Skandalet seksuale që shënuan vitin 2013!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 17:41 / 8.12.2013

skandalet-seksuale-q-euml-sh-euml-nuan-vitin-2013-foto_hd.jpg


Edhe ky vit, si shumë të tjerë më parë, është shënuar nga skandalet seksuale të personave të njohur. Prej Zelandës së Re, përgjatë Malit të Zi e deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto skandale paraqisnin temat kryesore të mediave. Telegrafi ua sjell disa nga to.

1. Vendimi gjyqësor për “Bunga-Bunga”


sek1.jpg

Silvio Berlusconi dhe Karima El Mahroug

Në mesin e gjyqeve të përfunduara kundër Ish-kryeministrit Italian, është edhe i ashtuquajturi rasti “Bunga-Bunga” (gostitë e seksit - v.j.). Silvio Berluckoni u dënua përfundimisht me shtatë vjet burg, meqë ka paguar për marrëdhënie seksuale të miturën Karima El Mahroug, e cila në botë u bë e njohur si “Fatalja Ruby”.

LEXO PO ASHTU: Itali: Berlusconi u shpall fajtor nga gjykata në Milano
LEXO PO ASHTU: Berlusconi e pagoi 13 herë minorenen

Gjatë arsyetimit të vendimit, Gjykata ka konstatuar se Berlusconi ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën e atëhershme, prostitutën marokene, dhe se i ka paguar shërbimet e saj. Gjyqi ka thënë se Berlusconi po ashtu ishte edhe organizator i seks orgjive të njohura si “bunga-bunga”.

2. Carlos Danger, i njohur si Anthony Weiner

sek2.jpg

Anthony Weiner alias Carlos Danger

Në një periudhë, në garën për kryetar të New Yorkut, Anthony Weiner kishte një shans për një rezultat të mirë në zgjedhje, por pastaj ndodhi “Carlos Danger”. Carlos është alter egoja e Weinerit i cili një vajze 22 vjeçare i premtonte veturë, banesë... Shkurt, gjithçka që ajo dëshiron. Kur u kuptua ky skandal me SMS, popullariteti i tij ra.

LEXO PO ASHTU: Obama sugjeron që Weiner të tërhiqet
LEXO PO ASHTU: Kandidati pervers për kryetar të New Yorkut

Gruaja e tij Huma e fali, ashtu si para dy viteve kur ai u gjend në situatën e njëjtë e kur përmes rrjeteve sociale vajzave të reja ua dërgonte fotografitë e tij lakuriq.

3. Korrupsioni i dashurisë në اeki

sek3.jpg

Petr Necas dhe Jana Nagyova

Kryeministri çek, Petr Necas, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pasi kreu i zyrës së tij, Jana Nagyova, u akuzua për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion. Necas pastaj pranoi se kishte marrëdhëniet të fshehta me të, për çka më vonë ndahet nga gruaja.

LEXO PO ASHTU: Ish-kryeministri çek pranon aferën me asistenten
LEXO PO ASHTU: Femra fatale: I përdori shërbimet sekrete për ta ndarë kryeministrin çek nga gruaja

Nagyova akuzohet se ka korruptuar deputetët për interesat e saja personale dhe se ka përdorur shërbimin ushtarak të zbulimit për të përgjuar gruan e kryeministrit.

4. E bija e presidentit çeke - në orgji

sek4.jpg


Katarina dhe Milos Zeman

Skandali i Necasit nuk ishte i vetmi në çeki, Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Katarina, vajza e presidentit Milos Zeman, këtë vit është xhiruar në orgjitë e rinisë së Pragës. Imazhet janë përhapur nga faqja PartyHardcore.com e pastaj janë përhapur nga portalet tjera të lajmeve në اeki

LEXO PO ASHTU: Vajza e presidentit çek, në një “skandal të nxehtë” (Foto/Video)

Katarina mohon akuzat dhe thotë se gjithçka është e montuar dhe se ajo nuk ishte në ato xhirime.

5. Politikani malazez “kapet” në aksion

sek5.jpgMiroslav Ivanisevic

Në seks skandal u gjet edhe presidenti i Senatit të Kontrollit Shtetëror dhe ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Malit të Zi, Miroslav Ivanisevic. Në YouTube është postuar një video që në pjesët më të mëdha është errësuar, por zëri dallohet mirë. Ivanisevic ka thënë se nuk e dinte se xhirohet dhe se në video është një grua që i bënë me vite të tëra shantazhe, kundër së cilës ka nisur një procedurë gjyqësore për mohim të atësisë.

Ivanisevic pas këtij skandali ka dhënë dorëheqje.

6. Politikanja serbe, temë e tabloideve të botës

sek6.jpg

Vanja Hadzovic

Vanja Hadzovic, të cilën shumë e kanë quajtur si shpresa e re e diplomacisë serbe, deri vonë ishte e njohur si këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Serbisë. Kështu ndodhi derisa nuk dolën në internet ca fotografi të saj provokative.

LEXO PO ASHTU: Fotografitë ‘e nxehta’ të zyrtares në MPJ-në serbe (Foto)

Vanja shpejt u bë tema kryesore e tabloidet të botës, për çka dha dorëheqje nga posti i saj.

7. Joshja e balerinave më të mëdha në botë

sek7.jpg

Anastazia Volockova

Një ish soliste e Teatrit Bolshoi, Anastazia Volockova, ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të këtij teatri se e ka shndërruar Bolshoin në një shtëpi publike. Ajo thotë se vajzat janë detyruar të shkojnë në mbrëmjet gala, e ku paralajmëroheshin se pastaj duhet të shkojnë me dikën në krevat.

Balerinat që kanë refuzuar, janë kërcënuar se nuk do të shkojnë në turne dhe se nuk do të luajnë në shfaqjet e Bolshoit.

8. Në lidhje me të dashurën e rivalit


sek8.jpg

Len Brown dhe femra e rivalit - Bevan Chuang

Kryetari i Aucklandit, Len Brown, kishte marrëdhënie me një grua që në të njëjtën kohë ishte në lidhje me një këshilltar të kundërshtarit më të madh të tij politik. Brown, publikisht, në televizion konfirmoi se kishte një lidhje jashtëmartesore dhe se kërkonte ta lënë të qetë derisa nuk e zgjedh situatën me familjen. Ai tha po ashtu se nuk do të japë dorëheqje. Publikimin e lidhjes së tij e quajti “presion” për t’u tërhequr dhe si përpjekje “për ta shkatërruar”.

Brown është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve, ndërsa skandali doli disa ditë pasi u zgjodh për kryetar të Aucklandit. /Telegrafi/


Fotografia: Ilustrim
 
Titulli: Skandalet seksuale që shënuan vitin 2013!

Ska pyll pa dera
ps : Kur vjedh informacione mundohu dhe te fshish disa gjera te tipit :

LEXO PO ASHTU: Itali: Berlusconi u shpall fajtor nga gjykata në Milano
LEXO PO ASHTU: Berlusconi e pagoi 13 herë minorenen

LEXO PO ASHTU: Obama sugjeron që Weiner të tërhiqet
LEXO PO ASHTU: Kandidati pervers për kryetar të New Yorkut

qe skane lidhje me temen :)
 
Titulli: Skandalet seksuale që shënuan vitin 2013!

Ska pyll pa dera
ps : Kur vjedh informacione mundohu dhe te fshish disa gjera te tipit :





qe skane lidhje me temen :)


Te falemnderit shume per kete vleresim?!

Temen e solla ashtu si ishte ne telegraf pas e bere asnje modifikim. Nese nuk iu kisha referuar burimit atehere do te postoja ne menyren qe thua ti, por derisa e kam burimin (telegrafin) si reference nuk dua dhe nuk do te hec apo shtoj asnje germe.
 
Titulli: Skandalet seksuale që shënuan vitin 2013!

Te falemnderit shume per kete vleresim?!

Temen e solla ashtu si ishte ne telegraf pas e bere asnje modifikim. Nese nuk iu kisha referuar burimit atehere do te postoja ne menyren qe thua ti, por derisa e kam burimin (telegrafin) si reference nuk dua dhe nuk do te hec apo shtoj asnje germe.
i nderuar ylli!
Ne rradhe te pare ato qe ti i ke marre me copy paste jane linke qe te dergojne ne nje faqe tjeter te faqes nga ku e ke marre infon,nese e sheh me me kujdes,nuk eshte se ti po ben dicka kunder apo pergenjshtron lajmin,thjesht ca gjera shpesh ia bejne MU!


Persa i perket temes me beri sh pershtypje kjo : 4. E bija e presidentit çeke - në orgji,na i gjen dot kete video?mqs te jepet :p
 
Titulli: Skandalet seksuale që shënuan vitin 2013!

Ka qene informate ne TV dhe neper site te ndryshme. Do te shoh nese mund ta gjej, por eshte lajm i vertetuar.
 
Pe: Skandalet seksuale që shënuan vitin 2013!

nje gje skuptoj une pse qenkan skandale keto ? ska llogjike paran e kane, famen e kane, po ca do bejne keto do e mbajne me dore lol lol lol
 
Paska qene "skandaloz" fare 2013...
 
Shyqyr forumi jone nuk perfshihet ne keto rang listat globale 😛😜🤪
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top