Si te luftojme te carat e lekures

Kresha

A pretty face can never trick me


Cila eshte fjala tjeter pas rrudhave dhe celulitit qe trondit femrat? Padyshim, zmaliaturat, ose te carat e lekures ne formen e vizave ngjyre te bardhe.

Nese do te ishte efikase do te ishim ne gjendje ta hiqnim me leter zmerile dhe pa anestezi. Zmaliaturat nuk kursenje asgje dhe askend, madje edhe fiziket me befasues.
Zmaliaturat, jane shenjat qe shfaqen ne lekure per shkak te shkaterrimit te fibrave elastike te lekures.
Zonat qe preken me shume jane; barku, gjoksi, te ndenjurat, kofshet dhe ijet. Ato shfaqen si pasoje e ndryshimeve te shpejta te trupit, sic ndodh gjate adoleshences, shtatzanise, ose rritja apo humbja e peshes pas nje diete apo te nje mase muskulare.
Edhe perdorimi per nje kohe te gjate i kortizonit, i cili shkakton fryrje dhe probleme te ruajtjes se ujit, mund te favorizoje shfaqjen e tyre. Ato jane te pashlyeshme, por dicka mund te bejme per parandalimin ose minimizmin e pamjes se shemtuar.
E rendesishme eshte te mbajme fizikin te tonifikuar, per te evituar terheqjen dhe tendosjen e lekures.
Jane te dobishme ushtrimet tonifikuese tek pjesa e te ndenjurave, krahet dhe barku. Pilates, bicikleta, vrapi por edhe shetitjet e perditshme japin efekete te dobishme.
Se pari, duhet te pini shume uje dhe te shtoni konsumimin e frutave dhe perimeve, sidomos zarzavatet jeshile, domatet dhe patatet e ziera, jane te pasura me silikon, i nevojshem per aktivitetin e enzimave te kerkuara per sintezen e kolagjenit. Hidratimi i mire i lekures parandalon zmaliaturat; lekura e thate eshte me pak elastike dhe subjekt i smaliaturave.
Masazhet jane efikase sidomos nese perdoret vaji i bajames se embel, vaji i lajthise, vaj jojoba, vaj avokado, vaji i livandos mund te aplikohet drejt tek te carat e lekures se demtuar deri tre here ne dite.
Ne zmaliaturat e sapo shfaqura, pergjithesisht jane ngjyre te kuqe, eshte mire te aplikojme xhel aloe vera, veprimi i saj anti-inflamator eshte ushqyese dhe bllokon carjet.
Ilaci me i mire natyral per keto defekte gjithmone eshte gjalpi i kakaos, aplikohet ne zonat e interesuara disa here ne dite dhe ndihmon ne maskimin e tyre //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top