Stalini, bashkëjetesë me Nolin, Petro Markon dhe Azem Hajdarin

Love

βeℓℓe â๓e
Buste apo shtatore të porositura nga shteti për të nderuar figura të njohura dergjen në fonderi. Ndonëse artistët i kanë përfunduar së realizuari, nuk shkojnë në destinacion. Porositësi, në të shumtën e rasteve Ministria e Kulturës, ka bllokuar procedurat. Veprat dhe artistët presin dritën e diellit

"Konkurs kombëtar për realizimin e logos: 100 vjet shtet shqiptar. Ftohen artistë, studio grafike dhe subjekte fizike apo juridike. Kriteret e përcaktuara..."‌.
Ky konkurs i hapur së fundmi nga Galeria Kombëtare e Arteve me kërkesë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më kujtoi disa syresh që na kanë ardhur në adresat e e-mailit këto 3-4 vitet e fundit për realizime bustesh për figura të shquara.

Shkresat zyrtare kanë kritere të qarta dhe afate kohore të përcaktuara. Kjo, për artistët që duhet të bëjnë punën. Për institucionet vet, ka gjithnjë shteg për përjashtime. Disa figura të shquara (në këtë rast të kthyera në mermer ose bronz) kanë pasur fatin të shkojnë në destinacion: ndonjë shesh, ndonjë rrugë apo muze. Të tjera dergjen ende atje, në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit.
ثshtë një godinë e madhe që ngjan me magazinat e dikurshme. Ngjan po aq e braktisur sa ato, ndonëse ende brenda saj punohet. Lartësia është kriteri kryesor për shkak të veprave që kanë përmasa të mëdha. Ndodhet buzë Lanës, pranë atij që sot njihet si "pallati me shigjeta"‌. Ngjitur me të janë barakat e ngritura nga komuniteti rom. Ndoshta ata janë të parët që mund të takosh. Në një kohë si kjo me reshje, përpara derës së madhe të hekurit gjen një pellg me ujë. Ata pak punonjës që kanë mbetur, sipas rastit, vendosin ndonjë tullë a gur të madh sa për të kapërcyer pragun. Pas tij të shfaqet një hapësirë e madhe e kufizuar nga muri me tulla të kuqe, hekura, një bust i kthyer përmbys atje e një tjetër i mbështetur më tej. Të parin që të zënë sytë është Stalini. Shtatorja e tij ndriçohet pjesërisht nga një rreze drite që depërton nga të çarat e çatisë.
ثshtë e njëjta shtatore që ka qëndruar në sheshin para ish-Kombinatit të Tekstilit Stalin.
Një vepër e skulptorit të njohur Odhise Paskali, vendosur atje diku nga fundi i viteve 50. Dikur dora e ngritur e shtatores tregonte Lindjen, sot duket sikur të tregon derën. Mbi të, pëllumbat që hyjnë në ndërtesë kanë lënë shenjat e tyre. Kjo shtatore është strehuar në këtë godinë për tu ruajtur, në pritje të ndonjë ekspozimi të mundshëm (siç ishte ideja për ngritjen e Parkut të Totalitarizmit).
Por në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit ka nga ato vepra që nuk e kanë parë dritën e ekspozimit asnjëherë. Janë realizuar me porosi të institucioneve për të nderuar figura të shquara kombëtare, por pastaj kanë mbetur aty. Mes tyre është busti i Fan Nolit. Do duhej të ishte vendosur me kohë në qytetin e lindjes, Ibrik Tepe, në Turqi. Galeria Kombëtare e Arteve e ka shpallur konkursin më 9 shkurt të vitit 2010. Fitues u shpall artisti Andrea Demçe, i cili e ka mbaruar punën e tij. Për probleme të Ministrisë të Kulturës, që gjithnjë lidhen së pari me fondet e pastaj edhe me probleme të strukturave brenda saj, nuk ka shkuar ende në vendin e caktuar. Në një intervistë që bëmë disa muaj më parë me artistin, Demçe shprehu shqetësimin e tij për fatin e veprës. U duk sikur diçka u vu në lëvizje, por pastaj heshtje. Fundja, çudia më e madhe tri ditë zgjat. Nëse bën një rrotullim nga e djathta, sheh një tjetër bust. Portreti nuk të lë të ngatërrohesh. ثshtë Petro Marko.
Busti i shkrimtarit të njohur duhej po ashtu të vihej pranë shtëpisë në Dhërmi. Konkursi për realizimin e bustit të tij u shpall po nga Galeria Kombëtare e Arteve me urdhër të MTKRS-së, në fund të nëntorit të vitit 2009. Fitues u shpall boceti i skulptorit Agim Rada. Punën e tij e ka mbaruar prej më shumë se një viti e gjysmë, duke plotësuar edhe detajet e fundit. Ka realizuar një bust duke u bazuar në karakterin e shkrimtarit. Shpresat e skulptorit ishin që ta kishte përuruar në sezonin veror që kaluam, por nuk u bë gjë.
Petro Marko pret akoma në fonderi. Sapo i afrohesh sërish derës së daljes, pranë saj qëndron një tjetër shtatore. Ka më shumë se veprat e tjera që qëndron aty. ثshtë shtatorja kushtuar Azem Hajdarit.
Konkursi për realizimin e kësaj vepre në bronz është shpallur rreth gjashtë vjet më parë. Qëllimi ishte për të përjetësuar Heroin e Demokracisë. Si duket, ende nuk është gjetur një vend i përshtatshëm ku do të mund të ekspozohet, edhe pse pak kohë më parë u kujtua sërish një përvjetor i vdekjes së tij. Ndonjë nga punëtorët qëllon edhe të kujdeset herë pas here. Këto figura që i kanë ndarë epoka bashkëjetojnë pa dashje në këtë ndërtesë. Bashkë me ta, ndëshkohen edhe artistët që i kanë realizuar, të cilët duhet të presin përurimin e bustit a shtatores që të paguhen për punën që kanë bërë, sipas rregullave të përcaktuara në konkurs.
Të paktën, e kanë ende një strehë.

Burimi: SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top