Tadiq: Kosova të ndahet, nëse dështojnë opsionet tjera

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar se ekziston mundësia e ndarjes së Kosovës, mirëpo vetëm nëse dështojnë të gjitha opsionet tjera që lidhen me statusin e Kosovës.

Në një intervistë për televizionin publik serb, RTS, Tadiq ka thënë se, për momentin, ndarja e Kosovës nuk është në “rend të ditës” dhe se Beogradi ende dëshiron të kërkojë një zgjidhje në kuadër të konceptit të vetëqeverisjes më të madhe të mundshme për Kosovën brenda Serbisë.

"Jam i gatshëm të mendoj edhe për këtë opsion, nëse dështojmë me të gjitha mundësitë të tjera, e që janë të shumta. Ka ende shumë mundësi të gjejmë një zgjidhje në kuadër të termit – autonomi substanciale. Mirëpo, nëse dështojnë të gjitha mundësitë, atëherë mund të kalojmë në këtë opsion”, ka thënë Tadiq.

Ai po ashtu është shprehur se në kuadër të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës “të gjitha iniciativat janë legjitime” dhe se, “çdo gjë është më e mirë se situata kur njëra palë i ka humbur të gjitha”. /Telegrafi/
 
kosova nuk ndahet nje her por dhe po u nda i bie qe dhe shqiperia te kerkoje pjeset e saj qe ka jashte kufirit .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top