Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

Tuana

Nada é por acaso!
f1_15femrat-stresss-jpg1352968232.jpg

Shqetësimi rreth krijimit të familjes, rritjes së fëmijëve, gjetjes së punës dhe avancimit në karrierë, si edhe mbajtja e jetës shoqërore i mundon femrat e reja të cilat mundohen të sinkronizojnë gjithçka.

Problemi më i madh për femrat e reja është bilanci në mes jetës profesionale dhe asaj private, ka vërtetuar hulumtimi i Shoqatës britanike për menaxhim të stresit në 2000 femra. Edhe pse në përgjithësi femrat më shumë se meshkujt janë më të ekspozuara ndaj stresit dhe problemeve, hulumtuesit kanë zbuluar se si më të rrezikuarat janë ato në mes vitit të 25-të dhe 34-t të jetës.

Kjo është mosha në të cilën shumica e femrave tentojnë të arrijnë në karrierë, të gjejnë punësim të përhershëm, por edhe të krijojnë familje. Përveç kësaj, tension shtesë krijon dhe dëshira për mbajtjen e jetës së begatshme shoqërore. Për këtë arsye ato ndihen anksioze rreth pesë herë në javë, ndërsa një e katërta thotë se si janë për së tepërmi të ngarkuara me obligimet edhe deri tetë herë në javë, shkruan “Daily Mail”.

Një e pesta e femrave problemin më të madh e ka me koordinimin e jetës private dhe profesionale, derisa për 12 për qind të tyre burimi më i madh i stresit është shqetësimi rreth rritjes së fëmijëve. Përveç që ndikon negativisht në funksionimin e tyre në punë, stresi shkakton nervozizëm, lodhje dhe tension më të madh te femrat edhe pasi që arrijnë në shtëpi. Meshkujt me stresin luftojnë në mënyrë të ndryshme, ndërsa shumica e tyre relaksohen duke pirë cigare dhe pije me koleget ose miqtë. Po ashtu, meshkujt për shkak të stresit do të harrojnë më shpesh të hanë, ose grinden me të afërmit.

“Të 20-at dhe të 30-at e hershme janë faza në të cilat shumica e njerëzve dëshiron të formojnë jetën e vet, dhe mundohen të arrijnë sa më shumë dhe të përmbushin pritjet e veta dhe të të tjerëve. Ndaj kësaj sigurisht më të ekspozuara janë femrat, të cilat në përgjithësi janë perfeksioniste më të mëdha”, – ka deklaruar drejtori i Shoqatës për menaxhimin të stresit, Neil Shah.
/koha/
 
Pe: Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

O leni burrat të punojnë dhe shijone jetën pa stres: kuptohet si amvise!:fshesamekorent
 
Titulli: Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

Femrat e mencura nuk stresohen fare ! Ato e din cila eshte koha e duhur per martes , cila eshte koha per pune dhe si behet kordinimi mes punes dhe familjes . Mendoj se te shqetesuara munden te jene vetem ato femra te cilat nuk e kane kuptuar konceptin e jetes .
 
Shum gabim jeni sepse nuk jan gjerat si ti deshiron ti kordinosh po si jan te kordinuar sadoqe Ti mundohesh ti ndryshosh jeta e ben te vetene prap.
 
Pe: Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

Ndersa mosha gati 40 deri afer 60 per femrat ishte mosha ideale per te arritur me mire orgazmen...dhe kjo vinte si pasoje e kalimit te stresit...:D
 
Titulli: Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

Shum gabim jeni sepse nuk jan gjerat si ti deshiron ti kordinosh po si jan te kordinuar sadoqe Ti mundohesh ti ndryshosh jeta e ben te vetene prap.

Ti je ajo qe vendos per jeten , e jo e kunderta .
 
Titulli: Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

Ti je ajo qe vendos per jeten , e jo e kunderta .

Sikur te ishin gjera e jetes sikur se ne vitrin te dyqanti ashtu do ishte si Ti thua , po ti shikosh nga nje kend tjeter shum shum me te nderlikuar te dalin.
nejse un fatit i kam besu cdo her dhe i besoj akoma.edhe pse jam kunder ndoshta por ske cfar ti beshe eshte rast se nuk mund ta ndryshosh sadoqe ti mundohesh .
 
Titulli: Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

A po te ishte vetem ky 10 vjeqar !! :p haha
Cti besh qe gjith e kan STRES
 
Titulli: Të 20-at dhe 30-at periudha më stresuese për femrat

Sikur te ishin gjera e jetes sikur se ne vitrin te dyqanti ashtu do ishte si Ti thua , po ti shikosh nga nje kend tjeter shum shum me te nderlikuar te dalin.
nejse un fatit i kam besu cdo her dhe i besoj akoma.edhe pse jam kunder ndoshta por ske cfar ti beshe eshte rast se nuk mund ta ndryshosh sadoqe ti mundohesh .

A e din si eshte ceshtja e fatit tend , nese ti deshiron p.sh , tani te martohesh ose deshiron sikur keto femrat e studiuara rrethe 30 viteve .... Fati yt mund te jete o ne vietet e me hersheme o ne vitet e 30 ..... Cilen moshe e zgjedh ti ashtu e ke fatin . Veprimin tende s'mund ta arsyetosh me fatin ?! P.sh, pse tani nuk vendos per te menduar per jeten ?! Nese nuk vendos tani eshte e kuptuar qe me vone mundesh edhe te jesh e shqetesuar . Por, shqetesimin tende fatit tend s'mundesh te ja lesh ! Por , vetvetes sepse ashtu ke vendosur ! Ndoshta me kuptove .........
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top