Strasburgu i jep Alimuçajt 8 mijë euro dëmshpërblim

TIRANث- Gjykata e Strasburgut ka detyruar shtetin shqiptar ti paguajë ish-presidentit të kompanisë “Vefa Holding”, Vehbi Alimuçaj, shumën e tetë mijë eurove në formë dëmshpërblimi për shkeljet ligjore në dosjen e tij. Edhe pse Alimuçaj kishte kërkuar rreth 110 mijë euro, gjykata ka vendosur dëmshpërblim më të vogël.

Vendimi u publikua dje pas një procesi të gjatë që ka nisur disa vite më parë. Ish-bosi i “Vefa”-s u ankua për trajtim mjekësor të papërshtatshëm gjatë kohës së tij në burg, duke u mbështetur në Nenin 2 (e drejta për jetën) dhe 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor e degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Alimuçaj u ankua gjithashtu për paligjshmërinë dhe kohëzgjatjen e pajustifikuar të qëndrimit të tij në paraburgim, si edhe për padrejtësinë e procedimeve penale kundër tij.

Përveç këtyre pretendimeve, Alimuçaj u ankua edhe për mungesën e ligjeve të sakta për krimin që e akuzonin, si edhe për gradën e dënimit të marrë mbështetur mbi ato ligje. Për të gjitha këto pretendime, Vehbi Alimuçaj kërkoi që shteti shqiptar t’i paguajë 5,9 milionë lek për dëmin financiar të pësuar nga trajtimi i tij mjekësor dhe 9,5 milionë lek për dëmin jofinanciar si kompensim për paligjshmërinë e mbajtjes në paraburgim dhe burgosjes së tij.

Gjykata e Strasburgut shpalli si të papranueshme pretendimet e Alimuçës për disa nga shkeljet. E vetmja shkelje e gjetur nga trupa europiane e gjyqtarëve lidhej me një pjesë të Nenit 7, pra se Vehbi Alimuçës i ishte dhënë një dënim me burg më i rëndë nga sa parashikonte ligji i atëhershëm.

Duke mos gjetur asnjë lidhje shkak-pasojë midis shkeljeve të pretenduara nga aplikuesi dhe dëmit financiar të pësuar nga trajtimi mjekësor, GJEDNJ-ja e konsideroi të arsyeshme të akordonte vetëm 8000 euro si kompensim për dëmin jofinanciar të pësuar nga ish-pronari i “Vefa”-s. Strasburgu vendosi gjithashtu që Alimuçës të mos i kompensohen nga shteti shqiptar as kostot dhe shpenzimet gjyqësore të hasura prej tij deri tani.



shekulli.com.al
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top