Sorokin, shkrimtari “tronditës” i Rusisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Diçka mund ta thuash pa frikë për shkrimtarin dhe romancierin e famshëm rus, Vladimir Sorokin: ai e ka krifën e flokëve si të një rusi të vjetër nga të tjera kohë. ثshtë një kokë që rrethohet nga flokë të bardha të valëzuara, që rrezatojnë kur janë në dritë të diellit përreth fytyrës së tij. Duket sikur ai shfaqet gjysmë murg gjysmë luan si të ishte një pasardhës i denjë i të madhit Tolstoi. Madje ka nga ata që nga larg e krahasojnë me shkrimtarin e famshëm rus, që është edhe një nga shkrimtarët më të famshëm të të gjitha kohërave.



Përtej kësaj, në Perëndim emri i tij është i lidhur me perceptimin që kanë lexuesit për letërsinë ruse bashkëkohore dhe mbi të gjitha me imazhin që kanë njerëzit me atë që e quajnë “tregimi, apo romani rus”. Sorokin, një nga shkrimtarët më të mëdhenj aktualë të Rusisë, ka kaluar dhjetëvjeçarë të tërë të jetës së tij krijuese për të ndërtuar një univers të Rusisë moderne, të një Rusie që është e ndërthurur paszgjidhshmërish edhe me të shkuarën e saj, nga e cila shkëputet me shumë vështirësi përmes vuajtjesh, flijimesh dhe sakrificash që vetëm rusët mund t’i durojnë e prej të cilave vetëm rusët dinë si të dalin të fituar dhe me kokën lart. Kur njëherë e pyetën Sorokinin se çfarë ishte letërsia për të, ai u përgjigj në një mënyrë shumtë të thjeshtë dhe të thatë: “ثshtë thjesht hedhje germash në letrën e bardhë”. Megjithatë ai është një shkrimtar shumë i ndërlikuar, madje fjala “thjeshtësi” nuk i përshtatet në asnjë lloj mënyre. Ai në mënyrë të vazhdueshme në veprat e tij e ka përballur dhe e përball lexuesin me vizione shokuese e tronditëse dhe të pashlyeshme nga kujtesa që kanë të bëjnë me dhunën e kanibalizmin. Pra në këto rrethana dhe në këtë kontekst kuptohet se përse ndodh, ose më mirë ka ndodhur në fillim, që është diçka delikate dhe shpesh një thikë me dy presa, prezantimi i këtij shkrimtari në Perëndim. Si shumë nga kolegët e tij gjatë viteve të kolapsit të Bashkimit Sovjetik, edhe Sorokin u përpoq që të krijonte një botë letrare të mbushur me heronj të prangosur. Kjo rrugë kulmoi me krijimin e një përralle shumë të ashpër, por të shkurtër në lidhje me Rusinë e Vladimir Putinit: “Dita e Opriçnik”, që befas dhe për herë të parë e pozicionoi këtë shkrimtar në radhët e luftëtarëve në politikën ruse.

Admiruesit e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që përkthimi i kësaj vepre në anglisht do të jetë një “parathënie” e mirë për veprën e tij në këtë vend. Ndërkohë që ai është bërë i famshëm dhe i njohur në rrethet letrare dhe më gjerë të Gjermanisë e të Japonisë. Për shumë botues përkthimi dhe botimi në anglisht në Shtetet e Bashkuara i veprave të Sorokinit është një sfidë dhe një lloj eksperimenti për të gjitha palët që përfshihen në të. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Sorokinin, por për të gjithë letërsinë ruse në përgjithësi. Sipas një botuesi amerikan që ka botuar këtë vit romanin e Sorokinit, “Trilogjia e akullit”, ka ekzistuar një ide për një kohë të gjatë në Perëndim se shkrimtarët e mirë në Rusi janë vetëm ata që i kundërvihen regjimit. “Kur nuk e kemi një realitet të tillë zakonisht stepemi, sepse nuk e kuptojmë se përse do të interesohet lexuesi dhe shpesh nuk marrim përsipër që të përkthejmë.”

Personalisht Sorokin është indiferent dhe i mendueshëm. Dikur madje edhe ka belbëzuar. Nuk fliste dot rrjedhshëm dhe këtë e kishte shumë problem, sidomos në publik. Por tani gjërat janë përmirësuar dhe nuk e ka më këtë cen. Megjithatë fjalët i lëshon me shumë kujdes si të ishin para dhe ai të ishte një kasier që nuk do të bëjë gabime. Në vitet ’80, kur shkrimet e tij nisën që të qarkullonin në rrethe moskovite, njerëzit bënin çudi se si ishte e mundur që një njeri që dukej kaq i qetë, kaq i sjellshëm dhe me edukatë, arrinte të prodhonte një material shumë të dhunshëm. “Ishte sikur një nga ikonat që shohim nëpër muret e kishave herë pas here të niste e të shante me fjalë të rënda të gjithë adhuruesit e tij”, shkruan një kritik letrar rus, njohës i mirë i veprës së Sorokinit. Ai ka një mënyrë të shkruari shumë ndjellëse si fillim. Di të joshë nëpër fantazitë e skutat e trillimeve të tij dhe më pas krejt në mënyrë të beftë “plas” në një sulm të egër me historira rrëqethëse, me dhunë dhe kanibalizëm. Shpesh edhe imiton shkrimtarë të tjerë të famshëm rusë, por në fund del me origjinalitetin e tij tronditës dhe të fortë. “Fillimi i stinës”, një tregim i shkurtër i botuar në vitin 1985, shkruan për dy gjahtarë që ndjekin prenë e tyre, e ndërsa e bëjnë një gjë të tillë i futen një bashkëbisedimi të thellë që përfundon me një vrasje makabre dhe jo vetëm kaq, por pasi ata vrasin dikë që u del në rrugë nisin dhe me gjakftohtësinë më të madhe i hanë mëlçinë sikur të mos kishte ndodhur gjë. Një model i tillë, pra një rrëfim që nis në mënyrë të zakonshme dhe përfundon, ose më mirë kulmon në mënyrë të dhunshme dhe me skena kanibalizmi e terrori të pashpjegueshëm në pamje të parë, është i zakonshme për Sorokinin. Në romanin e tij “Toka blu” kemi një skenë, në të cilën pasqyrohet një përçudnim që i bën klonit të Stalinit kloni i Hrushovit. Pikërisht për këtë skenë, që është në të vërtetë një skenë makabre, grupi rinor rus që mbështet Putinin “Lëvizim së Bashku”, hapi një çështje gjyqësore kundër shkrimtarit të famshëm me arsyetimin se ai ishte duke përhapur pornografinë. Në vitin 2002, një shok i telefonon për t’i thënë se para ndërtesës së teatrit “Bolshoi” në Moskë ishte vendosur një vazo e madhe tualeti dhe publiku rus ishte ftuar që të hidhte brenda saj librat e tij. Sorokin iu përgjigj këtij lajmi, duke i thënë se ishte i denjë për veprat e tij dhe se ai që e kishte shpikur një gjë të tillë duhej që të ishte fans i librave të tij dhe njeri me shumë fantazi. Por me kalimin e kohës shkrimtari është gjendur përballë situatave të pakëndshme në Rusi. Një herë e gjeti derën e shtëpisë së tij të mbyllur me hekura, një herë tjetër kur doli jashtë shtëpisë i pa të gjithë librat e tij të grisur në një vandak të madh dhe një pjesë e tyre ishin vulosur me vulën “pornografikë”. Më pas një ditë të bukur prokurorët rusë hapën një çështje gjyqësore kundër tij, sërish për përhapje të pornografisë që mund ta kishte çuar shkrimtarin pas hekurave të burgut për dy vjet rresht. Por për fat akuzat u rrëzuan. Në këto kushte për të u bë gjithnjë e më e vështirë që të shkruante atë që donte: “Më në fund mora makinë time, gruan dhe i dhashë për në veri, në Estoni, ku qëndrova në mes të qetësisë së pyllit për rreth një muaj.” Edhe pse është e vështirë që të mendohet, por në këto rrethana pavarësisht të gjithave Sorokin nisi një sulm frontal ndaj qeverisë. Pasi punoi për pesë vjet me radhë për “Trilogjia e akullit”, ai më në fund nxori në dritë edhe “Dita e Opriçnikut” dhe këtë e bëri brenda një muaji. Ngjarjet zhvillohen në Moskën e vitit 2028, që është një qytet i rrethuar nga një mur i madh dhe i ndarë nga pjesa tjetër e botës dhe e qeverisur nga një lloj Ivani i Tmerrshëm, i cili mbrohet me mish me shpirt nga “opriçnikët”, policia sekrete, e cila ka për detyrë që të eliminojë fizikisht të gjithë armiqtë e Ivanit. Në libër përshkruhen të gjitha veprat barbare të këtyre njerëzve, që nga vënia e zjarreve, torturimi i njerëzve, përdhunimet në masë. Në një intervistë të dhënë për një gazetë, disa muaj pas publikimit të librit Sorokin, përshkroi një ndjenjë gjithnjë e në rritje, që ka të bëjë me një ndërgjegjësim të shoqërisë”. Si rrëfimtar jam frymëzuar nga situata e një Moske ndryshe, e rrethinave dhe e rretheve të ngushta të njerëzve, ku të qenët apolitik është një situatë normale.” Për sa u përket burimeve në Shtetet e Bashkuara, Sorokin thotë se ka dëshirë që të ndryshojë imazhin e shkrimtarëve rusë bashkëkohorë, pra imazhin se janë të mirë vetëm disidentët. “Shpresoj që Perëndimi të shohë përtej kësaj klisheje dhe ta nisë edhe me librat e mi.”

B:botimeshqiptare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top