Spot elektoral erotik, kandidatja polake frymëzohet nga “Basic Instinct”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
kandidatja.jpg


A keni një votë? Ja një alternativë që mund ta zgjidhni. Të jesh një femër vetëm 23 vjeçe është e vështirë ti imponosh zgjedhësve dëshirën për të të votuar duke mbajtur fjalime. Ky ishte konkluzioni i arritur nga Katarzyna Lenart, e cila garon për zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën në Poloni. Politikania e re ka vendosur që të realizojë një fushatë krejt të veçantë dhe antikonformiste. Vendimi i saj ka skandalizuar veteranët e partisë së saj SLD. Lenart shfaqet në një video 40 sekondëshe duke bërë striptizëm dhe në sfond ka muzikë. Duke dashur të tërheqë sa më shumë votues për të dielën, ajo shfaqet duke hequr reçepetat në spot ndërsa më pas hapësira censurohet dhe shfaqet teksti: Kërkon më shumë? Voto për SLD. Ne jemi të vetmit që mund tu ofrojmë më shumë. Videoja ka arritur të kthehet në një hit në internet por ka shkaktuar edhe shumë polemika rreth 23 vjeçares kandidate. “Doja të tërhiqja vëmendjen. Doja të shokoja votuesit. Këtu nuk ka asgjë vulgare, ata thjesht janë shënjestra ime”, tha vajza

lajmifundit
 
Pe: Spot elektoral erotik, kandidatja polake frymëzohet nga “Basic Instinct”

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top