Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ju e keni fituar dhe tani është i juaji, por ai ende do ish të dashurën e tij. Këtë ju e keni kuptuar, ka një sërë qëndrimesh të tij dhe ai e përmend shpesh apo e mban në mendje. Por si të veprojmë në këtë rast, si ta bëjmë atë të mos e mendojë ish-in e tij? Duhet të kemi parasysh se është e vështirë të harrosh një njeri që e ke dashur shumë.

cifti3.jpg

Veçanërisht në qoftë se kjo ishte një ndjenjë e përbashkët, me intensitet nga të dy anët. Por në të njëjtën kohë, të harrosh një dashuri është e mundur dhe nëse ai do mund ta bëjë këtë gjë. Ju thjesht duhet të përpiqeni për t’i treguar se e kuptoni, mos u acaroni kur emri i ish-it të tij gjendet në bisedat tuaja.

Bëjeni të kuptoj se ai ka pasur fat që ju ka takuar juve, në një kohë kur ai e kishte humbur besimin në dashuri. Së fundmi, bëjeni të kuptoj me dashurinë tuaj, se gradualisht kujtimi i ish-it që ka dashur shumë, por që tashmë i përket së kaluarës, do të venitet çdo ditë. Të tregoni mirëkuptim është mirë. Por nëse ai do të përdori filozofinë e vjetër, “gozhda del me gozhdë”, ju nuk jeni aty që ai t’ju përdorë për të harruar atë.

Ju mund ta dëgjoni kur ai do të flasë për atë që e lëndoi aq shumë, në këtë moment ju mund të jeni një mike e mirë për të. Kështu ju do e ndihmonit për ta harruar shpejt atë. Nëse në të kundërtën, ai rri me ju vetëm sepse vetmia e mbyt, apo sepse do të eksperimentojë ndjenjat e tij, ju duhet t’i tregoni se nuk e mbështesni në këtë pikë. Kërkojani respektin që meritoni dhe tregojini jini se mund të kthehet sërish tek ju, kur në mendjen dhe zemrën e tij të ketë vërtetë hapësirë për një dashuri të re.

noa.al
 
Pe: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Ju e keni fituar dhe tani është i juaji, por ai ende do ish të dashurën e tij. Këtë ju e keni kuptuar, ka një sërë qëndrimesh të tij dhe ai e përmend shpesh apo e mban në mendje.l


Wooow po mire tani se une sikur nuk po kuptoj:isterik:
Si mundesh te "fitosh" nje njeri i cili nuk eshte i ekulibruar ne ate cka deshiron ne jeten e tij?!
Pra imagjinon, ose me mire genjen veten dhe mendon se ke krijuar lidhje me nje njeri i cili eshte gati e bej nje hap te tille!

p.s. Pfffff aman po si su dridhet dora kur i shkruajne keto artikuj-keshilla?!
Nuk e di mbase behet fjale vec per lidhjet-flirtet e adoleshences :lexim:
 
Pe: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Ju e keni fituar dhe tani është i juaji, por ai ende do ish të dashurën e tij. Këtë ju e keni kuptuar, ka një sërë qëndrimesh të tij dhe ai e përmend shpesh apo e mban në mendje. Por si të veprojmë në këtë rast, si ta bëjmë atë të mos e mendojë ish-in e tij? Duhet të kemi parasysh se është e vështirë të harrosh një njeri që e ke dashur shumë.
Veçanërisht në qoftë se kjo ishte një ndjenjë e përbashkët, me intensitet nga të dy anët. Por në të njëjtën kohë, të harrosh një dashuri është e mundur dhe nëse ai do mund ta bëjë këtë gjë. Ju thjesht duhet të përpiqeni për t’i treguar se e kuptoni, mos u acaroni kur emri i ish-it të tij gjendet në bisedat tuaja.
1.Fituar? pse fitohet mashkulli? mbase zemra dhe mendja e tij!!! ( por eshte e qart qe nuk eshte ky rasti).
2.E permend shesh? Cfare kuptimi ka te kalojme bashk jeten kur zemra e tij eshte e fituar nga nje femer tjeter? pse te shkatarroj jeten time dhe te atij ?
3.Mos e mendojë ish-in? Ska per ta harruar kurre! eshte kaq e thjesht dashuria... por jemi ne qe e komplikojme...
4.Mos u acaroni? Ska perse... sepse jemi ne faj nese ai mendon akoma per ish-in e tij
 
Re: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

sme ka ndoll noj here ,,,me e shumta do ta kene tjeret mendjen tek mua e jo une mendjen tek ish te dashurat apo cfare dreqin eshte gjithsesi .

me falni per modestin :mendim:
 
Titulli: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

nese ai arrin te flase per te, ose ta permende ne pranine tende... do te thote qe ne pranine e te tjereve e permende 10-fish me shpesh... dhe e mendon 100-fish me shpesh...
dhe ne kete rast jo vetem qe nuk ke fituar, e as nuk ke shans te fitosh mendjen apo zemren e tij, por po humbet kohen kot...
kur do dike, nuk mund ta zavendesosh me asgje tjeter...
madje as me dike qe perpiqet mengjes dreke darke te te pushtoje cdo sekonde te jetes tende... nese dikush tenton te beje kete, e ka humbur 'betejen' qe ne ate cast...
 
Titulli: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Nese ai do akoma te dashuren atehere do te thote qe sme do mua. Kuptohet se cfare do beja, sdo rrija kurre me nje person qe nuk me do.
 
Pe: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

ah sa rehat qe eshte kur fejohena qe te vegjel se skemi pas ish-a me perpara:D,
Sa per temen, po komentoj dhe une kot sikur t'me ndodhte ose te isha ne ate situate: Pse jan mbaru cunat qe duhet te luftoj per ate una?! pfffff... asiher n'bote....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Per cdo person eshte e veshtire te harroj nje dashuri e me shume te harroj vuatjen qe i eshte shkatuar... dhe e vjetmja menyre per te lehtesuar dhimbjen eshte te flasesh e te shprehesh me nje njeri te besuar... per mendimin tim gjithmone duhet te vem veten ne vend te tjerve qe ti kuptojm me mire.. Partneri ideal do te kuptoj po ashtu te ndihmoj te kalosh cdo pengese e dhimbje :)
 
Titulli: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Kjo tema ktu qenka egoiste ste lejon me dasht dy prej herit :p
 
Pe: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Pyetje qe e ka pergjigjen vet brenda...rruge te mbare. Ohuu pse psikologe jam une, te rri te sheroj meshkuj te tille...ka plot te tjere qe jane te shendetshem dhe s'vuajne nga kto probleme.
 
Titulli: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Teme idiote!!!
 
Pe: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

ah sa rehat qe eshte kur fejohena qe te vegjel se skemi pas ish-a me perpara:D,
Sa per temen, po komentoj dhe une kot sikur t'me ndodhte ose te isha ne ate situate: Pse jan mbaru cunat qe duhet te luftoj per ate una?! pfffff... asiher n'bote....

Te kesh nje ish-me perpara apo mos te kesh ste ben as me rehat as me pak...Rehat te ben mendja jote,ndarja e ndjenjave,dhe mbyllja e se kaluares...Kur keta i ke te futura ne sirtar,ecet perpara...
 
Pe: Titulli: Si të veproni nëse ai do ende ish të dashurën

Ju e keni fituar dhe tani është i juaji, por ai ende do ish të dashurën e tij.
Kur e kam fituar(si te ishte lojeLOL),dhe ai do te dashuren akoma,e para pse rri me mua,apo kur une i di keta gjera,pse rri une me te?...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top