Siti, gafë ndaj Borusias, Reali 4 gola me Ajaksin

cent

...Lontano
Mançester Siti është ndalur në një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj Borusias së Dortmundit, duke bërë një gabim që mund t’i kushtojë shumë në betejën për të kaluar në turin tjetër të Champions League. Skuadra e Roberto Mançinit nuk duket ende në formën e saj më të mirë, madje deri në minutën e fundit ka rrezikuar disfatën përballë kampionëve të Gjermanisë, që kanë luajtur pa frikë, ballazi, duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarin.
ba2ow.jpg
Një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta ajo e zhvilluar në “City of Manchester Stadium”, ku vendasit kërkonin triumfin pas humbjes 3-2 me Realin. Siti kishte përballë një skuadër të mirëorganizuar dhe që për çudi nuk ka menduar asnjëherë të mbrohej. Pjesa e parë ka dhuruar emocione të shumta dhe një lojë tejet të shpejtë, ku rastet kanë qenë të panumërta. Edin Xheko rrezikoi i pari për Sitin dhe pas tij Aguero. Borusia u përgjigj me goditjet e Marko Rojs, i cili gjeti të gatshëm një Xho Hart në formën e tij më të mirë. Në pjesën e dytë, Siti ka gabuar gjithçka, duke bërë që Marko Rojs të kalonte në avantazh gjermanët. Loja e kampionëve të Anglisë nuk ka qenë ajo që pritej, me gabime të shumta dhe pasaktësi para portës, ndërsa gjermanët kanë praktikuar mjaft mirë kundërsulmin, duke rrezikuar të shënonin edhe në disa raste të tjera. Dy minuta para fundit, arbitri dha një penallti për një prekje me dorë në zonë, të cilën Baloteli e shndërroi në gol. Por, ishte sërish Borusia ajo që rrezikoi me një gjuajtje të Levandovskit, përpara se Aleksandër Kolarov t’u jepte fund shpresave të Sitit, duke krosuar jo saktë një goditje dënimi në kufijtë e zonës.

Reali 4 gola me Ajaksin, super Ronaldo

Ndërsa Siti barazonte me Dortmundin, Reali i Madridit ka bërë atë që ka dashur përballë Ajaksit. Pas një starti disi të ngadaltë, madrilenët e rritën ritmin, duke rrezikuar me anë të Kaka, Benzema e Ronaldo, por në të gjitha rastet portieri i Ajaksit qe i vëmendshëm. Kjo, deri tre minuta para fundit të pjesës së parë, kur Kristiano Ronaldo arriti të zhbllokonte shifrat, me një gol të lehtë në zonë. Në pjesën e dytë, madrilenët dyfishuan shumë shpejt me anë të Benzema, por Moisander riktheu hollandezët në lojë me golin e minutës së 56-të. Një moment që u duk se zgjoi madrilenët, të cilët më pas shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Kristiano Ronaldos në minutat 79’ dhe 81’. Portugezi realizoi dy gola të mrekullueshëm, duke hipotekuar fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Ligën e Kampioneve.


Në grupin A, Porto ka mposhtur 1-0 milionerët e Paris Sent Zhermen, falë një ndeshjeje perfekte dhe të luajtur totalisht në sulm. Kampionët e Portugalisë janë konfirmuar edhe njëherë të frikshëm në fushën e tyre, duke marrë vendin e parë në grup me 6 pikë të plota. Ishte Xhejms Rodrigez që realizoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 83-të, por është fakt se deri në ato momente loja e Portos ka qenë spektakolare. Në pjesën e parë luzitanët patën tre raste të pastra për të shënuar, ndërkohë që edhe Parisi rrezikoi dy herë me anë të Ibrës. Ky i fundit pati edhe shansin më të mirë për të realizuar, por ndërsa në fillim gaboi me kokë, herën e dytë tentoi një goditje të pamundur me thembër. Ndërkohë, në takimin tjetër të këtij grupi, Dinamo Kiev ka mposhtur 2-0 Dinamon e Zagrebit, duke e dominuar totalisht sfidën dhe duke merituar gjithçka. Ukrainasit shënuan me anë të Oleg Gusev në fillim, ndërsa një gabim i portierit në minutën e 33-të, solli autogolin e Pivariç dhe avantazhin e dyfishtë të Dinamos së Kievit. Në pjesën e dytë vendasit kanë administruar gjithçka qetësisht ndaj një ekip dukshëm më poshtë nivelit të tyre.

Nordsjaelland-اelsi 0-4
Juventus-Shaktjor 1-1
Bate Borisov-Bajern 3-1
Valencia-Lilë 2-0
Spartak M.-Sëlltik 2-3
Benfika-Barcelona 0-2
Kluzh-Man.UTD 1-2
Gallatasaraj-Braga 0-2
Dje
Dinamo K.-Dinamo Z. 2-0
Porto-Paris SG 1-0
Arsenal-Olimpiakos 3-1
Shalke-Montpelje 2-2
Zenit-Milan 2-3
Anderleht-Malaga 0-3
Ajaks-Real Madrid 1-4
Man.Siti-Dortmund 1-1

(a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top