Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

ida angel

:)
V.I.P
Te shtunen nga 20:30 deri 21:30, fikni dritat per “Oren e Tokes”!

E ashtuquajtura "orë e errësisës", sot do të përfshijë të gjithë planetin

Images.jpg
Të shtunën, më 31 mars, e gjithë bota do të shuajë dritat: pikërisht, nga ora 20:30 deri në 21:30, firmat, kompanitë dhe njerëzit do të qëndrojnë në errësirë simbolikisht, për edicionin e gjatë të “Orës së Tokës”, eventi global i WWF që synon të sensibilizojë opinionin publik mbi emergjencën e ndryshimeve klimatike.

Kështu, të gjithë janë të ftuar të fikin dritat elektrike, për të reflektuar mbi ndryshimet klimaterike, mbi konsumin e energjisë dhe mbi mundësinë e një të ardhmeje sa më të mirë për të gjithë planetin.

Për herë të parë, pas edicionit të parë që prej vitit 2007 kur u përfshi vetëm qyteti i Sidney, eventi do të zbarkojë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, nga ku astronauti i Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe ambasador i WWF, André Kuipers do të mbajë nën vëzhgim planetin tonë, duke shpërndarë në transmetim direkt foto dhe komente në provilin e Tëitterit për përvojën e tij.

E ashtuquajtura "orë e errësisës", nesër do të përfshijë të gjithë planetin. Që prej startit australian “Ora e Tokës” është bërë aksioni vullnetar më i madh i botës, për të sjellë në plan të parë ndryshimet klimaterike dhe nevojën e mbështetjes. Në vitin 2011 kanë marrë pjesë plot 5251 qytete, duke arritur thuajse 2 miliardë njerëz në 134 shtete, përmes të shtatë kontinenteve. Në këtë iniciativë janë përfshirë edhe fikja e dritave në monumente simbol, si Koloseu, Kupola e San Pietros, Kulla Eiffel, Krishti i Rios dhe Kullat e Kuvajtit. (Nextme)
ikub.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

Video oficial

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Po ju e fiket driten?
 
Titulli: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

Apsolutisht jo isha duke ber palester , dhe smund te rrija 1 ore pa drita , ne spo sensibilizohemi per gjera te tjera , do sensibilizohemi tek dritat .
Po kto te WWF qe meren me mbrojtjen e kafsheve kan fillu te meren dhe me mbrojtjen e planetit tani ?
 
Titulli: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

As une nuk i fika , perkundrazi i ndeza te gjitha . Na çan koken me budalleqe !
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

1400 vende shenojne 'Oren e Tokes'1333179771-vendimi_perbashket.jpg

Për 30 minuta në 1400 vende, përfshirë edhe Shqipërinë do të shuhen dritat në monumentet kryesore në mese 5000 qytete dhe qyteza. Sot shënohet ngjarja më e madhe mjedisore “Ora e Tokës”, aktivitet i cili në Shqipëri është prezent prej katër vitesh, dhe këtë vit organizohet nga ANEP – Shoqata për politika të reja të mjedisit dhe IDEA – Klubi studentor për edukim mjedisor. Sipas organizatorëve eventet që do të mbahen gjatë ditës së sotme në Tiranë janë mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës.

“Ora e Tokës” ka lindur si një iniciativë e ’’WWF Sidney’’ në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë.

Gjatë ditës së sotme janë parashikuar të mbahen disa aktivitete gjate orëve të paradites.

Do të jetë firmosja publike për pjesemarrje në “Orën e Tokës” ne Shqipëri, nje ceremoni simbolike dhe e bukur qe vitet e meparshme ka patur shume sukses, thonë organizatorët.

“EARTH HOUR RIDE”, nje event me biçikleta në perkrahje të “Earth Hour and beyond”. Aktiviteti do të mbahet tek Parku Rinia (Tajvani) prej orës 09.30. Eventi i mbremjes, do të jetë po ashtu me biçikleta, nga ora 20:30 -21.30.

Monumentet që do të shuhen

Monumentet që do të shuhen për një orë janë: Sydney Opera House, Sydney Harbour Bridge, Tokyo Toëer(Kulla e Tokios), Taipei 101, Muri i madh i Kinës, Stadiumi Kombëtar i Pekinit (Bird’s Nest), Orchard Road Singapore, Lumbini Sacred Garden, Gateëay of India, The Burj Khalifa, Muzeu Libian, Table Mountain, Biblioteka Kombëtare e Bjellorusisë, Muret e qytetit të Dubrovnikut, Eiffel Toëer, Muzeu i Luvrit, Porta e Brandenburgut, Stadiumi Allianz Arena në Mynih,Kulla e Pizës, Kupola e Bazilikasit të Shën Pjetrit në Vatikan, Buckingham Palace, Tower Bridge, Parlamenti i Britanisë së Madhe, Big Ben, Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Brazil, CN Tower, Las Vegas Strip, Times Square, Empire State Building, Selia e OKB-së etj.

Rreth “Orës së Tokës”

“Ora e Tokës” është një iniciativë globale e mjedisit në bashkëpunim me ثثF dhe Leo Burnett. Janë të ftuar individë, biznese, shoqata dhe qeverit që të fikin dritat dhe aperaturat e tepërta me 31 Mars në orën 20:30-21:30 për të treguar mbështetjen e tyre në zhvillimet ekologjike të qëndrueshme. Për vitin 2012 motoja e Earth Hour është “Unë mundem nëse Ju mundeni” ku ftohen individë dhe organizata për të sfiduar të tjerët për një angazhim të vazhdueshëm mjedisorë përtej ores. Earth Hour ka filluar në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në “Earth Hour 2011” morën pjesë 5.251 qytete nga e gjithë bota, në mbi 135 vende, dhe me mbi 1,8 miliardë përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë në 135 vende të botës duke u cilësuar si “Fushata më e madhe mjedisore në Botë”/Shqiperia.
 
Titulli: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

Neve po na ndal rrymen vet shteti spo kem nevoj me i ndal vet :p le ti ndalin ata qe kan 24 ore rryme :p
 
Pe: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

Mos me paska ik sa inat :S
 
Pe: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

Une kam qene duke pa Big Brotherin ne sallon dhe zakonisht kur shofim TV, dritat si mbajm ndez...na pelqen vetem drita qe leshon TVja kshu qe fik kane qene deri tani.
 
Titulli: Sot ''Ora e Tokes'' fikni dritat

Une kisha merak mos na i hiqte shteti dritat ,sebepet e tilla i ka shume qef :p por shyqyr çezi nuk e paska ditur :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top