Skoci, kisha hap dyert për namaz

Kresha

A pretty face can never trick me

Një kishë në Skoci hapi dyert e veta dhe mirëpriti qindra e myslimanë për lutjet e së premtes, njoftoi BBC.

Besimtarët nga Episkopale prej tani mund të falen në kishën fqinje, e cila qëndron jo larg xhamisë së vogël të cilën e kanë ndërtuar. Autoritetet fetare thanë se duke parë numrin e madh të myslimanëve në këtë qytet, dhe duke parë që shumë prej tyre falen jashtë në rrugë, ata hapën dyert e kishës, dhe i ftuan besimtarët mysliman të falen në kishë.

"Një ditë isha duke ecur rrugës, dhe pashë shumë persona që po faleshin jashtë. Ishte ditë shume e ftohtë, dhe mendova, pse të mos i ftoj që të falen në kishë", tha prifti Isaac Poobalan, i cili thotë se është rritur në Indi, dhe njeh mirë frymën paqësore të Islamit.

Poobalan ka shtuar se myslimanët në fillim hezituan për të pranuar ftesën, por megjithatë ishin falënderues për mirëkuptimin. "Ne jemi shumë mirënjohës për kishën që na e ka dhënë një hapësirë për lutjet tona," tha Mozhid Sufiyan për BBC. "Ishte shumë e vështirë, sidomos për të moshuarit, të luten jashtë në dysheme."

Peshkopi Episkopale, Robert Gillies, tha se marrëveshja në kishë duhet të shërbejë si një mësim për pjesën tjetër të botës.

"Ajo që ne po bëjmë këtu, është diçka që ka rëndësi lokale, por edhe globale," tha ai, duke shtuar: "Ne kemi treguar se të krishterët dhe myslimanët nuk kanë pse të mos kalojnë mirë me njëri-tjetrin. Ata mund të mësojnë të respektojnë bindjet e njëri-tjetrit të cilat janë të ndryshme, dhe të jetojnë në paqe, ashtu siç na mësojnë fetë tona.”

/mesazhi/
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Nuk esht hera e pare qe nje kishe ua hap dyert muslimaneve... Edhe vjet me duket ishte ne Zvicer ku besimtaret musliman falen namazin e Kurban Bajramit ne sallen e kishes protestante...
 
Pe: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Bravo nje shenje tolerance e mirefillte...Me pelqejne veprime te tilla,kishe,xhami apo ca do qofte shtepi e Zotit quhet...
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Rasti i tille eshte shembull shume shume i mire ! Ne kete menyre paqja arrihet ne Bote .
 
Pe: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Toleranca fetare eshte nje ane tjeter qe tregon kulturen e nje shteti
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Shenj mjaft e mire tolerance nga ana e te krishterve..Sbesoj se 1 xhami do e kthente ne meshe, gjithsesi zoti esht 1 .
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Shenj mjaft e mire tolerance nga ana e te krishterve..Sbesoj se 1 xhami do e kthente ne meshe, gjithsesi zoti esht 1 .

Nuk eshte e lejuar tek ne nje gje e tille !
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Nuk eshte e lejuar tek ne nje gje e tille !

Normale qe jo Loverboy pasi toleranca nuk egziston ne ate fe.Asnje nuk lejohet tek ju kur bie fjala per toleranc fetare.Keni rrethin tuaj dhe nuk e hapni per askend.Nejse :)
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Mire n'rregull, s'ka mbetur t'vleresohet toleranca fetare Islame nga ju :D Mirembetsh
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Mire n'rregull, s'ka mbetur t'vleresohet toleranca fetare Islame nga ju :D Mirembetsh

Se themi te ashtuquajturit NE por e thon te gjithe pa ndarje fetare,krahine rrace etj.Te gjith e dim qe fjala Toleranc tek ju nuk egziston, por rendesi ka qe e kuptuat dhe vete ;)
Gjithashtu lal :)
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Po po, mire e ke, i forte je ti, vec vazhdo !:topi:
 
Titulli: Pe: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Pyetje: A lejohet falja e namazit në kisha, dhe se çfarë ndodh në qoftë se ka imazhe në të? Dhe a lejohet t’i quajmë ato “Shtëpitë e Zotit”?

Ibnu Tejmije: Ato nuk janë shtëpitë e Zotit, vetëm xhamitë lejohen të quhet shtëpitë e Zotit. Ato janë shtëpi në të cilën refuzohet besimi i vërtetë në Allahun

Tamam budallallek qe po del nga ju islamiket amatora qe e quani Kishen jo shtepi te zotit, dhe xhamin shtepi te zotit.Ah mjer me ke flas dhe un.
P.S Perralla me mbret po na jep o ricky? 1her ne kete forum nuk dhe iden tende personale apo aq sa bagazh ke,por merr neper forume islame gojdhena dhe vjen ketu i heth paste.
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

cent, e din ti qe nuk praktikohet Islami sic ke deshire ti, apo nje pjese tjeter, por ashtu sic eshte praktikuar qe ne fillim te shpalljes, deri me sot 14 shekuj !? Ne s'kemi nevoje per UPDATES. Te citoj nganjehere me te vetmen arsye, ta them ate cfare nuk e keni kuptuar drejte. Por nganjehere pendohem, jo pse te pergjigjem, por behem shkaktar qe ju ta tregoni karakterin e juaj dhe injorancen sa i perket ketyre ceshtjeve.
 
Pe: Titulli: Pe: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Tamam budallallek qe po del nga ju islamiket amatora qe e quani Kishen jo shtepi te zotit, dhe xhamin shtepi te zotit.Ah mjer me ke flas dhe un.
P.S Perralla me mbret po na jep o ricky? 1her ne kete forum nuk dhe iden tende personale apo aq sa bagazh ke,por merr neper forume islame gojdhena dhe vjen ketu i heth paste.

Po krejt budalle po del!

Kur flet për Kushtetutën, çfarë ideje personale të leshit kërkon?
Ato janë kjartë të caktuara dhe nuk ka ti e unë si mendojmë!

Ashtu e thot feja edhe pikë, të pëlqeu apo s'të pëlqeu!

اfarë budallalleku do të ishte s'ikur një fe tjetër
të pranojë udhëzimet e fesë tjetër?

Shko vëlla luaj me lodra mos trego pordha të ftohta këtu!
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

"Ajo që ne po bëjmë këtu, është diçka që ka rëndësi lokale, por edhe globale," tha ai, duke shtuar: "Ne kemi treguar se të krishterët dhe myslimanët nuk kanë pse të mos kalojnë mirë me njëri-tjetrin. Ata mund të mësojnë të respektojnë bindjet e njëri-tjetrit të cilat janë të ndryshme, dhe të jetojnë në paqe, ashtu siç na mësojnë fetë tona.”

Te gjithe besimtaret e cdo feje duhet te marin shembull nga kjo fraza ketu lart!
Goxha ide e mire.
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Cka ktu per tu cuditur, pervec faktit qe ka ndoll ne Skoci kjo gje!?
Dihet historikisht qe shumica e kishave ne ballkan u kthyen ne xhami.
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Cka ktu per tu cuditur, pervec faktit qe ka ndoll ne Skoci kjo gje!?
Dihet historikisht qe shumica e kishave ne ballkan u kthyen ne xhami.

Nuk e di ku po e sheh cudine ketu ?
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Normale qe jo Loverboy pasi toleranca nuk egziston ne ate fe.Asnje nuk lejohet tek ju kur bie fjala per toleranc fetare.Keni rrethin tuaj dhe nuk e hapni per askend.Nejse :)

ne kohen e Pejgamberit Muhammed s.a.w.s Ai i ka leju krishtert me majt mesh ne Xhamin e tij.
Por nuk lejohet qe p.sh te krishtert me shku ne Xhami me i qit "statujat" e Jezusit apo X tjera qe e kan mush e me ju lut atyre ne Xhami ska statuja sepse i drejtohemi veq Zotit pa ndermjetsime si te krishtert sepse ajo quhet idhujtari.

Sa i perket tolerances te Islamit pasi qe ti sot je gjall e shnosh e rahat dmth qe ka toleranc ne Islam mas pari ne kohen e Perandoris Osmane pastaj si pakic qe jeni :D
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Tek duartrokitjet per dicka qe ka ndoll para 500 vjetesh tek ne.

Edhe ? Mire je kshtu?
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Postimi origjinal është bërë nga Endrra
Cka ktu per tu cuditur, pervec faktit qe ka ndoll ne Skoci kjo gje!?
Dihet historikisht qe shumica e kishave ne ballkan u kthyen ne xhami.

Nuk e di ku po e sheh cudine ketu ?

Tash mos bej kot se je cudit po he :p ahahahahahah lene o vlla te plasin nga inadi njerzit :p O eshte ne scoci o njerz jo ne shqiperi prandaj mos u merzitni :D
 
Pe: Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Cka ktu per tu cuditur, pervec faktit qe ka ndoll ne Skoci kjo gje!?
Dihet historikisht qe shumica e kishave ne ballkan u kthyen ne xhami.

Enderra pse duhet cuditur qe ka ndodh ne Skoci?Anglia eshte nje nga vendet me tolerante e te hapura persa i perket besimit...Ketu pothuajse ne cdo lagje sic kane kishat lokale kane edhe xhamite lokale...
E di kur do cuditesha une?Nese ndodhte ne Vatikan:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Pikerisht, Gloom e kam theksu qe ne kemi qene tolerant para tyre: Vendeve europiane, per mua ishte me shume nje kuriozitet per Anglosaksonet se sa cudi .
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Postimi origjinal është bërë nga Endrra
Cka ktu per tu cuditur, pervec faktit qe ka ndoll ne Skoci kjo gje!?
Dihet historikisht qe shumica e kishave ne ballkan u kthyen ne xhami.

Tash mos bej kot se je cudit po he :p ahahahahahah lene o vlla te plasin nga inadi njerzit :p O eshte ne scoci o njerz jo ne shqiperi prandaj mos u merzitni :D
Ty Quk te keshilloj te marresh strehim per perndjeke fetare ne Skoci ...provoje se shume po hek keq ne Shqiperi dhe aty ku jeton :D

Po mos u ban me paranoja o Quk djali, se ska kush inad kan. Pikerisht ,,,ne nje vend europian si skocia e merr vesh gjith bota .Ne Shqiperine tone te vogel bej ca te duash se sna ve kush veshin. Aty shikohet shteti se cf forcet ka se individi harroje
 
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Nuk eshte e lejuar tek ne nje gje e tille !

Ne linkun qe solli Ricky, thote qe:

Nuk ka ndonjë të keqe që njeriu të falet në kishë të pastër, dhe këtë e kanë lejuar Hasani, Omer ibn Abdul-Azizi, Sha’biju, Euzaij dhe Seid ibn Abdul-Aziz. Gjithashtu kjo është transmetuar edhe nga Omeri dhe Ebu Musa. Ndërsa nuk e kanë pëlqyer namazin në kishë Ibn Abasi dhe Maliku për shkak të fotografive. E ne kemi edhe rastin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili falej në Qabe e në të kishte fotografi (para çlirimit të Mekës). (El-Mugni 1/407)

Pra nese kisha eshte e paster (pa fotografi) psh kishat methodiste jane te zbrazeta, sipas citimit te mesiperm, falja eshte e pranueshme?

p.s. Ju kerkoj nje pergjigje serioze, qe te mesojme dicka me shume sepse shpesh i degradoni temat fetare me ofendime te dy paleve.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Elushe, namazi (falja) ka kushtet e veta. Para se te falemi, duhet shiquar se mos ka ndonje gje qe e prish namazin (jane ca gjera te cilat e prishin namazin). Ne kete rast, nese perpara gjindet ndonje fotografi, apo ikona te kishave, falja nuk lejohet. Sepse ne Islam, Zoti adhurohet ne menyre direkte, drejtperdrejt, pa ndermjetesues. Pra, lidhja eshte krijese-Krijues. Andaj, edhe falja nuk lejohet nqfs perpara vetit ke ndonje idhull/put/statuje, fotografi, qofte e thjeshte qofte nga druri. Dhe e kunderta, nese perpara s'ka gje, eshte vend i pastert (pa fotografi e ato qe i ceka), lejohet. Raste te tilla kane ndodhur edhe ne te kaluaren, tolerance nga ana e te krishtereve, e ndodhin edhe sot ne shume vende te botes. Besoj se isha i kjarte, nqfs s'ke kuptuar noj gje, urdhero pyet.

T'pershendes me respekt:respekt:
 
Titulli: Pe: Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Pikerisht, Gloom e kam theksu qe ne kemi qene tolerant para tyre: Vendeve europiane, per mua ishte me shume nje kuriozitet per Anglosaksonet se sa cudi .

Qa tolerance oj mamushe !!! jep kishat ne perendim ! e mbyti e prishi xhamit ne lindje ! toleranc te duket kjo ? pastaj ku eshte faji i muslimaneve qe kishat nuk arrijn te mbushen dhe ka kisha qe edhe shiten i blejn Muslimant dhe i bejne xhami !!! eshte faji jone apo "toleranca" juaj qe i keni "privatizu" kishat edhe i shitni ! haha :D
 
Titulli: Pe: Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Qa tolerance oj mamushe !!! jep kishat ne perendim ! e mbyti e prishi xhamit ne lindje ! toleranc te duket kjo ? pastaj ku eshte faji i muslimaneve qe kishat nuk arrijn te mbushen dhe ka kisha qe edhe shiten i blejn Muslimant dhe i bejne xhami !!! eshte faji jone apo "toleranca" juaj qe i keni "privatizu" kishat edhe i shitni ! haha :D

Te keqen Mami ty o tollumbac MOS fol ma se e ke mbyt lol
 
Titulli: Pe: Titulli: Skoci, kisha hap dyert për namaz

Te keqen Mami ty o tollumbac MOS fol ma se e ke mbyt lol

hahahahah he mo mamushee te lash pa komente ëëë :p hahaha
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top