Sinjalet se dëshiron më shumë nga ju!

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0721010209603_m.jpg


Për djemtë nganjëherë është e vështirë t'i vlerësojnë shenjat nëse një femër ia dërgon për ta ftuar në takim të vërtetë, mos dëshiron vetëm shoqëri, apo është e dashuruar në shokun.
Në vijim ju prezantojmë shenjat, të cilat do të zbulojnë nëse do ta ftoni apo jo të dilni bashkë.

1. Përnjëherë i pëlqen ajo që ju thatë se ju pëlqen edhe juve. Përnjëherë di gjithçka rreth klubit tuaj të preferuar të futbollit, edhe pse dy ditë më parë nuk kishte ide për futbollin, Di gjithçka për grupin tuaj të preferuar muzikor. Po, kjo nuk është rastësi. Mos e turpëroni duke i thënë: “Të lutem, ju më thatë se sa shumë urreni futbollin”. Kuptojeni kurthin e saj.
2. Shpesh prek dorën tënde. Po, kjo është një nga opsionet e mundshme. Pjesët tjera të trupit janë më ndryshe, por nëse jua prek dorën, atëherë dijeni se është shumë e interesuar për juve.
3. Buzëqesh me gjithçka që thoni. Po, madje, edhe atëherë kur nuk është argëtuese. Kjo është diçka që gjinia femërore nuk mund ta fshehë, pa marrë parasysh se sa krenare është me veten. Nuk është se gënjen, por pëlqen të jetë afër jush.
4. Nga ju kërkon të bëni gjëra të pazakonta. Nëse nga ju kërkon të dilni jashtë qytetit, për ta shikuar një ndeshje sportive apo ta ushqeni mace; atëherë pranojeni sepse kjo do të thotë se ju fton në takim. Kështu që bëjani ju një shërbim dhe ftojeni i pari? Që të dy do të argëtoheni më mirë.
5. Ju ka shkruar një letër. Letër të vërtetë, me laps. Këtë, një gjë të tillë edhe më tutje e bëjnë të dashuruarit. Kjo duhet të jetë dashuri e vërtetë, prandaj ftojeni jashtë.
6. Gjatë marrjes së fotos dëshiron të jetë pranë jush. Më shumë keni foto me të se me gjithë të tjerët. Dëshiron të jetë pjesë e jetës suaj. Dëshiron që ta kujtoni e të mos e harroni.
7. Pranon gjithçka që ju keni propozuar. Nëse e keni ftuar diku, ku janë pjesa tjetër e shoqërisë, ajo do të pranojë, me gjithë faktin se nuk i takon ati rrethi, ajo është aty sepse edhe ju jeni aty.
8. Para jush kurrë nuk ka përmendur një të dashur tjetër. Kjo sepse nuk mendon për ta. Nuk pëlqen që t'i përmend as shokët, ngase nuk dëshiron që ju të mendoni se është në lidhje me ndonjërin prej tyre.
9. Ju sjell dhuratë kur jeni të sëmurë. Po, ua tregon anën se brengoset për juve.
10. Keni njohur shoqet e saj, e ato ishin të kënaqura se ju kanë njoftuar. Kjo sepse ato, tashmë kanë dëgjuar shumë për juve. Ndoshta tash presin kur ju do ta ftoni atë për takim. /Telegrafi/
 
Pe: Sinjalet se dëshiron më shumë nga ju!

LOL behet fjale per femer budallaqe apo me mendjen tek patat??
 
Titulli: Pe: Sinjalet se dëshiron më shumë nga ju!

LOL behet fjale per femer budallaqe apo me mendjen tek patat??
Ndoshta...edhe eshte ku di une...
 
Pe: Titulli: Pe: Sinjalet se dëshiron më shumë nga ju!

Ndoshta...edhe eshte ku di une...


Ylli ishte pyetje retorike,LOL per mua me duket e pamundur nje femer e pjekur te beje disa nga keta gjera,ah per adoleshentet edhe mundet,ata zakonisht dalin jashte parashikimeve tona:D
 
Titulli: Sinjalet se dëshiron më shumë nga ju!

Keto sinjalet jan per adoleshentet! Saper moshat e tjera sme duket qe eshte keshtu, kush vete te ushqej nje mace mor aman? Kjo shikohet vetem ne filmat amerikan LOL.
 
Titulli: Sinjalet se dëshiron më shumë nga ju!

GLOOM,
E kam sjellur burimin e informacionit qe te mos mendoni se eshte mendim imi. Ky eshte nje studim nga te shumtet qe i sjellim ketu, dhe a jane apo jo te verteta rezultatet e studimit, ate une nuk e di dhe nuk e gjykoj dot!
 
Pe: Titulli: Sinjalet se dëshiron më shumë nga ju!

GLOOM,
E kam sjellur burimin e informacionit qe te mos mendoni se eshte mendim imi. Ky eshte nje studim nga te shumtet qe i sjellim ketu, dhe a jane apo jo te verteta rezultatet e studimit, ate une nuk e di dhe nuk e gjykoj dot!


Ylli ne stu drejtuam ty,qe ndihesh kaq i indinjuar...Ne per materialin e kishim...Materiali na pelqen apo sna pelqen ska lidhje me ate qe e sjell...Se shame,tallemi apo veme ne loje materialin nuk eshte e thene se veme ne loje hapesin e temes...Kalofsh bukur...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top