braziljania
Anëtar i Nderuar
Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:
" ثshtë e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh". (El Isra, 9)
" Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim."(El Isra, 82)
" Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). Allahu është ngadhënjyesi i urtë". (Llukman, 27)
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ibadeti më i mirë i Ummetit tim është leximi i Kur'anit" – dhe thotë: "Sikur Kur'ani të ishte i shkruar në lëkurën e parexhur, zjarri nuk do ta digjte".
Gjithashtu thotë: "Nuk ka ndërmjetësues më të mirë ditën e Gjykimit, te Allahu, se Kur'ani, as nga Pejgamberët s.a.v.s., melekët ose dikush tjetër".
Kupto se leximi i Kur'anit i ka rregullat e tij dhe fshehtësitë.
Rregullat e jashtme janë tre:
Ta lexosh me rrespekt dhe nderim. Pozita e respektit ndaj Kur'anit fisnik është që ta lexosh me abdest, i qetë, i kthyer kah kibla, jo i mbështetur, jo këmbëkryq, apo duke qenë i përgjumshëm. Duhet ta lexosh me kujdes duke theksuar çdo (germë) shkronjë dhe jo shpejtë. Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Të lexoj kaptinat »Zilzal« dhe »Kariah« duke menduar për kuptimin e tyre, për mua është më e dashur se leximi i shpejtë i kaptinave »Bekare« dhe »Ali Imran«.
Kohë pas kohe ta lexosh në këmbë në namaz, e sidomos në xhami natën, sepse zemra natën është më e pastër dhe jo e ngarkuar me mendime. Për këtë Allahu xh.sh. i ka lavdëruar duke thënë: "Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë...." (Ali Imran, 191). Imam Aliu r.a. ka thënë: " Kush lexon Kur'an në këmbë gjatë namazit për çdo shkronjë i ka njëqind thevape, kush lexon Kur'an jasht namazit me abdest, për çdo shkronjë i ka 25 thevabe, dhe kush lexon pa abdest i ka dhjetë thevabe.
Shkalla më e ulët e leximit është që hatma të bëhet çdo muaj, ndërsa më e larta që hatma të bëhet çdo tre ditë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Kush e lexon Kur'anin për më pak se tre ditë nuk e ka kuptuar".
Mesi në mes këtyre dy gjendjeve është që Kur'ani të përfundohet çdo javë, ndërsa leximi i hatmes për çdo ditë nuk është e lavdëruar. Ilaçi është i dobishëm për të sëmurin, por dozimi i tepërt (predozimi) mund të jetë vdekjeprurës.