Rezultati në futboll është kapricioz, ndonjëherë nuk mjafton ta kërkosh ëndrrën, as të besosh te ajo, nuk mjafton madje as të luash mirë, të krijosh një mori rastesh, dhe të jesh superior në fushë, pasi në futboll ndonjëherë vendosin episodet dhe fati. Shqipëria humbet në Slloveni 1-0, dorëzohet përballë një goditje të Kampl në minutën e 19-të dhe bën gjithcka për të përmbysur rezultatin por nuk ja del dot mbanë, pasi shënjestra për një mbrëmje nuk ishte ajo e duhura. Gjithsesi Brazili mbetet ende aty vetëm se këtë herë përjashto Qipron të gjithë janë në garë, në Grupin E, atë të cmendurin.
Sa i përket sfidës, De Biasi konfirmon pikërisht emrat që priteshin, duke rreshtuar skuadrën me skemën 4-2-3-1, me Canin sulmues të vetëm, mbështetur nga Kace, Roshi dhe Rama, ndërkohë që sllovenët luajnë me 4-1-4-1. Takimi nis me një minutë heshtje në nder të ish-trajnerit të Shpresave Artan Bushati, që u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Shqipëria është e vendosur mirë që në start, dhe bën presion lart duke mos lejuar sllovenët të qarkullojnë topin. Shkëndijën e parë e jep Bulku që godet nga jashtë zone por jo saktë. Kuqezinjtë gjithsesi nuk janë shumë të sigurtë në mbrojtje, dhe në minutën e 12-të Cana humbet rrezikshëm një top por Agolli mbyll mire ndaj Kampl. Ky i fundit do të jetë dhe rreziku numër 1 për shqiptarët, aq sa në minutën e 17-të, arrin të prodhojë një supergoditje falë dhe hapësirës që i bëhet e mundur nga top ii humbur nga Agolli duke gjetur këndin e portës së Berishës. Shqipëria e ngrohur dhe nga thirrjet e tifozëve gjithsesi nuk dorëzohet dhe vazhdon të insistojë falë dhe fantazisë së Kaces, që shpërndan lojë në cdo sector. Gjithsesi Cani shpeshherë nuk zgjedh kohën e duhur për të përfituar nga shërbimet e tij dhe rastet janë me pikatore. Më të mirat mbajnë firmën e Roshit në minutat 43 dhe 44, kur në të dy rastet kthesa e tij nuk rezulton problem për duart e Handanovic. Në pushim shkohet 1-0 për Slloveninë, por me ndërgjegjsimin se mund të arrihet më tepër. Starti i pjesës së dytë është i tëri zjarr.
Cana ndez shkëndijën duke kërkuar në thellësi Canin që nuk godet sic duhet. Nga minuta e 53-të deri në të 65-tën, Shqipëria nis festivalin e rasteve të humbura.në fushë janë vetëm kuqezinjtë, që gjejnë më shumë forcë përpara falë dhe përfshirjes së Salihit, që zë vendin e Bulkun. Në të 54-trën, Rama godet me të djathtën por Handanovic pret. Pak sekonda më pas, Cana ka në këmbë golin e barazimit, por nuk koordinohet sic duhet. Në minutën e 56-të, është Salihi që humbet rastin e tij, dhe përsëritet dhe në të 57-tën, kur vetëm për vetëm me Handanovic sërish nuk arrin të finalizojë. Porta e sllovenëve duket si e mallkuar për shqiptarët, dhe në të 58-tën, Handanovic tregon se ska ndërmend të heq kycin kur pret goditjen me kokë të Bashës nga vetëm pak metra larg. Tifozët besojnë por goli nuk është mik i yni këtë mbrëmje, ashtu si dhe Handanovic që konfirmon ndeshjen perfekte, kur pret një goditje me hark të ramës, ndërsa në vazhdimin e aksionet puthet nga fati, teksa devijimi sërish i Ramës kalon ngjitur me shtyllën. Ansi Agolli ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 69-të pas një përplajsje me Birsën dhe do të mungojë ndaj Islandës. Shqipëria tani provon nga distanca dhe është Roshi që tenton në dy raste por nuk e ka të saktë shënjestrën. Shqipëria e kërkon deri në fund rezultatin por kjo nuk është mbrëmja e duhur. Fati ynë bredh diku larg Shtozices. Katër ditë më vonë në Islandë, luajmë dorën e all in, gjithcka për gjithcka. Brazili është ende aty.
/S.Sport