Te burgosur me deshire

eGo0sTyle

System Engineer
20080121052938torovic-(7).jpg



Torovice, ne kampin qe s’u mbyll kurre. Ne ish kampin e te burgosurve, mjerimi eshte ulur kembekryq. 70 familjet qe banojne aty i jane dorezuar ferrit, ku ata zgjodhen te jetojne vete. Histori absurde njerezish u zune ne kurth, ne gulagun e Shqiperise se 2008-es

Nga Anduela Nika, foto Adnan Beci

Ferri ka zbritur ne toke. 70 familjet e fshatit Malecaj e shohin perdite. Duket paradoks, por te gjithe kane zgjedhur me vetedije te jetojne aty, duke u bere vullnetarisht te “burgosurit e rinj” te ish kampit te Torovices. Shume kane ardhur aty nga malesite e veriut per t’i shpetuar mizerjes, te tjere per te bere ca para ne fushe e per t’u shperngulur perseri. Pak ja kane dale. Malecaj, si batak kenete i ka thithur e i mban aty, ne ferrin qe ish diktatori ndertoi ne vitin 1975 per ata qe nuk i bindeshin atij dhe ligjit.

“Jam i burgosur ne kampin e te burgosurve. Doni arsyen, nuk kam para moj vajze qe te largohem, prandaj jam ketu”, thote i dorezuar Ndue Vela, i zbritur ne kampin e Torovices 16 vjet me pare nga Puka. Eshte 54 vjec, por duket si 70. Tiparet i kane humbur fare dhe rrudhat kane marre tatepjeten ne fytyren e tij te rreshkur, ku spikasin dy sy te thelle por te fikur blu, qe konturohen nga floke gri, ku kreheri ka kohe qe s’ka bere vizite. Nduja eshte i vetmi nder banoret e kampit, qe mallkon veten per mjerimin e jo shtetin apo kedo qe i bie rruga ne kete pjese te harruar te botes. “A ma thua pse duhet te shaj shtetin, kur jam vete i pazoti”. Ai jeton ne katin e pare te nje prej 4 ndertesave te kampit me cati te batuara e mure te plasaritura, ku xhamat e dritarave jane thyer dhe arnuar me qese plastike apo derrasa te nguluara me gozhde. Boja e godinave, dikur nje e bardhe e ndritshme, eshte venitur ne nje gri varresh, ku mund te numerosh fare mire tullat, te dala tamam si rruazat e shtylles kurrizore. Dhe nese pamja e jashtme eshte si gri varri, brenda eshte tamam varr. Mure te rrjepura, dyer qe nuk kane...dyer. Vetem ne dhomen e ndenjes, te gatimit dhe te gjumit (e cila eshte gjithmone nje) funksionin e deres e kryen nje batanije e leshte. Muret dhe tavani jane te nxirrosura nga tymi, madje dhe llamba elektrike eshte ndryshkur. “Ngaqe kemi shume drita prandaj eshte bere ashtu”, shpotit Nduja ndersa pikas veshtrimin e hedhur nga tavani. Energjia elektrike ne lagjen Kamp te fshatit Malecaj eshte me pakice, po ashtu dhe uji. Enet e lara perzihen me te palarat dhe eshte e veshtire te dallosh njeren nga tjetra. Ne kete mjerim nuk njihet elementi higjene. Nje banjo qe nuk eshte banjo, por nje biruce e pershtatur per nderjen e rrobave e ku here pas here kryhen dhe nevojat personale. Dhe nje autoironi therrese. “Kur s’ke c’te hash, s’ke c’te nxjerresh”, thote ndersa kontrollon tenxheren me fasule qe ka vene mbi sobe per t’u zier. Ky eshte vakti i tij prej vitesh. “Aq shume kam ngrene sa nuk eshte cudi qe ndonje dite te me mbijne ne bark keto fasulet”, te thote duke buzeqeshur me gojen e tij te madhe, ku mezi dallon dy a tre dhembe. Edhe keto shenja te varferise se ketij njeriu qe zbriti nga Puka per nje jete me te mire e qe tani mezi mban frymen me disa fije sherebele. Per te jetuar, Nduja se bashku me gruan mbledhin sherebele, e thajne ne nje prej birucave te shtepise se tyre burg dhe e shesin. Edhe kaq mjafton per te bere mrekulline: “Kjo eshte e vetmja gje me te cilen mund te mbaj veten. Dhe djalin qe kam ne universitet”, thote, ndersa i celet fytyra. “Une vertet jam i varfer, por per tim bir jam milioner. Kam arritur ta coj ne shkolle”, shprehet me krenarine jo me te nje malesori te vuajtur, por te nje prindi qe ka arritur ta nxjerre femijen e tij nga ferri, ku ai vete jeton prej 16 vjetesh pa ditur si te ike prej tij. Sepse thjesht ai eshte dorezuar.

Ka ngritur duart lart, si te gjithe banoret e tjere te kampit. Ata te gjithe kane pranuar te jetojne ne poshtersine qe shtrihet perballe fshatit Torovize, nga ana tjeter e fushes. Por kjo nuk i pengon te thumbojne shtetin duke thene se ai nuk eshte kujdesur per ta, se i ka lene pa rruge, pa drita e me shtepite qe po u bien mbi koke. E megjithate ata e kane fort te qarte se ajo godine ku ata jane burgosur vullnetarisht, vazhdon te jete prone e shtetit. Per arsyen e thjeshte se ai ne letra cilesohet ende si burg. Shume prej banoreve shprehen se e kane te legalizuar banesen qe ne fillim te viteve ’90, qe e kane blere apo shitur per fare pak leke. Stefa, nje tjeter banor i kampit e ka shitur banesen per 2 mije leke te reja. Me ato para nuk ka ikur larg. Tek ndertesa perballe, e cila paskesh kushte me te mira. Sipas kryetarit te komunes Balldren, Gjeke Cali, ndertesat e ish kampit vazhdojne te jene ne inventarin e Ministrise se Drejtesise. Pra jane prone shteterore. Dhe si e tille shteti nuk e ka per detyre te lyeje shtepine apo te te rregulloje catine, ku ke hyre vete me deshire.

“Ky eshte problem serioz, pasi banoret e kane te veshtire te jetojne ne komunitet”, sqaron kryetari Cali. Ai na shoqeron gjate rruges dhe pak para se te mberrijme ne ish kampin e burgut, e sheh te udhes te na beje nje “parapergatitje”. Cka nuk e shmangu fatin e keq te makines, qe ne ate imitacion rruge cau sotokartin dhe na la shendene. “Sa mire qe ju prish makina. Keshtu ta kuptoni se c’rruge kemi”, zgerdhihet Gezimi, nje 25 vjecar, i cili nxiton i pari te na jape doren sapo sheh ekipin e “Klan”. Ai nuk punon, por di t’i jape gojes dhe mire madje. “Shih ti shoqe, se ne ketu s’na ka pare njeri dhe na i kane lan plehnat ke dera. Une jam malcor, kam le ketu dhe i kam provuar te gjitha, komunizmin, demokracine e ne kete kohe”, thote 25 vjecari, duke trashur zerin dhe duke fituar veshtrimet admiruese te femijeve, te vetmit qe deri ne ate cast gjallonin lagjen e shkrete. Por u deshen fare pak sekonda qe fjalimi i zjarrte i djaloshit nga malesia te ngaterrohej me ato te dhjetra malsoreve te tjere, qe ia behen nga shtepite e tyre si nga hici. Secili e ka nganje hall, dikush flet me ze te larte, nje tjeter te terheq nga menga qe ti degjosh historine e nje tjeter uleret duke share qeveritaret, qe duan vetem vota e qe nuk mendojne per kushtet ne te cilat ata jetojne. Qe ne fakt, i kane zgjedhur me deshire. “Me deshire, po, me deshire kena ardh. Per ma mire, po ma zi kena gjet”, thote Prenga 54 vjec, qe ka ardhur nga Fushe Arrezi e qe mburret se te pakten ne shtepine e tij, ka dy saksi lule. Femrat jane te pakta ne lagje dhe ato rrine te strukura pas dritareve, duke shkembyer te qeshura me njera-tjetren. E vetmja shenje “bereqeti” gjallon ne gojen e Daves, ku shndrit nje dhemb i florinjte. Ajo ka floke te lyer me boje te kuqe, fytyre te bardhe pa shume rrudha edhe pse eshte tek fundi i te 40-ave, dhe nje fizik te kolme qe stonon dukshem me ambjentin prej gulagu dhe banoret me fytyra te rreshkuara e pa dhembe ne goje. Ajo ka toke e lope, qe e bejne te jetoje me mire dhe te futet nder te privilegjuarit e kampit. Te gjithe e shohin me njefare zilie “latifondisten”, sepse e dine qe ajo nje dite do t’ia dale te ike qe aty.

Nje fat qe duket se nuk do t’i takoje Maries, 75 vjecares nga Puka. Ajo jeton ditet e pleqerise se saj te zymte se bashku me te birin Nikollen. E veshur me te zeza dhe nje kryq katolik te varur ne qafe, Maria lutet per te birin, i cili ka probleme shendetesore. Eshte e heshtur dhe pothujase nuk ndjehet fare teksa kalon mes banoreve zhurmemedhenj. Tamam si nje hije. Ajo eshte keshtu, qe kur shkeli kembe per here te pare ne kete kamp, ketu e gjashte vjet me pare. “O Zot, ta kisha dit se kishte qene kampi i te burgosurve kisha nejt ma mire n’Puke. Aty kisha token teme, bagetine. Ketu s’kam asgje, asgje”, thote me nje ze te mekur, ndersa eshte gati t’ja shkrehe vajit. Por nuk e jep veten, i afrohet dritares duke tretur veshtrimin javes malit. “Si mund te jetoje njeriu keshtu a me thu. Nuk mund te punoj, kam vetem nje pension te vogel”, thote ndersa perpiqet te marre fryme thelle. “Ketu dhe ajri mungon, shqetesohem vetem per djalin”. I biri, me probleme shendetesore nuk flet asnje fjale vetem ndjek pas te emen, e cila na tregon mjerimin e saj. Shtrati me dy batanije, nje sobe ku drute tymojne lirshem e nxijne gjithcka perreth, bufeja e NISH Drurit te para 20 vjeteve, ca rroba te dhuruara nga CARITAS dhe dhimbja e kokes per te siguruar ushqimin e perditshem, perbejne gjithe pasurine e Maries.

“Djali s’mund te punoje. Ai eshte i semure, ndersa dy djemte e tjere i kam te martuar, jane me nuset e tyre”, shfajesohet ne cdo moment duke iu dorezuar fatit te saj, te nxirrosur ashtu si dhoma e saj e fjetjes, ku qendron dhe soba e cila te gjithe tymin e kthen ne banese. “E kam lyer ne gusht e shih si eshte bere”, thote ndersa tregon nga muret, te cilat duan nje doze te shfrenuar fantazie per te imagjinuar se mund te kene qene ndonjehere te bardha. Mbi sobe, zien nje tenxhere me… fasule. Ky duket se eshte gatimi tradicional i kesaj lagje, qe nuk i njeh zarzavatet e as mishin. “Shyqyr qe kam dhe ate se ka dite qe mund te jem dhe pa”, thote ndersa merr nje luge alumini per te perzier fasulet. I biri vijon te mbaje prej nje ore ne buze cigaren e pandezur. Thjesht sepse nuk ka nje tjeter. Por aparati fotografik e ka terhequr aq shume, saqe arrin te kuptoje se tymi i cigares do te kishte me efekt ne foto, ndaj dhe e ben kete sakrifice. Me duar qe i dridhen nxjerr cakmakun nga xhepi dhe nis te tymose cigaren e tij te fundit. Brenda atyre mureve qe duken se nga nje cast ne tjetrin do ta zene brenda, duket se gjithcka eshte per here te fundit. Edhe frymemarrja qe behet gjithnje e me e veshtire nga ajri i rende. “Njeriu mesohet me te gjitha. Kam 6 vjet qe jetoj ketu, por Zot sa e veshtire qenka”. Ndryshe nga banoret e tjere qe tregojne me shume nga mosha qe kane realisht, Maria i mban shume mire vitet e saj. Sepse ne pleqeri, edhe vuajteve u vjen zor te stampohen pa meshire ne tiparet e saj. Ka nje pamje te trishte ne fytyre, por lekure te ruajtur dhe nje ze te bute, qe i vjen i mekur si te kishte frike se mos shqeteson dike me te.

Por aty ne mes te asaj humbetire, te atij kampi-burg, Maria nuk ka ke te shqetesoje. Nuk ka miq dhe as ndokend me te cilin te bisedoje. Aty gjithkush ka hallin e vet. Dhe ajo ka te sajin. Te nje gruaje, se ciles i shkon shume per shtat poema migjeniane e mjerimit edhe pse ne nje diference prej gati 70 vjetesh, e qe gati perlotet kur i jep doren per ta pershendetur. Ndoshta ne ishim vizitoret e vetem te shtepise se saj e ndoshta dhe te gjithe lagjes Kamp.

Kete e ve re mjaft mire nga kurioziteti qe kane dhe deshira per te pyetur, biseduar, shfryre e uleritur. Dhe kur e bejne kete para nje gazetareje, rrezatojne nje shprese te cuditshme e naïve se te pakten dicka nga ato qe kane thene, do lexohet nga dikush e mbase do te vene doren ne zemer per ta. Thene ndryshe, do t’u shtrojne rrugen, t’i furnizojne rregullisht me drita e uje e t’u rregullojne banesat. E jane qe jane, dhe ndonje vend pune nuk do te ishte keq. Per me teper qe pas hapjes se rruges se re nacionale Lezhe-Shkoder, zona e Torovices eshte harruar teresisht dhe te gjesh nje pune eshte si te te bjere llotaria. Femijet ngazellehen si para ’90-tes, kur shohin qe neper fshat kalon nje makine tjeter nga furgoni i fshatit. Per lagjen Kamp te Malecajt, kjo doze dhjetefishohet per vete poziten gjeografike ku ndodhet, mes malit e kenetes. Jo me kot ish diktatori Enver Hoxha kishte zgjedhur kete vend ne mes te hicit per te ndertuar kampin e te burgosurve. Por veshtire se do te mund te parashikohej se 15 vjet pas ndertimit te ketyre kater godinave varreze, aty nuk do te jetonin me te burgosur per krime ordinere apo te denuar politike, por njerez qe me deshiren e tyre do te zgjidhnin per te jetuar e rritur femijet e tyre ne kete humbetire. Ku nuk ka tv, as valet e telefonise se levizshme nuk mberrijne, nuk ka rruge, energjia mungon dhe e vetmja gje qe gjen me bollek, eshte mungesa.

“Vetem nje polic dhe nje rrethim me tela, dhe merr kuptimin e plote te fjales burg. Por e bukura eshte qe ne te gjithe ketu jemi vullnetarisht ketu”, thote duke qeshur me ironi Ndue Vela, ndersa ne heshtje merr dhe miratimet e banoreve te tjere, qe nuk guxojne t’ja thone vetes kete realitet, por ankohen e ankohen per fatin qe ata zgjodhen vete. Disa te shtyre nga skamja qe i kishte pllakosur ne zonat e thella veriore nga ku dhe kane ardhur, dhe te tjere per te punuar token e Torovices. Por nuk u doli sic e priten. Sepse jeta ne ambjentet e nje ish burgu nuk mund te jete vecse nje ferr, edhe pse i kerkuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top