Spinaqi, rrepa dhe speci mbrojnë lëkurën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
lekura.jpg

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të thjeshtë për të përmirësuar pamjen tuaj, ndoshta zgjidhja qëndron në frigoriferin tuaj apo në tregun pranë jush.
Pra, zgjidhja qëndron në perime, që janë plot me vitamina, minerale dhe fibra.

– Spinaqi: A i keni sytë e lodhur apo të kuq dhe me qeska të errëta? Pasuroni menynë tuaj të përditshme me një porcion të spinaqit dhe ju do të shihni ndryshimin. Në fakt, të gjitha perimet me gjethe jeshile janë shumë të shëndetshme, por spinaqi është veçanërisht i mirë për lëkurën tuaj.
Ai përmban zeaksantinë dhe karotenoid luteinë, përbërësit thelbësor që mund t’ju ndihmojnë në rinimin dhe reduktimin e qeskave të errëta nën sy. Spinaqi është gjithashtu i pasur me hekur, i cili mund të bëjë që lëkura të duket e shëndetshme dhe të ketë më shumë gjallëri.

– Rrepa e kuqe: Një tjetër ushqim i cili mund të bëjë mrekullira në aspektin e bukurisë dhe shëndetit. Rrepa e kuqe ka një efekt të madh në lëkurë dhe është e rekomanduar për ata që vuajnë nga aknet që ta konsumojnë rregullisht. Gjithashtu mund të ndihmojë në hidratimin e lëkurës dhe kundër rrudhave.

– Speci i kuq: Speci i kuq është një nga burimet më të mira të vitaminës C, që mund të gjenden në natyrë. Vitamina C është shumë e rëndësishme sepse ajo rrit numrin e rruazave të bardha të gjakut dhe këto qeliza luftojnë bakteret dhe mikrobet në trupin tuaj. Mrekullia e vitaminës C është se stimulon prodhimin e kolagjenit i cili është i rëndësishëm për lëkurë rinore.
Për fat të keq, kjo vitaminë është shumë e ndryshueshme në temperaturë, që do të thotë se gatimi e shkatërron plotësisht. Pra, është mirë për të ngrënë spec të kuq në formën e sallatave ose të mbushur me djathë.
b.keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top