Skënderbeu lëviz në merkato, nënshkruan braziliani Junior.

Delirium

No description ...
Skënderbeu kërkon të plotësojë sa më shpejt kontingjentin që do të ketë në dispozicion trajneri Andrea Agostineli për sezonin e ri. Ndaj drejtuesit e klubit korçar po mbyllin sa më shpejt marrëveshjet me futbollistët me të cilët kanë qenë në negociata.

13882660_1085737038130683_300566697307499171_n-470x349.jpg
I pari është një përforcim për sulmin dhe vjen nga kampionati kosovar i futbollit. Bëhet fjalë për brazilianin Sergio Junior, i cili në sezonin e kaluar ka veshur fanellën e Hajvalisë, duke qenë ndër lojtarët më të spikatur të Superligës së Kosovës. Konfirmimi i marrëveshjes me të ka ardhur nga klubi korçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

1.jpg

“Sergio Junior do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Skënderbeut. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin brazilian i cili ka mbërritur në ‘Tropikal Resort’ dhe të hënën do i bashkohet grupit në përgatitje. Sergio Junior luan si mesfushor i avancuar, ose sulmues i dytë dhe sezonin e shkuar ishte lojtari më i spikatur i nënkampionëve të Hajvalisë në kampionatin kosovar”, shkruhej në këtë njoftim, ku nuk bëhej e ditur nëse transferimi ishte kryer me akord mes klubeve apo nëse korçarët kishin paguar për kartonin e tij.

Ndërkaq, korçarët vazhdojnë kërkimin për futbollistë të tjerë cilësorë dhe janë në bisedime me lojtarë të ndryshëm sidomos për të përforcuar repartin e mbrojtjes, nga ku janë larguar Vangjeli dhe Arapi. /panorama - sport /
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top