Si të mbrojmë veten nga produktet kimike të kozmetikës ?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nga Gazmend Ujkashi.


Për të krijuar një imazh sa më të pëlqyeshëm dhe të bukur, së pari, duhet të kemi parasysh që të jemi të mirinformuar lidhur me mënyrën se si duhet të mirëmbajmë vetveten. Shumë probleme dalin nga amatorizmi në fushën e kozmetologjisë, si rrjedhojë e mospasjes së një ligji profesional, një licensë të ushtrimit të profesionit për të cilën duhet të testohesh si dhe të krijosh kushtet e sigurisë për klientin. Disa këshilla të domosdoshme dhe praktike se si duhet të mbrohemi kur jemi të pranishëm në një ambient që nuk ju pëlqen, ku nuk keni siguri për profesionalizmin e kozmetistit. Kozmetologjia është shkenca që përfshin artin e Parukerisë, Estetikës dhe Dermatologjisë estetike.

Boja nuk e dëmton flokun
Së pari, duhet të kemi informacionin e duhur për shkallën e profesionalizmit të parukierit apo estetistit që zgjedhim. Më shumë rëndësi duhet t'i jepet momenteve kur do të na duhet të përdorim prodhimet kimike siç janë koloret, permanentet, produktet për shtrirjen e flokut, shampot e ndryshme, xhel, brilantinë etj.
Nuk është e vërtetë që kolori e dëmton flokun. Më shumë dëmtimi i tyre vjen nga vetëpërdorimi jo i saktë dhe pa kriter i produkteve të caktuara, i produkteve të ndryshme për mirëmbajtjen e flokut ose në disa raste, nga pakorrektësia dhe paaftësia, mungesa e informacionit mbi estetikën e zbatuar.
Nga studimet e bëra, struktura e flokut ka një element të rëndësishëm, pigmentin melaninë, i cili prodhon kolor, kështu që depozitimi i kolorit artificial nga një profesionist brenda rregullave, nuk e dëmton por e përmirëson gjendjen e flokut.
Edhe në përdorimin e bojërave popullore duhet të tregoni kujdes sepse koloret që ekzistojnë, pavarësisht nga çmimi, duke mos qënë nën një sistem kontrolli, kanë mungesë produktesh mbrojtëse, dhe ushqyes për flokun që duhet ta kenë në përbërjen e tyre. Si rezultat i mungesës së cilësisë së koloreve, konstatohet një prishje, dëmtim i strukturës së flokut. Një nga bojërat popullore është kënaja

Henna (Këna)- është një produkt natyral që preferohet nga shumë persona pasi është me përbërje organike. Në përdorimin e saj duhet të tregoni kujdes pasi shkakton tharjen e flokut si dhe krijon zbokth. Si rezultat, shkakton rënien e flokut. Përdorimi i kënasë, këshillohet në flokë të yndyrshëm, por gjithmonë pasi konstatimi të bëhet
nga specialisti.
 
Korrektorët. Në shumë raste, për kolorimin e flokut , përdoren korrektorët. Korrektorët janë korrigjues të kolorit të flokut dhe përdoren në rastet kur gjatë kolorimit janë bërë gabime si krijohen vende të pangjyrosura, apo nuk del ngjyra e kërkuar. Një parukier profesionist nuk duhet të përdorë korrektorin në një klient të përhershëm, për arsye të dizavantazheve të përdorimit të tij.
1. Qëndron shumë pak në flokë. Pas 1 apo 2 larjeve bie.
2. Humbet shkëlqimin e flokut dhe e nxjerr atë të zbehtë.
3. Dëmton strukturën e flokut
4. nuk është " kolor", nuk hyn tek koloret e qëndrueshëm.
Nëse në flokun tuaj është përdorur korrektor, ju e vini re shumë shpejt dhe sërish do të ktheheni tek profesionisti për të konstatuar problemet me flokun. Në përgjithësi korrektori përdoret tek klientët që vijnë vetëm një herë, siç janë turistët apo klientët e rastësishëm, por lidhur me efektet që ka në flok këshillohet të evitohet përdorimi i tij.

Formula të gatshme për kolorimin e flokëve nuk ka. Pas konsultimeve me specialistin dhe testimit që i bëhet llojit të flokut, atëherë mund të vendosni të qetë se cili do të jetë kolori i flokut tuaj. Koloret profesionale janë të ndara në 4 tipe;
Temporan- aplikohet gjithmonë tek klientët që më parë nuk kanë bërë kolorime, pra në flokë natyralë.
Semipermanente- aplikohet për të provuar kolore të ndryshme në tufa të vogla flokësh për të parë reagimin e kolorëve të ndryshëm në të njëjtin flok. Dhe për të patur një siguri 90-100% për kolorin që do të jetë përfundimtar.
Kuazipermanente- një kolor që bëhet për të përcaktuar kohën e operacionit dhe forcën e produktit që do të përdoret.
Permanente: ثshtë tipi i kolorimit gjatë të cilit floku ndikohet tërësisht nga kolori dhe kolori zgjat në kohë.

Në varësi të shkakut për të cilin bëni kolorimin e flokut dhe në konsultim me parukierin, bëhet dhe përzgjedhja e tipit që do të përdoret. Ajo që përcakton saktë se cili nga tipet e kolorit është i përshtatshëm për flokun tuaj është analiza që i bëhet flokut. Përpara se të bëni një operacion kolori , duhet të kryeni disa teste: 1. Testi i alergjisë.2. Testi i zgjedhjes së ngjyrës. 3. Testi i elasticitetit dhe porozitetit të flokut.
 
Nga frutat, tek kozmetika.
Vitaminat janë të dobishme për lëkurën. Për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina të cilat ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme dhe të freskët. Nëse doni të evitoni produktet kozmetologjike të përbëra dhe nga kimikate, ngrënia e frutave dhe perimeve është jo më pak e dobishme për lëkurën tuaj. Për të ditur produktet ushqyese të duhura, të cilat kanë ekuilibër vitaminash, duhet të merrni mendimin e ekspertëve. Por, cilat janë vitaminat që kanë prioritet për dobishmërinë e tyre në ushqyerjen e lëkurës si dhe në mbrojtjen e saj nga dielli.
Antioksidantët: E fillojmë nga vitmina A. betakarotina.
Betakarotina gjendet tek pjepri, karrotat, tek mishi i peshkut. Gjithashtu tek uji, qumështi, si dhe këto të fundit përmbajnë vitaminën E. Të tjera vitamina të rëndësishme për lëkurën gjenden tek brumërat, tek perimet vajore dhe tek gjalpi.

Perimet e gjelbra dhe vajore:
Perimet e gjelbra dhe me përbërje vajore përmbajnë vitaminën H, specat, patëllxhanët, lulelakra, domatet etj. Gjithashtu, vitaminën H e gjejmë tek frutat e detit dhe kivit. Ndërsa vitaminat H dhe C, gjenden në shumë bimë vajore.

Kozmetika dhe vitaminat:
Vitaminat për të cilat folëm më sipër që ndodhen tek shumica e frutave dhe perimeve të ngrënshme, janë pak a shumë ( pa kimikate) esenca bazë e produkteve kozmetike që përdor një kozmetist, por sekreti është se ato qëndrojnë të fshehura në formulat e kremrave solarë dhe kremrat që përdoren pas djegies së lëkurës nga dielli. Gjithashtu, është vërtetuar se konsumimi i këtyre vitaminave nëpërmjet frutave dhe gjellëve të gatuara me perime, stimulon rigjenerimin e lëkurës nga celulitet.
Vitamina C mbron organizmin nga proceset oksiduese ndërsa vitmina A eliminon aciditetin në stomak dhe në zorrë si dhe ndihmon në procesin e hidratimit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top