, disa kane disa skane :)
 
Titulli: Të famshëm, por pa shkollë

O Deud e kane nga leku, se ka njerez mjaft qe jane me shkolle e te shtuthur, ka edhe me lek qe jane ne rregull, cdo gje varet
nga personi.

Temen-Ne fund jeta me fat eshte, disa kane disa skane :)
Une jeten e tyre se quaj me fate ! Por problemi eshte pse shume te rinje nga ne i marrin shembull keta dhe ja u kan lakmi 'eshte per tu qudite kjo . Nuk eshte vetem te jesh i fameshem ne jete apo te kesh emer e ti kesh te gjitha apo te arrish ne kulm ' por une mendoj qe secili prej nesh ta quan me fat jeten e vete ' kur meson shkrim e lexim e jeten e ben sipas shkolles sipas dijes .
 
Titulli: Të famshëm, por pa shkollë

Sme lexove me kujdes une nuk thashe ate gje....
Pastaj jo vetem shkrimi leximi i ben nje person me fat.
 
Titulli: Të famshëm, por pa shkollë

Mendova per ata te famshmit -jane me fate ! Te kuptoj por ne e bejm fatin ton me veprat tona. Njeriu me dije munde te jete me i devoteshem 'shume here se sa ai pa dije. Por une nuk mendova vetem ne dije por edhe ne urtesi. E per fate te keq shume te pakt jane ata qe i kan keto te dyja dije+urtesin. E per ata mund te ket shume njerze te shkolluar qe si dallon njerzeve te kesaj natyre si keta te ashtuquajtur te fameshum.
 
Pe: Të famshëm, por pa shkollë

Kane talentin kta kshu qe s'kan ce duan shkollen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top