Skandalet seksuale ; Të majtët, më të ndezur

fshatari

Anetar
a_687.jpg


Në 18 vjet demokraci, për herë parë skandalet seksuale të politikanëve hyjnë në një debat publik. Ndërmjet dy qeverive që kanë marrë më shpesh pushtetin në dorë, në mes të majtës dhe të djathtës - e majta ka arkivuar rastet më flagrante të skandaleve seksuale të pushtetarëve - një ministër i dorëhequr se shkoi me një ish-paciente; kryebashkiaku i së majtës që pozon nudo në një plazh publik; një ministër Kulture që argëtohet me një studente në pub; dhe një ish-Kryeministër që i shpëton skandalit, duke u detyruar të shpallë lidhjen e fshehtë dhe të deklarojë divorcin me bashkëshorten... Mediat kanë reaguar në të gjitha rastet, por asnjë tërheqje dhe masë administrative nuk njihet. Ngjarja “Pango” është e vetmja në 18 vjet qeverisje, që një Kryeministër reagon menjëherë duke e shkarkuar nga detyra ministrin



Një tabloid gjigand i huaj shkruante pas një skandali seksual: “Politika është si seksi”.

Ndërsa mediat tona, vizive sidomos, dhe me shumicë ato të shkruara, ngjarjen “Pango” e etiketonin si kusur politik, duke ia veshur këtë qeverisë aktuale.

Kur reagimi politik ka qenë i menjëhershëm, pas publikimit të një kamere të fshehtë, që prodhoi ngjarjen e bujshme të ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango: shkarkim nga detyra, funksionoi me motivin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Berisha: episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton. Por kjo histori, më shumë se ngjarje dite, ka shërbyer për t’iu rikthyer moralit, që lidhet me të sotmen dhe të kaluarën në politikën shqiptare, që më së shumti ka funksionuar nën vesh dhe bëmat kanë qenë “underground”.

Kur axhenda e skandaleve seksuale po shihet si çështje politike, realitetin - ndryshe nga inskenimi, prodhimi i ngjarjes “Pango” e ka pasur më të fortë e majta në qeverisje.

Historia gjithmonë shërben për të shkuar tek e kaluara. Skandali seksual që ndodhi një ditë më parë me ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, nuk është rasti më i bujshëm i imoralitetit të politikanëve në vend.

Kur ish-Kryeministri Fatos Nano kishte rënë në dashuri me Xhoin dhe udhëtonte në krahët e lumturisë, për publikun shqiptar divorci i tij u pa si skandal. Por ai i shpëtoi një skandali të mundshëm mediatik, duke bërë publike lidhjen e tij jashtëmartesore dhe duke bërë një hap që asnjë politikan tjetër shqiptar nuk e kishte bërë në këtë mënyrë, ndarjen me gruan, me të cilën jetoi rreth 30 vjet dhe martesën me një vajzë të re. Gjithçka u kurorëzua në kishë dhe fjalët për moral apo jo moral mbetën vetëm muhabete kafenesh, ndërkohë që shumë burra shqiptarë ndoshta e kishin zili për zgjedhjen e tij.

Në moralin e shqiptarëve nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një burrë shteti të divorcohej aq lehtë, të linte gruan dhe për 24 orë pothuajse të martohej me një tjetër, më të re.

Por, si në “ligjin e Maliqit”, çudia e popullit nuk u zgjat shumë, përveçse u pasua me një ceremoni të zilishme dasme. Nanon nuk e akuzoi kush për moral. Mediat e pasqyruan dasmën e ish-Kryeministrit të asaj kohe si nëpër përralla.

Kur Edi Rama ishte ministër i Kulturës, shumë akuza përplaseshin në dyert e Ministrisë së Kulturës në atë kohë. Rama, ky kontrovers që kërkoi modernitetin e stafit të tij, duke përmbysur të gjitha klishetë e një administrate publike, por duke e shndërruar në një rast tepër hermetik, se si mbahen sekretet dhe realizohen ëndrrat për t’u pasuruar. Revistat më të mëdha në vend në kopertinë publikonin skandalet e ish-ministrit, misterin e jetës së tij private, duke përfolur mbi moralin e tij. Ndërkohë ish-bashkëshortja e Ramës, Matilda Makoçi, deklaronte nëpër revista jetën e saj depresive, atë që i kishte mbetur gjurmë nga jeta me Edin, divorcin e egër me të, me të cilin ka dhe një djalë.

Ndërsa ministria e Ramës shihej si “delja e zezë”, ku vajzat më shumë se punonin, i kushtoheshin modës, stilit të veshjes, kërcitjes së takave dhe mbrëmjeve dëfryese nëpër pub-e.

Një tjetër ministër ka dhënë dorëheqjen për çështje të ngjashme me atë të Pangos. Në qeverisjen socialiste pas 1997, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, iku nga posti, pasi gazeta “Koha jonë” botoi një shkrim, ku aludonte për marrëdhënie seksuale me një ish-pacienten e tij në zyrat e shtetit.

Perversitetin e njerëzve me pushtet e ka denoncuar edhe deputeti i PD-së, Azem Hajdari, duke deklaruar në Parlament se kryetari i asaj kohe, pra Skënder Gjinushi, shkonte me kunatën e tij.

Por brenda selisë së PS-së, në kohën kur kjo parti ishte në pushtet, flitej mes tyre se nga frika mos përgjoheshin, disa kishin blerë aparatura që identifikonin përgjues të mundshëm. Këto ishin blerë për shkak se në ministritë e tyre kishin ndodhur ndërkohë abuzimet seksuale dhe u trembeshin publikimeve.

Por, ka pasur dhe raste denoncimi cinik, jozyrtar, plot perversitet, kur duke u hakmarrë, burrat e PS-së ndërmjet tyre kanë zbuluar dashnoren e përbashkët. Rasti më publik njihet reagimi i Nanos në KPD e 2001-shit, kur me batutat e tij të famshme akuzonte Gramoz Ruçin me Bardhyl Agasin, duke kujtuar fjalët: “Ti Bardhi mos e mbro Ruçin, se keni konflikt interesash, pasi votoni të dy në të njëjtën shportë”.

Mund të thuhet se për herë të parë integriteti moral i politikanëve kaloi në lupë publike në kohën kur Edi Rama u kandidua si kryetar bashkie. E kaluara e tij e errët nuk ishte më aq enigmatike. Ramës i duhej të dilte në publik dhe të hiqej si një prind që njeh përgjegjësinë atërore. Por kjo u pasua sërish nga paparacët e fjalës, duke përfolur mbi pikën e dobët të kryebashkiakut të ri, moralin. Në të njëjtën kohë, si për t’i mbyllur të gjitha këto qoshka, Rama vendos lidhje “serioze” me vajzën e spektakleve, Rudina Magjistarin. Aq serioze e tregoi lidhjen kryebashkiaku, sa në publik ata të dy dhanë shembullin e “dashurisë ideale” pak para votimeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Por kjo nuk zgjati shumë dhe ndonëse në krye të Bashkisë, për të cilin nuk u fol asnjëherë të vetme, për Ramën kopertinat e revistave paraqitën të njëjtin realitet si më parë, por tani me Rudinën.

Por siç duket, në frontin e majtë, krye i saj, Rama, është gjendur papritur në faqet e para të gazetave si njeriu që ka thyer çdo lloj morali publik, duke pozuar nudo, e duke u fotografuar nga miqtë e tij në një plazh publik në Francë.

U tronditën moralisht sërish shqiptarët, por jo politika, sidomos krahu që përfaqëson Ramën. Skandali publik i fotove nudo të kryebashkiakut nuk pështirosi siç duket asnjë, përveç faktit të “censurës” së fotos nga shumica e mediave, që sot janë vënë në frontin e denoncimit politik të ngjarjes “Pango” - por me një ndryshim të madh, që qeveria Berisha ka reaguar menjëherë. Ramën, që e bënte vetë ligjin, askush nuk e vuri përpara përgjegjësisë morale, as mediat e shkruara dhe ato vizive.

Ministria e Kulturës së qeverisë së majtë shpeshherë i ka pasur korridoret të mbushura me lloj-lloj historish, po të tilla, skandaloze, për ministrat.

Derisa mbërriti tek skandali tjetër, rast flagrant i ish-ministrit Blendi Klosi. Mediat publikuan foto abuzive të ish-ministrit të Kulturës në një pub, në Poloni, duke u argëtuar me një studente shqiptare. Klosi, iu largua kësaj ngjarjeje pa iu tronditur karrigia e ministrit, duke u shndërruar në heshtje dhe duke mbushur sirtarin e historive aventurore që ka ndjekur dikasterin e Ministrisë së Kulturës. Sidomos në kohën kur qeveria ishte e majtë.

Një ish-ministër tjetër, i së majtës, Gaqo Apostoli, denoncohet se abuzoi me një grua të kabinetit të tij, të cilën e largoi për këtë arsye nga puna. Ka pasur edhe publikime të tjera në mediat e përditshme për zyrtarë të nivelit të dytë që kanë abuzuar me postin. Por në asnjë prej tyre, ndonëse të bëra publike, nuk është kërkuar shkarkim nga detyra, apo që të jenë shndërruar në debate të mëdha publike. اështjet janë mbyllur aq shpejt saqë gjithnjë është vërtetuar thënia e اajupit, “çudia më e madhe tre ditë zgjat”, si për të injoruar imoralitetin përpara pushtetit dhe autoritetit publik.

Pa marrë faturën politike nga pas, të gjitha ngjarjet e mësipërme më shumë rrahin të tregojnë kronikën rozë të politikës shqiptare - si raste skandalesh sa i takon moralit, një realitet i pastër. Ndërsa provokacionet seksuale, tashmë kur bota po i jep fund feminizmit, shënojnë edhe raste të së kundërtës, kur një mashkull bie pre dhe bëhet viktimë nga provokacioni i një femre - shumë afër i ka shkuar këtij fenomeni ish-ministri Pango - duke na prodhuar një realitet të inskenuar, i goditur nga provokacioni seksual i një femre. I paprecedentë krahasuar me rastet e mësipërme - i rëndë dhe i dënueshëm moralisht, sepse u bë publik dhe u abuzua me postin.

Sikur rastet e mësipërme mos të shiheshin me cinizmin politik, se kujt i takojnë të majtës apo të djathtës, kur për një palë që është në pushtet opozita shfryn, dhe për palën tjetër ka heshtje totale - ndjesia e integritetit moral do ishte kusht qysh pa marrë përgjegjësi publike. Në politikë siç duket nuk kuptohet se kujt i takon morali dhe kush janë imoralët që me të drejtë tabloidi i një gazete të huaj shkruante: “Politika është si seksi”, që me sa duket të gjithë politikanët pritet t’iu ngjajnë Sodomës dhe Gomorës, pa u ndëshkuar, duke pritur vetëshkatërrimin.


Marre nga: Gazeta Standard
 
Ehuuu, po edhe te djathtet nuk jane pa gje po he!Patosi e ka ndare gruan e tij para pak javesh sepse dashuron nje goce. ja keshtu jane keto iluminista jane!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top