Studimi zbulon shkaqet e kancerit

Monique

With or Without u
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq. Këtë synon të tregojë një studim Italian, sipas të cilit shkaqet e sëmundjes së shekullit duhen kërkuar tek faktorët ambjentale që sjellin alternime gjenetike të parashikueshme.
Hulumtimi është pjesë e kërkimeve më të gjera shkencore, mbi rolin e atij që konsiderohet ‘fat i keq’ në nisjen e tumoreve. Kërkuesit e drejtuar nga Piergiuseppe Pelicci, profesor në universitetin e Milanos, zbuluan se një prej ndryshimeve genetike më të shpeshta dhe më të rëndësishme për zhvillimin e kancerit, ‘translokimi kromozomal’, nuk ndodh rastësisht tek genoma, por është i parashikueshëm dhe i provokuar nga ambjenti jashtë qelizës.


Çfarë i shkakton këto ndryshime?


Dy janë aktualisht rrymat e mendimit për këtë çështje, thotë Pelicci: Njëra lidhet me rastësinë dhe tjetra me ambjentin që na rrethon si dhe stilin e jetesës.


Studimi Italian anon tek kjo e dyta. Hartuesit e tij shpjegojnë se aktiviteti i geneve, kontrollet prej sinjaleve specifike, nga ambjenti ku ndodhen qelizat tona, i cili influencohet dhe ai vete prej sjelljeve tona e mjedisit ku jetojmë.


Ky zbulim, sipas Pelicci-it, tregon se fati nuk ka asnjë lidhje me gjenezen e translokimeve, ndërsa ofron gjithashtu një motiv shkencor bindës në mbështetje të përpjekjeve, për parandalimin e tumoreve.






Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top