Si t’ia bëni që të funksionojë lidhja

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0305091811945_m.gif


Një nga pyetjet më të zakonshme që dëgjojmë: "Si ta bëjmë të funksionojë lidhja jonë?" Përgjigjet janë të komplikuara, të ndryshme. Por, këto zakonisht përsëriten për shkak se funksionojnë. Me këtë, në mendje ne kemi mbledhur disa klishe, që në fakt zbulojnë këshilla të vërteta dhe të thjeshta për një marrëdhënie të lumtur.
Dashuria përrallore është vështirë të gjendet. Ja disa këshilla që ta mbani lidhjen tuaj të shëndetshme dhe të lumtur.

Ndryshimi shton kënaqësinë
Studimet kanë treguar se mungesa e ndryshimit dhe monotonia mund të ndikojnë në pakënaqësi në një lidhje. Nëse provoni diçka të re si vizita e një restoranti të ri apo një udhëtim në një vend të panjohur, mund t'ju bëjnë të afroheni më shumë.

Kujdesuni për sjelljet tuaja!
‘Ju lutem’, ‘Faleminderit’ dhe ‘S'ka përse’ mund të ndikojnë që partneri juaj të kujtohet se ju e doni dhe e respektoni atë.

Gjeni një aktivitet të përbashkët!
Një sport apo një aktivitet që u pëlqen të dyve (jo, shikimi i TV-së nuk përfshihet këtu), duke e bërë atë prioritet në marrëdhënien tuaj, mund të ndikojë pozitivisht. Mund të ngisni biçiklete, të dilni në vrap, apo diçka tjetër, me të cilën kënaqeni të dy.

Luftoni me të drejtë!
Në mënyrë që të keni argumente produktive, mbani këto rregulla në mend. Mos e quani atë me emra të ndryshëm. Nëse gjërat bëhen vërtet keq, ndaloni argumentimin. Lejoni tjetrin që t'i mbarojë fjalitë e tij. Mos filloni diskutime kur jeni i/e zemëruar. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top