Grupi i dikurshëm, “Spice Girls”, do të bashkohet sërish me rastin e jubileut të diamantit të mbretëreshës.
Vajzat që mbretëruan në vitet e nëntëdhjeta do të bashkohen për një koncert të veçantë në pallatin Buckingham më 4 qershor, para familjes mbretërore.
Gjatë një interviste për një televizion australian, Mel B, njëra nga ish-anëtaret, i ka zbuluar planet për këtë ribashkim kur është pyetur nëse grupi do të bashkohej për Lojërat Olimpike në Londër.
“Oh, mendoj se kjo do të ndodhë madje më herët, në jubileun e diamantit të mbretëreshës”, ka thënë ajo. /Telegrafi/