sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Rritet bilanci tragjik në Indi, të paktën 125 persona janë vrarë në Bombei
Agjencitë e huaja të lajmeve njoftojnë se numri i personave të vrarë në Bombei, kryeqyteti ekonomik i Indisë ka shkuar në 125 të vdekur dhe 350 të plagosur. Ky është bilanci i ri i bërë publik sot nga policia.
Sulme terroriste në Indi, 101 të vdekur, mbi 280 të plagosur
Ora 08.28
Të paktën 101 persona kanë humbur jetën dhe mbi 280 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve terroriste në Bombei. Në qendër të sulmeve me granata dhe armë automatike, ishin dy hotele, stacioni hekurudhor dhe spitali. Personat e armatosur kane mbajtur pengje në një bllok zyrash. Mes 11 policëve që gjetën vdekjen në këtë sulm ishte edhe shefi kundër terrorit në Bombei.
Autoritetet indiane njoftojnë se katër nga sulmuesit janë vrarë dhe nëntë janë arrestuar.
Gjendja ka qene e nderë ne dy qendrat e sulmeve; hoteli Taj Mahal dhe hoteli Oberoi Trident ku persona të armatosur kane mbajtur rreth 40 pengje.
Personeli i sigurisë ka rrethuar hotelin që nga mesnata por ende nuk janë futur brenda për shkak të frikës për jetën të personave të rrëmbyer, disa prej të cilëve mund të jenë të huaj.
Ne katin e pestë të pallatit Taj Mahal vazhdon ende zjarri, dhe ka njoftime për shkëmbime zjarri mes forcave të armatosura dhe sulmuesve të armatosur që ndodhen brenda hoteleve luksozë Taj dhe Oberoi.
Ministri i brendshëm federal ka mbërritur në Bombei me një ekip komandosh mes njoftimeve se autoritetet mund të kryejnë një operacion të armatosur për të liruar pengjet dhe për të neutralizuar sulmuesit.
Këto sulme vinë në një moment shumë të vështirë, duke zgjedhur zonën më të pasur financiare të Indisë.
Sulmet e dites se djeshme përbëjnë goditjen më të rëndë që kanë marrë autoritetet indiane.
Ato ndodhën në një kohë kur në disa shtete Indiane mbahen zgjedhjet dhe e përball koalicionin me akuzën se nuk ka mundur të luftojë terrorizmin.
(BBC)