Skandal:Dora e mjekut!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar

Dje janë mbushen tri vjet kur jeta e familjes Bytyqi nga Prizreni është nxirë. Djali i kësaj familjeje, Leutrimi ka mbetur invalid për shkak të një pakujdesie të mjekëve. Para tri vitesh i ishte dhënë injeksion me preparatin diclofen, i cili është i ndaluar për fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare.

"Këmba i ka mbetur ma e hollë, kurse shputa i është lakuar. Shumë herë
edhe rrëzohet. Duart dhe gjunjët i ka varrë ”
(Fadil Bytyqi,babai)“

Nga pakujdesia e mjekëve, Leutrim Bytyqi gjashtëvjeçar ka mbetur invalid e përhershëm. Para tri vitesh, doktori Orhan Vogël në mënyrë të gabuar ia kishte përshkruar dhënien e injeksionit fëmijës trevjeçar. Këtë injeksion ia kishte dhënë Zeki Vërshevci, i cili akuzohet nga familjarët se ia ka dëmtuar edhe nervin e këmbës. Për këtë rast Prokurua Publike e Komunës ka ngritur aktakuzë kundër mjekut Orhan Vogël, ndërsa për teknikun ka hequr dorë nga aktakuza. Kjo tërheqje e prokurorit nga akuza për teknikun Vërshevci, i ka irrituar familjarët e Leutrimit, të cilat kanë ngritur padi private, me të cilën pretendojnë se edhe tekniku është fajtor për gjymtimin e djalit të tyre. Kjo lëndë është dërguar në Gjykatën komunale, por vendimi ende nuk është marrë për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve. Edhe pse ngjarja ka ndodhur para tri vitesh, asnjëri nga mjekët as vërejtje nuk ka marrë në institucionin që kanë punuar. Ndërsa, këtë të premte pritet të mbahet seanca e radhës për të sjellë raportet e ekspertizës nga Mjekësia ligjore për të dhënë mendimin e fundit, mbushen tri vjet kur jeta e familjes Bytyqi është nxirë. Pikërisht para tri vitesh kishte ndodhur edhe gjymtimi i Leutrimit. "Natën e datës 18 shtator 2005, rreth orës 21.30 minuta në Shërbimin Emergjent të Shtëpisë së Shëndetit në Prizren, si mjekë përgjatë dhënies së ndihmës mjekësore e shfrytëzon mënyrën e gabueshme të shërimit dhe shkakton keqësim të gjendjes shëndetësore të personave- të dëmtuarit Leutrim Bytyqi, ia përshkruan injeksionin - ampulën diklofen, edhe pse i dëmtuari nuk i kishte mbushur gjashtë vjet jetë", thuhet në aktakuzën kundër mjekut Orhan Vogël, të cilën e ka ngritur prokurori Idain Smajli. Ky i fundi ka thënë për Express se pasi ka gjetur fakte të mjaftueshme për gabimin e mjekut dhe ka vendosur që të propozoj akuzën dhe të kërkojë që i njëjti të dënohet sipas ligjit, për lëshimin e bërë. "Ia kam ngritur aktakuzën ndaj mjekut Orhan Vogël dhe e njëjta ka shkuar në Gjykatën komunale. Kam gjetur fakte se ai ka gabuar gjatë përshkrimit të injeksionit. Tash pritet që në seancën e radhës të dëshmojë eksperti mjekoligjor për këtë rast", sqaron prokurori Smajli. Ndonëse gazeta ka provuar të kontaktojë me mjekun Orhan Vogël, kjo ka qenë e pamundur par shkak se ai është duke punuar në Shqipëri. Derisa tekniku Vërshevci nuk ka pranuar të flasë për gazetë. Avokati i tij ka përmendur tërheqjen e aktakuzës ndaj klientit të tij, ndërsa për padinë private të familjarëve të Leutrimit ai ka thënë se është e drejtë e tyre të vazhdojnë procedurat. Në dosjen e Leutrimit prokurori ka futur edhe shkrime të gazetës Express, e cila ka shkruar për rastet e gabimeve të mjekëve me rastin e dhënies së diclofenit tek pacientët. Prokurori ka gjetur se ampula diclofen nuk u guxon t`iu jepet fëmijëve nën moshën gjashtëvjeçare.

Shet shtëpinë për Leutrimin

Babi i Leutrimit, Fadili është duke dyshuar në drejtësinë e Gjykatës komunale të Prizrenit. Si banor e vonshëm i Prizrenit, ai thotë se mjekët të cilët i akuzon për gjymtim të djalit të tyre i kanë blerë prokurorët dhe gjyqtaret dhe se i ka humbur edhe shpresat në drejtësi. "Kryeministri ka thënë se ka korrupsion në drejtësi dhe kjo është vërtetuar edhe në rastin tim. Djali më ka mbetur invalid i përjetshëm dhe të njëjtit njerëz që e kanë bërë këtë vazhdojnë të punojnë. Kjo është më shumë se skandal, kurse ende nuk po del drejtësia në vend", akuzon Fadili, derisa i bën thirrje Inspektoratit Shëndetësor që të merren edhe ata me këtë rast. Ai tregon kontratën e shtëpisë, të cilën e ka shitur për shërimin e djalit të tij. I ka të gjitha dokumentet që e vërtetojnë se gjatë këtyre tri vjetëve, ka qenë në spitalet e Turqisë, Serbisë dhe Shqipërisë. "Më shumë se 50 mijë euro i ka harxhuar deri më tani. Ende nuk ka shpresë së këmba e tij do të shërohet. Të gjitha konstatimet e mjekëve të këtyre tri vendeve kanë thënë se ai që ia ka dhënë injeksionin ka gabuar gjatë dhënies dhe se nuk është dashur t`i jepet diclofen fëmijës", thotë Fadili, derisa përcjell djalin e tij për në shkollë. "Ka trajtim të veçantë në shkollë dhe shokët e tij duhet ta presin se nuk mund të ecë njësoj sikur bashkëmoshatarët e tij. Këmba i ka mbetur ma e hollë, kurse shputa i është lakuar. Shumë herë edhe rrëzohet. Duart dhe gjunjët i ka varrë", shprehet ai.

110 mije euro demshperblim!

Avokati i palës së dëmtuar, Nexhat Elshani thotë se janë në përfundim seancat gjyqësore për rastin dëmtimit të fëmijës. Ai thotë se në bazë të aktvendimit, i cili pritet të merret në Gjykatë, do të kërkoj dëmshpërblim në vlerë prej njëqind mijë eurosh. "Të akuzuar janë të dy; edhe mjeku edhe tekniku. Ne do të presim aktgjykimin dhe në bazë të tij do të kërkojmë edhe dëmshpërblim në vlerë prej 100 mijë eurosh për dëmin e shkaktuar", ka thënë avokati Elshani, i cili i ka garantuar palës së vet se nuk do të ndalet derisa drejtësia të dalë në shesh. "Dëshmitë janë dhe po presim edhe raportin e ekspertizës mjekoligjore, në mënyrë që të dihen saktë fajtorët me rastin e lëndimit të Leutrimit", ka theksuar ai.


kemba.jpg

Express
 
Redaktimi i fundit:
demtimi i kembes nuk ka ardhur nga fakti qe ka marre diclofenac, por sepse injeksioni eshte bere gabim ndoshta.
megjithate ajo qe mua sma mbush mendjen eshte qe pse ky femije te merrte nje medikamet te tille?
kush ka qene semundja baze e tij qe ai t emerrte kete medikament?
kjo nuk thuhet, e perderisa nuk thuhet une them qe kemben ndoshta e ka dhe nga semundja baze e jo nga ilaci qe ka marre.
ne kemben e tij sic duket nga figura ka dhe 2 cikatrice t emedha, qe jane shenja opercaionit, dmth ky femije eshe operuar ne kembe per dicka, ndoshta per defekt te lindur te kockes.

shume i dyshimte si rast
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top