Skulpturat e Helidon Xhixhës, në aeroportin e Milanos

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
PicMonkey-Collage17-620x620.jpg


Në Portën e Milanos, instalacioni në çelik të pandryshkshëm dhe në çelik cortèn të skulptorit shqiptar dialogun (flet, bisedon) me kryeveprën leonardeske. Milano, tetor 2015 – SEA prezanton nga data 15 tetor 2015 deri në 30 prill 2016, në aeroportin e Milanos Malpensa, “Përjetësi” (Everlasting), një instalacion i dimensioneve të mëdha i artistit shqiptar Helidon Xhixha (Durrrës, 1970), që dialogon me “Darkën e fundit” të Leonardo da Vinci-it, duke ftuar vizitorin të vëzhgojë kryeveprën rilindase nga një këndvështrim bashkëkohor.

Për Portën e Milanos, Helidon Xhixha ka krijuar një vepër të përbërë nga 12 shtylla çelik të pandryshkshëm, reflektues në pasqyrë, të vendosur përpara nëntë paneleve që riprodhojnë “Darkën e fundit”. Shtyllat, që përfaqësojnë 12 apostujt, janë vendosur në mënyrë simetrike rreth më të madhes, Jezu Krishtit. Harmonia e kompozimit, e krijuar nga format fluide të skulpturës, ndërpritet falë një përdorimi të qëllimshëm të materialeve që përjashtojnë figurën e Judë Iskariotit, tradhtarit, shtylla e të cilit është ndërtuar prej çelikut cortèn (çelik i ndryshueshëm nga kushtet e motit) jo reflektues.

Xhixha jo vetëm transformon skenën biblike në një hapësirë tredimensionale, por nënvizon universalitetitin e kryeveprës së Leonardos dhe shkon përtej kuptimit fetar të veprës. “Simetria perfekte dhe lineariteti logjik i skulpturave vlejnë shumë për pilastrat e çelikut aq sa për kompozimin e Leonardo da Vinçit dhe simbolizojnë mesazhin e numrit 12 në mënyrë universale. Format e qarta dhe të thjeshta kujtojnë universalitetin e pastër, që gjendet përtej sipërfaqes me shkëlqim të veprës, ashtu si midis religjioneve dhe besimeve të ndryshme”, konfirmon vetë Xhixha.

Përveç kësaj, aeroporti, menduar si vendi i lidhjes midis vendeve dhe kohëve të ndryshme, vepron si një urë midis vëzhguesit dhe pikturës së Rilindjes, midis shekullit XV dhe ditëve të sotme, duke nënvizuar pakohësinë dhe aktualitetin e mesazhit të Leonardo da Vinçit. “Aeroporti, duke qenë faza e fillimit të Xhixhës, instalacioni lidh zona të ndryshme kohore, që prezantojnë në mënyrë të barabartë, një hapësirë të përjetshme ku e gjejmë veten mes kohës dhe vendeve. ‘Përjetësia’ e Xhixhës përshtatet në këtë fazë fillestare dhe vepron si një transmetues midis vëzhguesit dhe pikturës së Rilindjes, në mes të shekullit XV deri në ditët e sotme, duke nënvizuar përjetësimin e mesazhit të Leonardo da Vinçit në afresket e tij”, shprehet dr. Diego Giolitti, në tekstin kuratorial për ekspozitën.

Skulpturat e projektuara dhe të realizuara nga Helidon Xhixha për hapësirat publike dalin nga kanonet e përfaqësimit të pastër për të hyrë në një fushë edukative, metaforike, shumë simbolike, në një dimension që dhuron, nëpërmjet reflekseve, hijet dhe efektet e ndriçimit, një mundësi ndërveprimi ndërmjet spektatorit dhe veprës, si dhe një dialog me vetë ambientin përreth. Kjo iniciativë konfirmon vullnetin e SEA-së për ta bërë Milano Malpensa-në unik në panoramën e aeroporteve botërorë, ku kohët e fundit janë alternuar ekspozita kushtuar mjeshtërve të artit italian, si Fausto Melotti, Marino Marini, Giٍ Ponti, Giuseppe Pellizza da Volpedo dhe përforcon angazhimin e tij kulturor, si dëshmi e bashkëpunimit me Teatrin e Skalës, për “Eliksirin e dashurisë” (L’elisir d’amore) të Gaetano Donizetti-it, që u recitua pikërisht në aeroportin e Malpensa-së.

Biografi

Helidon Xhixha (1970) ka lindur në qytetin e Durrësit. Ai rrjedh nga një familje artistësh. Fëmijërinë e kaloi me të atin Sali Xhixha në studion e tij, nga i cili trashëgon një pasion të fortë për artet e bukura, mbi të gjitha për skulpturën. Ndërsa filloi që të frekuentojë Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, vendosi që të transferohet në Itali. Në vitin 1998, falë një burse studimi, kishte mundësi që të frekuentojë Universitetin Kingston të Londrës. Në vitin 1999 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano, Brera. Në ambientin artistik njihet për stilin e tij, për përvojat e realizimit të menjëhershëm të skulpturës së çelikut inoks, me një teknik të re. Veprat e tij vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Të panumërta janë ekspozitat e tij në Itali dhe në shtete të tjera si: në Amerikë, Dubai, Gjermani, Francë, Austri, Rusi, Angli, Zvicër etj. Ka realizuar vepra publike dhe ka ndërtuar monumente të shumtë. Arti i Helidon Xhixhës është një pikë vazhdimësie dhe kthimi në skenën ndërkombëtare të artit. Teknika e përdorur, zgjedhja e materialeve dhe gjuha plastike, që kanë marrë veprat e tij, shprehin gjithnjë e më shumë karakteristika të origjinalitetit, që e bëjnë këtë skulptor të ri vazhdues të traditës së madhe në gjysmën së dytë të viteve 900, që nga Richard Serra deri tek Anish Kapoor, si një studiues i palodhur dhe novator.



Valeria Dedaj/shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top