Si te humbisni 2,5 kg ne 5 dite

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kjo diete eshte mjaft e ekuilibruar dhe sekreti i saj qendron ne konsumimin e perimeve dhe bishtajave.
Perimet dhe barishtet (lakrat, spinaqi, pazite etj) jane mjaft te pasura ne substanca dizintoksikuese, kane volum te madh, kalori te pakta dhe japin nje ndjesi ngopje me lehte se ushqimet e tjera. Bimet bishtajore (fasulet, bizelet, qiqrat, bathet etj) kane vetine te thithin sasi uji 15 here me te madhe sesa pesha e tyre.
Dita e4 pare

Mengjes:
Nje kos 2% + 2 luge gjelle corn flakes
Paradreke:
Nje fete buke te zeze + 1 fete te holle djathe light
Dreke:
Sallate me laker-karote+1 filxhan caji qiqra te ziera+ 1 luge gjelle vaj ulliri
Pasdite:
1 frut kivi
Darke:
Nje tas te vog?l me sallate marule dhe qepe te njome + konserve peshku ton
Dita e dyte

Mengjes:
1 fet buke me 1 fete sallam diete dhe 1 fete djathe kackavall light
Paradreke:
1 portokall
Dreke:
2 filxhane caji spinaq me oriz dhe 1 fete te vogel buke te zeze
Pasdite:
1 kos te vogel light
Darke:
1 veze te zier + 1 filxhan caji perime te ziera ne avull (brokoli+karota+laker)
Dita e trete

Mengjes:
1filxhan qumesht + 1 filxhan corn flakes
Paradreke:
1 fete buke + 1 fete sallam
Dreke:
1 filxhan caji oriz te zier me 1 luge djathe kackavall te grire+sallate perimesh te ziera ne avull
Pasdite:
2 kerpudha te pjekura me pak leng limoni
Darke:
lakra te egra + 1 filete peshku
Dita e katert

Mengjes:
1 filxhan qumesht + 1 filxhan corn flakes te tipit All Bran
Paradreke:
1 portokall + 2 arra
Dreke:
1 filxhan fasule pllaqi te furres+ sallate marule dhe karote te zier + 1 fete buke
Pasdite:
1 kos te vogel + 1 molle jeshile
Darke:
1 pjate supe pule ose 1 pjate sallate me perime te ziera ne avull
Dita e peste

Mengjes:
1 banane + 1 filxhani djathe cottage
Paradreke:
1 sanduic te vogel me dy feta te holla buke dhe 1 fete djathe+1 fete sallam+1 gjethe sallate jeshile
Dreke:
1 pjate te ceket me thjerreza + 1 luge uthull
Pasdite:
Sallate frutash me 1 portokalle+ 1 mandarine +1 molle + 1 kivi+1 kos
Darke:
1 pjate supe peshku ose supe pule
thin-girl.jpg
 
E sigurte kjo?? se mos i shikojne kto vajzat e forumit ato qe shkruajte ti edhe i hane te tera ne nje vakt :D


:pijanec::canna::droge::haha:
 
Me teper esht ushqimi i darkes qe te shendosh pasi gjate dites mund te levizesh .
Po shumica e dietave te japin probleme me stomakun , smund te ndalesh direkt ushqimin pasi vet stomaku ka mjaft acide te ndryshme dhe kjo demton murin mbrojtes ;)
 
As nuk tha njeri te ndalesh pernjehere ushqimin, ne fakt nuk eshte mire ta ndalosh kur..
Baza e tere dietave eshte mengjesi, sepse ne mengjes konsumohet pjesa me e madhe e energjise edhe digjen dhe kalorite...
po ashtu dhe dreka duhet te jete nje tavoline konsistente, kurse darka dicka e leht..
Vihet rendesi per cilesine dhe jo sasine, me mire ha pak e shpesh..se sa shume e rall...
 
Po por dikush esht mesuar te ha me shum ... Keto duhet shifen nga nje mjek sepse shum personave i japin probleme te ndrysheme . Po te shohesh me kujdes dieta me te mira jan ato sipas grupit te gjakut ;)
 
diete e mirefillte duket
ka disa acidra qe te bejne te biesh nga pesha ktu
por dhe direkt besoj se jan e demtues
megjithate po se provove kurre sdo e mesosh
apo jo?
 
gjysmes se gjerave qe ke thene aty sweet une as nuk i njoh se cfare jane:konfuz:
 
haah hahahahahh cme kujtoj kjo tema iden dhe cajin e saj kinez hahahaahaha


po sbesoj se bien kaq shume ne peshe me keto dieta
 
pergjigje

per mua te gjitha dietat jane te kota.......njeriu ka nevoje te haje gjtihcka dhe nga pak por mos ta teproje duke henger shum......
kush don te bie ne peshe mjafton qe ne fillim ta deshiroje dhe te jete i bindur qe mund tia arrije qellimit.....pastaj te haje perhere pak dhe me orar.......te ha ngadale.........dhe te cohet nga tavolina qe ka akoma uri........te mos evitoje te mos haje vaktet por duhet tu haje te gjitha ato.......deri ne dy te drrekes te perfitije te ha fruta dhe perime.mbas kesaj ore te haje vetem proteina dhe jo me sheqerera.......pastaj nuk duhet te pish alkol....nuk duhet te hash shum dhjamra.....dhe nuk duhet te hash shum embelsira.....
kush vepron keshtu sic shkruajta me lart dhe kesaj i shton dhe nje veprimtari fizike......sport o tjeter.me siguri qe do te bie ne peshe......
lejini dietat se bie nga pesha per nje fare kohe por pastaj cohesh naten dhe zbraz frigoriferin..dhe shendoshesh serisht akoma me shum se me pare...:puthje:
 
Kur vendos te mbash diet, e di qe do dobesohesh, por nqs do ta ruash trupin e di qe duhet te fillosh te adoptosh nje stil jete me te shendetcem..
E di qe pjesa me e madhe e femrave, e lene fare buken, brumrat dhe patatet ( ps: duhet te lini dhe pijet me gaz- coca cola, pepsi, fanta...dhe te tj)
Pastaj, gabimi qe e ben nje pjes e madhe nga njerzit eshte MUNGESA E MENGJESIT- nqs doni te dobesoheni eshte shume mire te filloni te hani mengjes, jo shume 2-3 feta me ca ju pelqen + 1 gote qumesht.
Nje keshill tjeter e rendesishme qe djeta te ket rezultate eshte te keni vaktet e regullta, mengjes drek darke....
Si tha dhe Pazuzu...duhet te shoqerohet djeta me Sport......
 
Cili është sekreti i dietave


Të kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme.

Përgatiti: Lindita Kamberi

1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon.

2: Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin.

3: Ndryshoni Dieta kërkon edhe fantazi. Nëse hani vetëm fruta dhe perime së shpejti kjo dietë do të dëmtojë organizmin tuaj, por edhe do të humbisni shijen për ushqimet. Këshilla më e mirë është të shijoni ushqimet të hani dhe të alternoni produktet që konsumoni. Djathi, mishi apo peshku nuk të shëndoshin, nëse nuk e teproni me to. Nëse preferoni shumë të hani brumëra apo makarona është më mirë t’i shoqëroni ato me perime dhe vaj ulliri. ثshtë shumë e rëndësishme të dini si të kombinoni ushqimet që konsumoni. Kështu, nëse për pjatë të para do të hani një sallatë pjata e dytë të jetë me bazë mishi apo peshku, apo nëse pjata e parë është më bazë brumërash apo makarona atëherë e dyta duhet të jetë me bazë perimesh të ziera, në avull apo të pjekura. Kufizojeni veten vetëm me një gotë verë.

4: Bëni pazar me inteligjencë Evitoni të blini produkte të pasura me yndyra apo sheqerna. Ushqimet që blini, sidomos nëse janë të përpunuara apo konservuara duhet të jenë të shëndetshme. Nëse nuk i rezistoni dot idesë për një ëmbëlsirë, por nuk doni të çoni dëm dietën tuaj, atëherë mund të konsumoni një çokollatë apo një akullore.

5: Lëvizni
Për të rënë në peshë është shumë e rëndësishme lëvizja e rregullt dhe e përditshme. Regjistrohuni në palestër, ngjisni shkallët për në shtëpi dhe mos merrni ashensorin,
ecni dhe mos udhëtoni me autobus apo makinë. Në këtë mënyrë do të digjni kaloritë e tepërta dhe do të përshpejtoni ritmin e metabolizmit. Duke lëvizur dhe vënë në punë muskujt do të keni një trup më të lidhur pas dobësimit.

Kujdes: nëse pas ushtrimeve vëreni një rritje të peshës suaj mos u shqetësoni ju thjeshtë po rrisni muskujt, që peshojnë më shumë se yndyrat. Por kjo është një fazë e përkohshme.

6: Vetëvlerësimi
Në një dietë vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm. Mos ndiqni modele të ‘paarritshme’ por mësoni të doni dhe vlerësoni trupin tuaj. Nuk është e rëndësishme se çfarë pamje kanë të tjerët, gjëja e vetme me vlerë është se ti je duke bërë dietën tënde dhe ke rezultate pozitive.

7: Duhet të keni durim Asnjëherë mos prisni të ndryshoni pamjen tuaj dhe të humbisni peshë brenda pak ditësh. Duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar dhe duke u marrë rregullisht me aktivitet fizik rezultatet e para do të vijnë pas 3-4 javësh. Mund t’ju duket shumë kohë, por mos u mërzisni. Durimi është shumë i rëndësishëm në një dietë dhe në humbjen e kileve. Mos u fiksoni pas peshës dhe të filloni të peshoheni çdo javë, apo të matni trupin, vithet apo gjoksi, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të arritur rezultatin e kërkuar.

8: Mos u dëshpëroni
Asnjëherë nuk duhet të harroni një këshillë. Mos u dëshpëroni nëse një ditë e keni ekzagjeruar me të ngrënë apo nëse një javë, si pasojë e stresin, keni ngrënë ushqime me më shumë kalori se sa ajo e ‘lejuara’. Kjo është normale. Asnjëherë mos e ndërprisni dietën në një rast të tillë dhe vazhdoni dietën si më parë.

9: Larg pilulave për t’u dobësuar
Kurrë mos përdorni pilula apo medikamentet që ‘reklamojnë’ dobësimin. Ato thjeshtë çrregullojnë metabolizmin, dhe për rrjedhojë edhe organizmin dhe shëndetin tuaj. Si pasojë do t’ju duhet më shumë kohë për të rigjeneruar trupin tuaj dhe shumë herë edhe duke shtuar në peshë.

10: Stili i jetesës
Pasi të keni arritur peshën që dëshironi, të humbisni kile dhe të keni në trup të bukur mos e lëshoni veten në ushqime pa fund. Filloni të shtoni shumë pak dhe ngadalë kaloritë dhe vazhdoni të hani shëndetshëm. Kjo duhet të kthehet në një stil jetese. Do të vëreni se edhe lëkura dhe humori juaj do të përmirësohet. Do të ndjeheni të bukura dhe të sigurta në vetvete.
*telegrafi*
 
Suksesi per mendimin tim nuk varet nga dieta.Raportet midis kalorive te fituara prej ushqimit dhe atyre te konsumuara nepermjet aktivitetit te perditshem fizik te njeriut do te percaktojne se cfare trupi ka '' x'' njeri edhe pa e pare nga afer ate.Pra eshte njeriu ai qe duhet te kujdeset per trupin e tij dhe jo shpresa tek dieta e rekomanduar nga mjeku.Cdo njeri nuk duhet ta teproje me te ngrenen.Eshte nje proverbe qe thote:njeriu nuk rron per te ngrene,por ha qe te rroje.Ka plot raste qe neper gezime te ndryshme familjare dhe shoqerore ne e kalojme masen e te ngrenit.E keni vene re qe me pas ndjejme nje plogeshtim te trupit.Eshte ndjesia e mbingopjes qe vec aneve negative nuk ka asnje gje te pozitive.Ne kete rast yndyrnat dhe sheqernat e teperta do te depozitohen ne gjak dhe mendoni pasojat se cfare do te ndodhe ne trupin tone.Pra te jemi doktoret e vetvetes.Ti japim kalori organizmit tone aq sa ka nevoje ai dhe jo me teper.Per rastet e vecanta qe pershkruam me siper ato kalori qe kemi mare jo si zakonisht ti heqim nga trupi duke u djersitur ne palester ose me cfaredo lloj sporti qe ne kemi deshire.
 
E di qe pjesa me e madhe e femrave, e lene fare buken, brumrat dhe patatet ( ps: duhet te lini dhe pijet me gaz- coca cola, pepsi, fanta...dhe te tj)


Keto pijet mua me trashin sidomos barkun ma fryjn edhe pse spo muj me nejt pa to :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top