Sir Michael Wood në krye të ekipit ligjor të Kosovës para GJND-së

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria e Kosovës, pas konsultimeve me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët ligjorë, ka zgjedhur Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar t'i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Wood është një nga juristët më të shquar dhe përgatitur ndërkombëtarë të së sotmes, dhe jemi me fat që ai është i gatshëm të paraqesë rastin tonë para GJND-së”, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Kosovës.

Wood ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Comonwealth-it të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1999 deri më 2006. Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ai mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Dejtonit dhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Ai është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë shumë herë dhe ka punuar në shumë raste të njohura të drejtës ndërkombëtare, përfshirë Mendimin Këshillëdhënës të GJND-së për Pasojat Ligjore të Ndërtimit të Murit në Territorin e Okupuar Palestinez.

“Angazhimi i tij i kohëgjatë në çështjet e së drejtës ndërkombëtare të ndërlidhura më progresin e Kosovës drejt pavarësisë, e bën atë të kualifikuar në mënyrë unike për të përfaqësuar interesat tona kombëtare para gjykatës, dhe kemi besim të madh në gjykimin dhe përvojën e tij”, thuhet më tutje në këtë komunikatë, ku po ashtu bëhet e ditur se krerët e institucioneve të Kosovës kanë zhvilluar të mërkurën një takim me Wood.

“Kosova ka një rast të fortë, dhe synojmë të demonstrojmë para Gjykatës se nuk ka asgjë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës që shkel të drejtën ndërkombëtare”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë javëve dhe muajve të vijim, Wood do të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar paraqitjen tonë para Gjykatës. “Në koordinim me ne, ai do të mbledhë një ekip ndërkombëtar ligjor të kalibrit më të lartë. Sipas nevojës, ekipi i tij ligjor do të përdorë ekspertizën vendore në Kosovë për të formuluar rastin më të fortë të mundshëm”, potencohet më tutje në këtë komunikatë.

“Koordinimin e kësaj përpjekjeje ia kemi besuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila do të merr rolin prijës në emër të Qeverisë së Kosovës. Dëshirojmë që sërish të shprehim besimin tonë të palëkundur në ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojmë të ndjekim njohjet ndërkombëtare gjatë zhvillimit të procesit para GJND-së. Dëshirojmë të theksojmë se kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara”, përfundon komunikata e Presidencës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top