Superkupa e Kosoves:Prishtina-Vellaznimi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Pas dy fitoreve kampionale të edicionit të kaluar, Prishtina mposhti edhe në duelin e tretë skuadrën e Vëllaznimit. Kësaj here, fitorja ishte e çmuar me trofeun e Superkupës së Kosovës. Prishtina në pjesën e parë luajti lojën e saj dominuese duke krijuar shumë raste shënimi, duke qëlluar edhe tërthorësen dy herë duke shënuar edhe një gol. Deri sa në pjesën e dytë, Tovërlani vendosi ta tërheq skuadrën më mbrapa dhe pa ndonjë problem të madh u mbrojt për 90 minuta.
Skuadrës i priu kapiteni i ri, sulmuesi Enis Fetahu, ndërsa pas daljes së tij, traken mori mbrojtësi, Visar Berisha. Ndërsa, goli i sulmuesit, Berat Hyseni, ishte goli i tij debutues.
Sulmuesi, Suad Saliagiq nuk u paraqit në këtë takim përshkak një lëndimi të vogël të pësuar në miqësoren e fundit kundër Drenicës.
Prishtina të dielën, nis edicionin e ri dhe mbrojtjen e titullit të kampionit me ndeshjen që do të zhvillohet në Gjilan kundër skuadrës vendase, Drita.



PrishtinaVëllaznimi 1:0 (1:0)

Golashënues: Berat Hyseni 27’

Shikues: rreth 4.000

Gjyqtarë: Muhedin Ferati, Zymer Berisha, Zekë Miranaj

Kartonë të verdhë: Vokshi (P) – Efendija (V)

Kartonë të kuq: Ahmeti (P 90+3’)

Prishtina: 1 F. Statovci – 21 M. Idrizi, 5 V. Berisha (zc), 15 D. Vokshi – 24 A. Kozhani, 19 A. Ahmeti, 4 B. Maliqi, 20 Y. Hoxha – 17 I. Llumnica (14 B. Shabani 90+4’ ) – 11 E. Fetahu /c/ (6 L. Haliti 86’), 9 B. Hyseni (18 A. Skeraj 63’ ).
Trajner: Afrim Tovërlani

Vëllaznimi: K. Mushica – A. Pruthi (63’ A. Gashi), L. Efendija (c), R. Doraku, R. Gjeraj – N. Komani, A. Dylazeka (78’ V. Kasapi), N. Jasiqi, L. Buqaj – N. Dushi (D. Rugova), U. Emra.
Trajner: Blerim Mula
Picture036.jpg

Atmosfera gjate kendimit te hymnit kombetar nga Kuqeznjte e Jakoves




[ame=http://www.youtube.com/watch?v=ibGWHgq9x_A]YouTube - Kuqezinjet e Jakoves - SuperKupa #1[/ame]
 
sa po m'vjen keq per Vllaznimin, jo me kqyr holl e holl hiq keq spo m'vjen:D...pse do ekipe n'Kosove kan eminin sikur t'atyne n'Shqipni?? qa osht ku kopjim pa marre kshtu amon:eek:hh:!!!!..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top