Nostra_22
Anëtar i Nderuar
Isa Mulaj, hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike
Nëse dikush, qoftë shqiptar apo i huaj, mendon se me zëvendësimin e tërësishëm të terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe me një gjuhë tjetër arrihet ndonjë përparim, atëherë këtë duhet ta bëjmë sot. Janë dy probleme serioze që na pengojnë ta bëjmë një gjë të tillë. Së pari, është vështirë të argumentohet pse dhe si do të bëhej ky zëvendësim ose kalim. Së dyti, ithtarët e zëvendësimit nuk janë të gatshëm të punojnë në këtë drejtim; ata më tepër preferojnë një gjendje të çrregulluar as andej e as këndej ose mish-mash.
Përkundër se gjuha shqipe ka qenë dhe është nën ndikimin e shprehjeve të gjuhëve tjera, ajo megjithatë ka arritur ta ruaj mëvetësinë në diciplinat shkencore, duke përfshirë ekonominë. Terminologjia e ekonomisë në gjuhën shqipe është e zhvilluar në masë të konsiderueshme, mirëpo, hulumtimet shkencore dhe akademike gjatë kohës janë shumë të kufizuara, duke lënë kështu një zbrazëti në përdorimin e saj më të gjërë dhe njësuar në segmente përkatëse. Ndikimi më i madh në këtë terminologji si në shumicën e gjuhëve të botës padyshim ka ardhur nga gjuha angleze që përkon me zhvillimin e kapitalizmit, ekonomisë si shkencë e veçantë shoqërore, zbulimet e reja shkencore, (neo)kolonializmit. Së fundi, globalizimi ekonomik sjellë fjalë të reja, përkthimi i dobët i të cilave shpesh nuk ndryshon nga fjalët burimore. Pavarësisht pranisë së termave dhe fjalëve të mëhershme me origjinë nga gjuhët tjera, duket se mbajtja e tyre në përdorim është më e lëvërdishme se kalimi nga huazimet e një gjuhe me ndikim në tjetrën sipas „nevojës” ose „trendit” nga rrymat joprofesioniste që nuk ka sjellur ndonjë përmirësim por me tepër e ka vështirësuar kuptimin e gjërë të terminologjisë nga shumica e atyre që gjuhë amëtare e kanë shqipen.
Me përjashtim të disa fjalorëve, qofshin ata shqip-shqip apo nga gjuhët tjera në shqip rreth terminologjisë së ekonomisë dhe disiplinave të saj, është vështirë të gjindet ndonjë studim ose botim i mirëfilltë që e shtjellon problematikën dhe gjendjen e saj. Aq më tepër është shtuar lënia e saj pasdore me fillimin e ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike në hapësirat shqiptare gjatë viteve ’90-ta e deri më sot, ose siç njihet ndryshe, kalimi (transicioni) nga sistemi politik monist dhe ekonomia socialiste, në sistemin politik pluralist dhe të ekonomisë së tregut. Një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në mosinteresimin në rritje për t’iu qasur shtjellimit të kësaj problematike është pushtimi shumëdimensional gjatë kohës së transicionit me fenomene ekonomike dhe globalizimi.
Studimet për shtetet tjera të transicionit siç është ai i autorëve Yeon Kim dhe Pirttilن (2006) konstatojnë se reformat ekonomike kanë gjasa të zbatohen më me sukses dhe të jepin rezultate më të mira, nëse gëzojnë mbështetjen e shtresës së gjërë të popullsisë. Shumica e ekonomistëve janë të pajtimit se suksesi i politikave dhe reformave ekonomike të bazuara në Konsensusin e Uashingtonit varet shumë nga rrethanat dhe kushtet specifike të vendeve në të cilat zbatohet (Hausmann, Rodrik dhe Velasco, 2005). Meqenëse në Kosovë dhe Shqipëri zbatohen reformat që janë pjesë e pakos së Konsensusit të Uashingtonit, atëherë është e një rëndësie të veçantë të merren parasysh në formë pyetjeje konstatimet e dy studimeve të përmendura: e para, sa gëzojnë politikat dhe reformat ekonomike mbështetjen e shumicës së popullsisë; dhe e dyta, sa merren për bazë kushtet specifike të Kosovës që reformat të kenë sukses?
Gjithnjë e më tepër jemi dëshmitarë të premtimeve që bëhen nga institucionet dhe Qeveria nepërmjet strategjive, planeve dhe politikave ekonomike ambicioze që kanë mbetur pa u zbatuar si duhet, e në të shumtën e rasteve kanë përfunduar në sirtarë vetëm si dokumente prej letre. Nuk është rastësi pse publiku shpesh herë nga pakënaqësitë i ka quajtur ato „fjalë”, „premtime të zmadhuara”, „gënjeshtra”, „mashtrime”, etj. Problemi këtu është se hartimi i reformave dhe i strategjive për zhvillim ekonomik bëhet me tepër për t’u arsyetuar se kinse po bëjmë diçka, duke i anashkaluar „kushtet specifike” prej nga rrjedh problemi i mungesës së përkrahjes nga „shtresat e gjëra të popullsisë”. Me kushte specifike në mes tjerash nënkuptohet gjuha dhe terminologjia me të cilën ekspertët dhe ekonomistët shkruajnë strategji, bëjnë plane, përgatisin raporte dhe komunikojnë me publikun. Ajo terminologji është duke u degjenruar me të madhe, ndoshta me qëllim që të mos kuptohet nga shumica. Fatkeqësisht, degjenerimin më të madh e bëjnë disa akademikë edhe eskpertë më të njohur të Kosovës, duke menduar se me këtë ndërtojnë kredibilitet në mesin e njerëzve që nuk e njohin anglishten. Me barbarizmat e pazyrtarizuar që i përdorin qëllimshëm, akademikët mundohen të kamuflohen si njerëz të mençur që dikush të mendoj se fjalori i tyre qenka aq i përparuar sa që është vështirë të kuptohet. Ata që e dijnë anglishten i kuptojnë shumë mirë dhe me të drejtë i quajnë këta akademikë dhe profesorë me shprehjen komike si „gjenetikisht të modifikuar”.
Tërbimin e fjalorit të disa akademikëve dhe profesorëve me barbarizma e hasim kudo nepër mas mediat e Kosovës. Kështu për shembull, akademik Nexhat Daci pa kurrfarë nevoje e përdor fjalën suportim në vend të disa fjalëve më të mira dhe më të kuptueshme siç janë përkrahje, mbështetje, ndihmë, etj. Fjalën suportim nuk e përmban as fjalori i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. E njëjta gjë vlen edhe për profesorin Riza Smaka kur qëllimshëm e përdor fjalën establishim për të cilën ka disa fjalë më të mira në shqip si p.sh. krijim, themelim, sëndërtim, etj, etj. Profesori tjetër universitar, Hajredin Kuçi, duket se e ka bërë „me tybe” që në prononcimet zyrtare për media të mos e përdor fjalën përvojë por eksperiencë. Ka edhe tërbime tjera me barbarizma që nuk ia vlen të shqyrtohen. Ndoshta numri më i madh i tyre është në lëminë e ekonomisë. Tabela në vijim paraqet vetëm një mostër të fjalëve që pa kurrfarë nevoje futen në dokumente, strategji, plane, raporte dhe tekste universitare për ekonomi.
Tabela 1: Fjalët më të përdorura në shqip që janë huazuar nga anglishtja dhe/ose gjuhë tjera
Fjala e duhur shqip Fjala e huazuar në përdorim Fjala burimore e huazuar
Në shumicën e punimeve që përgatiten nga autorët e Shqipërisë, do ta vëreni se sektori i institucionit në të cilin autori është i punësuar ose i shoqëruar shënohet, si departamenti i ekonomiksit. Deri dje departamentit i kemi thënë katedër. Mandej, nëse sot ekonomikës po i themi ekonomiks, atëherë përse statistikës nuk i themi statistiks?
Nxënësit janë mësuar shumë mirë për vite të tëra dhe e kanë kuptuar fjalën lakore. Kur ata bëhën studentë, në librat më të rëndësishme të fakultetit ekonomik siç janë mikro dhe makroekonomia që janë përkthyer në Shqipëri (botime të njohura ndërkombëtare), do ta vërejnë fjalën kurbë. Studenti fillimisht hutohet duke menduar se çka qenka kjo kurba derisa të lexoj lëndën dhe të kuptoj së bëhet fjalë për lakoren.
Ekspertët dhe profesorët e ekonomisë në Shqipëri dhe Kosovë shkojnë aq larg sa që shprehjet që kuptohen shumë lehtë edhe nga fëmijët i zëvëndësojnë me anglizma. Pse në vend të parasë së gatshme është futur keshi, askush nuk është në gjendje ta arsyetoj. Autorët nga Shqipëria janë më „origjinal” kur në punimet e tyre në gjuhën shqipe e shkruajnë cash-i. Në kontabilitet, keshit deri dje i kemi thënë arka.
Një barbarizëm tjetër që është duke bërë kërdi në terminologjinë e ekonomisë në gjuhën shqipe është shprehja aset/e. Ekonomistët normal e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë shprehje angleze nëse përdoret si e vetmuar. Një kuptim për assets është pasuria e ndërmarrjes. Mirëpo, kur e njëjta shprehje përdoret në afarizmin bankar dhe kontabilitet si assets and liabilities, atëherë e ka kuptimin kërkesat dhe obligimet ose aktiva dhe pasiva. Nuk ka kurrfarë arsye që fixed assets ta përkthejmë si asetet fikse kur në shqip ekziston prej kohësh shprehja mjete themelore, mjete bazë, mjete krysore.
Edhe për barbarizmat tjerë ekzistojnë shprehjet përkatëse të standardizuara në shqip, mirëpo, papërgjegjësia e akademikëve, profesorëve dhe studiuesve duan që me një udhë t’i kryejnë dy, tri apo më shumë punë – zhdukjen e disa shprehjeve në shqip me nga një fjalë të huaj. Qëllimi përfundimtar është të krijohet një çrregullim për shoqërinë ku, terminologjia e përdorur nuk kuptohet nga shumica, dokumentet e strategjive dhe reformave për zhvillim ekonomik bëhen më pak të realizueshme në terren si pasojë e vështirësisë së komunkimit ndërmjet hartuesve të dokumenteve të shkruara dhe subjekteve që i kushtohen ato dokumente. Subjektet ose shumica shpesh herë përdorin një terminologji të shkurtë dhe të thjeshtë për hartuesit dhe bartësit e atyre strategjive duke i cilësuar ata si „mashtrues”, „rrenca”, „hajna”, etj. Këto shprehje i kuptojmë të gjithë, i madh dhe i vogël, për shkak se nuk janë zëvëndësuar me barbarizma. Tani radhën e kanë akademikët dhe profesorët e ekonomisë t’i heqin nga veprat e tyre gjithë atë „thesar” të panevojshëm.
Ky shkrim është i bazuar në punimin Terminologjia e ekonomisë në gjuhën shqipe: Gjendja, problemet, detyrat, të prezentuar në Takimin e Tretë Vjetor të Institutit Alb-Shkenca të mbajtur në Tiranë prej 1-3 shtator 2008.