Sot edhe engjëjt vishen si shtriga

Love

βeℓℓe â๓e
Luela Myftari
timthumb.php


Halloween-i festohet mbrëmjen që ndan datën 31 tetor me 1 nëntorin. E meqenëse, fëmijët nuk mund të presin ndërrimin e datës, ata e fillojnë festën që në orët e para të mëngjesit. Në rrugët e Tiranës dhe në baret ku mund të gjesh kënde lojërash, dje djem dhe vajza të vogla i gjeje duke festuar Halloween-in. اuditërisht, thuajse të gjithë ata që i pyesnim e dinin fare mirë se çfarë po festonin.

Edhe pse ata nuk munden të festojnë gjatë deri në mesnatë apo pas saj, një gjë është e sigurt, ata do të festojnë ditën, ashtu si u kanë thënë prindërit. Kudo që shkuam, pamë fëmijë të vizatuar në fytyrë. Kishte edhe nga ata të cilët ishin veshur si heroi i tyre i preferuar.

Jo të gjithë ishin të frikshëm, por të gjithë kishin menduar diçka, ndryshe nuk do të ishin bërë pjesë e festës. Një nga vajzat që ishte veshur më bukur ishte Diona .Ajo ende nuk ka mbushur katër vjeç dhe e di fare mirë se pse është veshur ashtu. Madje, ka zgjedhur që të vishet si shtrigë, edhe pse pamja e saj është shumë engjëllore.

timthumb.php


Përmes syve të saj të qelqtë, Diona na rrëfen gëzimin e një feste si kjo. Na tregon se është veshur që në mëngjes dhe se do ta shijojë këtë festë në lokalin e saj plot me fëmijë të tjerë. Nuk ka as turp dhe as frikë të dalë në gazetë, ashtu siç shumica e të rriturve ka. As të flasë nuk ka turp. Diona duket e lumtur teksa prindërit dhe të afërmit e fotografojnë. Madje, kur i thua se do të dalë në gazetë, ajo gëzohet. Pamja e një engjëlli si Diona që gëzon sot, nuk i ngjan fare asaj shtrige. Por, ai kostum sot po e bën të lumtur.
Shekulli


timthumb.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top